Manualet dhe Thirrjet
22. Sigurimi i Nevojave Materiale dhe Krijimi i Mbështetjes te Vetja


“22. Sigurimi i Nevojave Materiale dhe Krijimi i Mbështetjes te Vetja”, Manuali i Përgjithshëm: Shërbimi në Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme (2020).

“22. Sigurimi i Nevojave Materiale dhe Krijimi i Mbështetjes te Vetja”, Manuali i Përgjithshëm.

Pamja
burrë duke punuar

22.

Sigurimi i Nevojave Materiale dhe Krijimi i Mbështetjes te Vetja

22.0

Parathënia

Anëtarët e Kishës besëlidhin të “mba[jnë] barrat e njëri-tjetrit, … të vajto[jnë] me ata që vajtojnë …, dhe të ngushëllo[jnë] ata që kanë nevojë të ngushëllohen” (Mosia 18:8–9). Kujdesi për ata që kanë nevoja materiale është pjesë e veprës së shpëtimit dhe të ekzaltimit (shihni 1.2). Kjo përgjegjësi gjen zbatim për të gjithë anëtarët e Kishës teksa i japin shërbesë njëri‑tjetrit.

Anëtarët e Kishës këshillohen gjithashtu ta forcojnë mbështetje e tyre te vetja nëpërmjet punës së zellshme dhe me ndihmën e Zotit. Mbështetja te vetja është aftësia, zotimi dhe përpjekja për të siguruar për nevojat shpirtërore dhe materiale të jetës për vete dhe familjen. Kur anëtarët bëhen të mbështetur më tepër te vetja, ata janë gjithashtu më të aftë që t’u shërbejnë të tjerëve.


PËRPJEKJET INDIVIDUALE DHE FAMILJARE


22.1

Krijimi i Mbështetjes te Vetja

Me ndihmën e Zotit, anëtarët e krijojnë mbështetjen te vetja në mënyrat vijuese:

  • Zhvillojnë forcë shpirtërore, fizike dhe emocionale.

  • Marrin arsimim dhe punësim.

  • Përmirësojnë përgatitjen materiale.

22.1.1

Forca Shpirtërore

Shpëtimtari dha mësim se “gjithë gjërat për mua janë shpirtërore dhe asnjëherë nuk ju kam dhënë një ligj që është tokësor” (Doktrina e Besëlidhje 29:34). Anëtarët zhvillojnë forcë shpirtërore kur bëjnë sa vijon:

  • Ushtrojnë besim te Krishti.

  • Luten.

  • Agjërojnë.

  • Studiojnë shkrimet e shenjta dhe fjalët e profetëve të gjallë.

  • U binden urdhërimeve.

  • Frekuentojnë mbledhjen e sakramentit dhe mbledhje të tjera të Kishës.

  • U japin shërbim të tjerëve.

  • Marrin pjesë në ordinanca të shenjta dhe përpiqen fort të mbajnë besëlidhjet që lidhen me to.

Kur anëtarët i bëjnë këto gjëra, ata marrin udhërrëfim nga Shpirti i Shenjtë mbi mënyrën se si t’i zgjidhin problemet e tyre dhe t’u japin shërbesë me efektshmëri të tjerëve.

22.1.2

Shëndeti Fizik dhe Emocional

Ati Qiellor dëshiron që fëmijët e Tij të zhvillojnë forcë fizike dhe emocionale. Kjo përfshin bërjen e gjërave që vijojnë:

  • Të binden ndaj Fjalës së Urtësisë (shihni te Doktrina e Besëlidhje 89; shihni edhe 38.7.14 në këtë manual).

  • Të përpiqen fort për të ngrënë ushqime me vlera ushqyese, të bëjnë rregullisht ushtrime fizike, të flenë mjaftueshëm dhe të ruajnë një peshë të shëndetshme.

  • Të shmangin substancat dhe sjelljet që janë të dëmshme ose krijojnë varësi.

  • Të ushtrojnë higjienë të mirë dhe të marrin kujdesin e duhur mjekësor.

  • Të zhvillojnë dhe forcojnë marrëdhënie të shëndetshme me familjen dhe të tjerët.

  • Të mësojnë që ta mbajnë stresin nën kontroll.

  • Të kërkojnë ndihmë për sfidat mendore ose emocionale sipas nevojës.

Pamja
çift duke ecur me të shpejtë

22.1.3

Arsimimi dhe Punësimi

Shpëtimtari dha mësim se “lavdia e Perëndisë është inteligjencë” (Doktrina e Besëlidhje 93:36). Ai gjithashtu dha mësim: “Kërkoni të mësoni, madje me anë të studimit dhe gjithashtu me anë të besimit” (Doktrina e Besëlidhje 88:118; shihni edhe te Doktrina e Besëlidhje 130:18). Arsimimi ose trajnimi profesional mund të çojnë drejt një punësimi më të mirë në mënyrë që anëtarët të mund të sigurojnë për nevojat vetjake dhe familjare.

Zhvillimi i aftësisë për të punuar do t’i ndihmojë anëtarët të kontribuojnë në familjet e tyre, në Kishë dhe botë. Anëtarët këshillohen të punojnë fort dhe të jenë të ndershëm në gjithçka që bëjnë.

22.1.4

Përgatitja Materiale

Shkrimet e shenjta japin mësim mbi rëndësinë e të qenit të përgatitur (shihni tek Ezekieli 38:7; Doktrina e Besëlidhje 38:30). Anëtarët këshillohen që të përgatiten në mënyrë që të mund të kujdesen për veten, familjet e tyre dhe për të tjerët në kohë nevoje.

Anëtarët e shtojnë përgatitjen e tyre financiare:

  • Duke paguar të dhjetën dhe ofertat (shihni te Malakia 3:8–12).

  • Duke eliminuar dhe shmangur borxhet sa më shumë që të jetë e mundur.

  • Duke përgatitur dhe duke jetuar brenda një buxheti.

  • Duke kursyer për të ardhmen.

  • Duke marrë një arsimim të përshtatshëm për t’i ndihmuar ata të sigurojnë për veten dhe familjet e tyre (shihni 22.3.3).

Përgatitja gjithashtu përfshin zhvillimin e një plani për mënyrën se si të kujdesemi për nevojat bazë gjatë një rasti urgjent. Anëtarët nxiten të krijojnë furnizime afatshkurtra dhe afatgjata me ushqime, ujë dhe gjëra të tjera të nevojshme.

Për më shumë informacion, shihni te Financat Vetjake për Mbështetjen te Vetja dhe “Temporal Preparedness Resources” [“Burimet për Përgatitjen Materiale”].

22.2

Jepuni Shërbesë Njerëzve me Nevoja Materiale dhe Emocionale

Dishepujve të Zotit u është dhënë mësim “të duan … dhe t’i shërbejnë njëri-tjetrit” dhe t’i “ndihmo[jnë] ata që kanë nevojë për ndihmë” (Mosia 4:15–16). Anëtarët përpiqen fort ta shohin njëri‑tjetrin ashtu siç Shpëtimtari i sheh ata, duke i kuptuar pikat e tyre të forta, të pashoqe dhe nevojat e tyre. Duke e bërë këtë, anëtarët do të frymëzohen që të dinë se si t’u japin shërbesë atyre që kanë nevoja materiale dhe emocionale. Këto nevoja mund të përfshijnë ushqim, veshje, strehim, arsimim, punësim, shëndet fizik dhe mirëqenie emocionale.

22.2.1

Shtëpia e Ruajtjes e Zotit

Shpëtimtari dha mësim: “U jepni nga pasuria juaj të varfërve, … dhe ato do të vendosen përpara peshkopit … [dhe] duhet të mbahet në shtëpinë time të ruajtjes, për t’iu administruar të varfërve dhe nevojtarëve” (Doktrina e Besëlidhje 42:31, 34). Të gjitha burimet që janë në dispozicion të Kishës për të ndihmuar ata që kanë nevoja materiale quhen shtëpia e ruajtjes e Zotit (shihni te Doktrina e Besëlidhje 82:18–19). Këto përfshijnë ofertat e anëtarëve të kohës, talenteve, dhembshurisë, materialeve dhe burimeve financiare për të ndihmuar njerëzit nevojtarë.

Shtëpia e ruajtjes e Zotit ekziston në çdo lagje dhe kunj. Udhëheqësit mund t’i ndihmojnë shpesh individët dhe familjet që të gjejnë zgjidhje për nevojat e tyre duke u mbështetur te njohuria, aftësitë dhe shërbimi i ofruar nga anëtarët e lagjes dhe të kunjit.

Përveç burimeve të shtëpisë së ruajtjes së Zotit, anëtarët shpesh mund të marrin ndihmë të nevojshme përmes burimeve të qeverisë dhe komunitetit (shihni 22.12).

Pamja
grua duke i shërbyer ushqim një burri

22.2.2

Ligji i Agjërimit dhe Ofertave të Agjërimit

Zoti e ka vendosur ligjin e agjërimit dhe të ofertave të agjërimit për t’i bekuar njerëzit e Tij dhe për të siguruar një mënyrë që ata t’u shërbejnë njerëzve nevojtarë. Ligji i agjërimit bekon si dhënësit ashtu edhe marrësit. Anëtarët afrohen më tepër me Zotin dhe e shtojnë forcën e tyre shpirtërore kur e jetojnë ligjin e agjërimit. Ata gjithashtu forcojnë mbështetjen te vetja dhe zhvillojnë dhembshuri më të madhe. (Shihni tek Isaia 58:6–12; Malakia 3:8–12.)

Agjërimi mund të bëhet në çdo kohë. Sidoqoftë, anëtarët zakonisht zbatojnë shabatin e parë të muajit si ditë agjërimi. Një ditë agjërimi zakonisht përfshin sa vijon:

  • Lutjen

  • Të qëndruarit pa ushqim dhe pije për një periudhë 24‑orëshe (nëse e kanë të mundur fizikisht)

  • Dhënien e një oferte agjërimi bujare

Një ofertë agjërimi është një dhurim për të ndihmuar njerëzit nevojtarë. Kur anëtarët agjërojnë, ata ftohen të japin një ofertë që është të paktën e barabartë në vlerë me vaktet që nuk kanë ngrënë. Anëtarët nxiten të jenë bujarë dhe të japin më shumë sesa vlera që mund të kenë këto vakte.

Anëtarët mund t’ia japin peshkopit ose njërit prej këshilltarëve të tij ofertën e tyre të agjërimit dhe një formular të plotësuar të së Dhjetës dhe Ofertave të Tjera. Në disa zona, ata mund t’i bëjnë dhurimet e tyre nëpërmjet internetit. Në disa lagje, peshkopi mund të autorizojë mbajtësit e Priftërisë Aarone që t’i mbledhin ofertat e agjërimit (shihni 34.3.2).

22.2.3

Shërbimi

Anëtarëve u kërkohet t’u shërbejnë të tjerëve ashtu siç bëri Shpëtimtari (shihni te Gjoni 13:35). Ata përpiqen fort që të jenë në dijeni të pikave të forta dhe nevojave të njëri‑tjetrit. Ata i japin shërbesë njëri-tjetrit me dashuri dhe kuptueshmëri.

Shërbimi mund të bashkërendohet në nivel lagjeje, kunji ose komuniteti. Atje ku faqja JustServe.org është në dispozicion, anëtarët dhe të tjerë mund ta përdorin atë për të përcaktuar mundësi shërbimi në komunitet. Anëtarët dhe të tjerë mund të ofrojnë gjithashtu ndihmë për katastrofa ose shërbim në komunitet nëpërmjet projekteve të financuara nga Kisha të tilla si Duart Ndihmëtare.

22.2.4

Ndihma Humanitare

Kisha jep ndihmë humanitare kudo në botë. Ajo e bën këtë si drejtpërsëdrejti ashtu edhe nëpërmjet bashkëpjesëmarrjes me organizata të tjera të ndihmës. Kjo ndihmë zakonisht jepet nëpërmjet organizatës së Kishës që quhet Latter-day Saint Charities [Organizata Bamirëse e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme]. Ajo jepet pavarësisht nga raca, feja ose kombësia.

Anëtarët dhe të tjerët që dëshirojnë t’i mbështetin këto përpjekje mund të dhurojnë te Fondi i Kishës për Ndihmë Humanitare. Anëtarët mund t’ia japin peshkopit ose njërit prej këshilltarëve të tij dhurimin e tyre dhe një formular të plotësuar të së Dhjetës dhe Ofertave të Tjera. Në disa zona, ata mund t’i bëjnë dhurimet e tyre nëpërmjet internetit.


PËRPJEKJET UDHËHEQËSE


22.3

Modeli për Krijimin e Mbështetjes te Vetja dhe Dhënien e Shërbesës ndaj Njerëzve Nevojtarë

Udhëheqësit e Kishës përfaqësojnë Shpëtimtarin teksa kujdesen për njerëzit me nevoja materiale dhe emocionale (shihni 22.3.4). Duke e bërë këtë, ata përpiqen fort që t’i ndihmojnë anëtarët ta forcojnë mbështetjen e tyre te vetja.

Udhëheqësit kërkojnë udhërrëfimin e Frymës së Shenjtë në mënyrë që të mund të ndihmojnë me ndjeshmëri dhe dhembshuri. Modeli vijues do t’i ndihmojë udhëheqësit që të trajtojnë nevojat e anëtarëve në mënyra që e ngrenë mbështetjen te vetja:

  • Kërkojini njerëzit nevojtarë.

  • Ndihmojini ata që t’i vlerësojnë dhe trajtojnë nevojat afatshkurtra.

  • Ndihmojini të ngrenë mbështetje afatgjatë te vetja.

  • Jepuni shërbesë njerëzve me nevoja emocionale.

22.3.1

Kërkojini Njerëzit Nevojtarë

Peshkopi ka një përgjegjësi të shenjtë për të kërkuar dhe për t’u kujdesur për njerëzit nevojtarë (shihni te Doktrina e Besëlidhje 84:112). Të tjerët që kanë një rol të rëndësishëm për ta ndihmuar peshkopin me këtë përgjegjësi përfshijnë:

  • Vëllezërit dhe motrat shërbestare.

  • Presidencat e Shoqatës së Ndihmës dhe kuorumit të pleqve.

  • Këshilltarët e peshkopit.

  • Anëtarë të tjerë të këshillit të lagjes.

Sipas nevojës, peshkopata mund të thërrasë specialistë për mirëqenien dhe mbështetjen te vetja për t’i përkrahur këto përpjekje (shihni 22.6.4).

Me një frymë dashurie dhe shqetësimi, udhëheqësit e lagjes dhe ata që shërbejnë me ta ndihmojnë për të përcaktuar anëtarët që mund të kenë nevojë për ndihmë. Nuk mjafton të ndihmohet vetëm kur kërkohet. Udhëheqësit duhet të këshillohen me vëllezërit dhe motrat shërbestare për t’u siguruar që anëtarët në nevojë të marrin kujdesin e duhur.

22.3.2

Ndihmojini Anëtarët që t’i Vlerësojnë dhe Trajtojnë Nevojat Afatshkurtra

Anëtarët përpiqen fort t’i plotësojnë nevojat e tyre bazë me anë të përpjekjeve të veta, ndihmës nga rrethi familjar dhe ndihmës nga burimet e qeverisë dhe të komunitetit (shihni 22.12). Nëse këto burime nuk janë të mjaftueshme, anëtarët mund të kenë nevojë për ndihmë nga Kisha.

Ndihma nga Kisha mund të përfshijë ndihmë për nevoja afatshkurtra të tilla si ushqime, artikuj të higjienës, veshje, strehim ose nevoja të tjera bazë. Peshkopët mund të përdorin ofertat e agjërimit për t’iu përgjigjur këtyre nevojave. Në disa vendndodhje, peshkopët mund të përdorin gjithashtu fletëporositë e peshkopit për ushqime dhe artikuj të tjerë bazë (shihni “Fletëporositë dhe Rekomandimet e Peshkopëve” te Burimet e Udhëheqësit dhe Nëpunësit BUN [LCR]).

Kur japin ndihmë nga Kisha, udhëheqësin ndjekin parimet dhe rregulloret e përvijuara te pjesët 22.4 dhe 22.5.

22.3.3

Ndihmojini Anëtarët të Ndërtojnë Mbështetje Afatgjatë te Vetja

Anëtarët mund të kenë nevojë për përkrahje të vazhdueshme për të trajtuar sfidat afatgjata. Arsimimi, trajnimi profesional ose burime të tjera mund t’i ndihmojnë që të krijojnë mbështetjen te vetja dhe të sigurojnë për nevojat e tyre afatgjata. Udhëheqëset e Shoqatës së Ndihmës dhe udhëheqësit e kuorumit të pleqve, vëllezërit dhe motrat shërbestare, si dhe njerëz të tjerë mund t’i ndihmojnë anëtarët që t’i përdorin këto burime.

Plani për Mbështetjen te Vetja i ndihmon anëtarët që të përcaktojnë pikat e tyre të forta dhe nevojat e tyre. Ai i ndihmon gjithashtu që të përcaktojnë burime të dobishme. Ky plan duhet të përdoret çdo herë që merret në shqyrtim ndihma nga Kisha. Peshkopi mund të caktojë udhëheqëse të Shoqatës së Ndihmës, udhëheqës të kuorumit të pleqve, vëllezër dhe motra shërbestare ose të tjerë për t’i ndihmuar anëtarët ta plotësojnë planin.

Si pjesë e planit për mbështetjen te vetja, udhëheqësit mund të rekomandojnë që anëtarët të marrin pjesë në një grup për mbështetjen te vetja. Këto grupe i ndihmojnë ata të zhvillojnë aftësi dhe burime për arsimim, punësim ose administrim më të mirë financiar (shihni 22.13). Grupet janë përgjithësisht të organizuara nga këshillat e kunjit ose të lagjeve (shihni 22.10.2, 22.7).

Peshkopi, ose një udhëheqës tjetër që ai cakton, përdor formularin Udhëzuesi i Peshkopit për Planin e Mbështetjes te Vetja kur jep ndihmë. Ky formular i ndihmon udhëheqësit të ndjekin ecurinë e përparimit të anëtarëve drejt mbështetjes te vetja.

22.3.4

Jepuni Shërbesë Njerëzve me Nevoja Emocionale

Shumë anëtarë përjetojnë sfida emocionale. Vëllezërit e motrat shërbestare dhe udhëheqësit e lagjes mund të jenë thelbësorë për t’i ndihmuar anëtarët me këto sfida.

Vështirësitë e një personi me sfida emocionale mund të ndikojnë gjithashtu te pjesëtarët e familjes së tij ose të saj. Udhëheqësit e lagjes duhet të jenë të vëmendshëm ndaj nevojave të pjesëtarëve të familjes, veçanërisht të bashkëshortëve. Udhëheqësit u japin atyre përkrahje dhe tregojnë mirëkuptim.

Kisha siguron “Burimet për Këshillim” për t’i ndihmuar udhëheqësit që t’i përkrahin anëtarët për një gamë të gjerë çështjesh emocionale dhe shoqërore. Burime shtesë për anëtarët përfshijnë sa vijojnë:

Shihni edhe “Shëndeti Emocional” te 22.13.

Peshkopët mund të këshillohen me personelin e Shërbimeve Familjare për t’i kuptuar më mirë sfidat emocionale të një anëtari dhe për të përcaktuar burimet dhe shërbimet që janë në dispozicion. Presidentët e kunjeve dhe të misioneve mund të këshillohen gjithashtu me sektorin e Shërbimeve Familjare. Si pjesë e këtij këshillimi, personeli i Shërbimeve Familjare mund t’i ndihmojë këta udhëheqës të vlerësojnë nëse një anëtar me sfida serioze emocionale apo shoqërore mund të ketë nevojë për këshillim profesional. Këta udhëheqës mund të kërkojnë këshillim duke u vënë në kontakt me zyrën e tyre të Shërbimeve Familjare ose përgjegjësin e tyre për mirëqenien dhe mbështetjen te vetja. Shihni 31.3.6 për informacion kontakti.

Peshkopët mund t’i drejtojnë anëtarët që kanë nevojë për këshillim te një profesionist nga Shërbimet Familjare, atje ku është në dispozicion. Ata e bëjnë këtë duke përdorur fletëporosinë e peshkopit për shërbimet (shihni “Fletëporositë dhe Rekomandimet e Peshkopëve” te BUN). Përndryshe, anëtarët mund të kërkojnë ndihmë nga këshillues profesionistë me famë të mirë në komunitet.

Ndonjëherë peshkopët këshillohen me anëtarë të cilët kanë nevojë për ndihmë që të pendohen për sjellje mëkatare. Kjo sjellje mund të përfshijë mëkate që lidhen me varësitë ose që shkaktohen prej tyre. Në këto situata, peshkopët duhet t’u referohen orientimeve te 32.8.1 dhe 32.8.2.

Pamja
çift duke parë letra

22.4

Parimet për Dhënien e Ndihmës nga Kisha

Me ndihmën e Zotit, anëtarët kërkojnë të sigurojnë për veten dhe familjen e tyre. Kur anëtarët kanë nevojë për ndihmë financiare, ata duhet të drejtohen drejt burimeve të mëposhtme sipas këtij rendi:

  1. Rrethit të tyre familjar

  2. Burimeve financiare nga qeveria dhe komuniteti

  3. Ndihmës nga Kisha nëpërmjet ofertave të agjërimit

Kur anëtarët kanë nevojë për ndihmë afatshkurtër me ushqime ose artikujt të tjerë bazë, peshkopët mund të përdorin ofertat e agjërimit për të dhënë ndihmë (shihni 22.3.2). Atje ku fletëporositë e peshkopëve janë në dispozicion, peshkopët përgjithësisht i përdorin ato për të siguruar ushqime dhe artikuj të tjerë bazë.

Ndihma nga Kisha ka për qëllim t’i ndihmojë anëtarët të zhvillojnë pavarësi, jo varësi. Çdo ndihmë që jepet duhet t’i forcojë anëtarët në përpjekjet e tyre për t’u bërë të mbështetur te vetja.

Kur japin ndihmë nga Kisha, udhëheqësit ndjekin parimet te pjesët 22.4.1 deri te 22.4.5. Peshkopatat dhe nëpunësit nxiten të shqyrtojnë materialin filmik “Fonde të Shenjta, Përgjegjësi të Shenjta”.

22.4.1

Nxitni Përgjegjësinë Vetjake dhe Familjare

Udhëheqësit japin mësim se individët dhe familjet kanë përgjegjësinë kryesore për mirëqenien e tyre materiale, emocionale dhe shpirtërore. Duke i jetuar parimet e mbështetjes te vetja, anëtarët do të jenë më të aftë t’i zgjidhin vetë nevojat e tyre të ardhshme (shihni 22.1).

Përpara se të japë ndihmë nga Kisha, peshkopi (ose një udhëheqës apo anëtar tjetër që ai cakton) shqyrton me anëtarët se çfarë burimesh po përdorin ata për të plotësuar nevojat e veta. Ky person mund të sugjerojë burime të tjera që anëtarët t’i kenë parasysh, përfshirë burimet e qeverisë ose të komunitetit (shihni 22.12).

22.4.2

Jepni Ndihmë të Përkohshme për Nevojat Thelbësore

Qëllimi i ndihmës nga Kisha është të plotësojë përkohësisht nevojat bazë ndërkohë që anëtarët përpiqen fort të bëhen të mbështetur te vetja. Ndihma nga ofertat e agjërimit përgjithësisht përdoret për të paguar artikujt thelbësorë, të tillë si ushqime dhe veshje. Sidoqoftë, mund të përdoret gjithashtu për të paguar strehimin ose faturat e ujit dhe energjisë elektrike. Mund të përdoret gjithashtu për të paguar shërbimet vetjake të tilla si këshillimi, kujdesi mjekësor ose trajnim afatshkurtër për aftësi.

Ndihma nga Kisha ka për qëllim të mbështetë jetën – jo të ruajë stilin e jetesës. Anëtarët mund të kenë nevojë për përkrahje dhe ndjeshmëri ndërsa punojnë për t’i zvogëluar ose eliminuar shpenzimet për të siguruar më mirë për nevojat e tyre.

Peshkopët duhet të ushtrojnë gjykim të mirë dhe të kërkojnë drejtim shpirtëror kur marrin në shqyrtim shumën dhe kohëzgjatjen e ndihmës së dhënë. Ata duhet të jenë të dhembshur dhe bujarë ndërkohë që nuk krijojnë varësi.

22.4.3

Jepni Burime ose Shërbime në Vend të Parave në Dorë

Nëse është e mundur, peshkopi duhet të shmangë dhënien e parave në dorë. Në vend të kësaj, ai duhet të përdorë ofertat e agjërimit ose fletëporositë e peshkopëve për t’iu dhënë anëtarëve sende ushqimore ose shërbime. Anëtarët më pas mund të përdorin paratë e tyre për të paguar për nevoja të tjera.

Kur kjo nuk mjafton, peshkopi mund të ndihmojë duke përdorur ofertat e agjërimit për të paguar përkohësisht faturat bazë (shihni 22.5.2). Nëse është e mundur, këto pagesa duhet t’i dërgohen drejtpërdrejt subjektit që jep shërbimin (shihni 22.5.3).

22.4.4

Ofroni Punë ose Mundësi Shërbimi

Peshkopët i ftojnë ata që marrin ndihmë të punojnë ose të japin shërbim me aq sa munden. Kjo i ndihmon anëtarët të ruajnë ndjenjën e dinjitetit. Shton gjithashtu aftësinë e tyre për të qenë të mbështetur te vetja. Atje ku faqja JustServe.org është në dispozicion, ajo mund të përdoret për të përcaktuar mundësi për shërbim në komunitet.

Disa anëtarë që janë të moshuar ose të paaftë, mund të jenë të kufizuar në punën ose shërbimin që mund të japin. Udhëheqësit duhet ta kuptojnë situatën e tyre dhe të ofrojnë mundësi për t’i lejuar ata të bëjnë atë që munden brenda rrethanave të tyre.

22.4.5

Mbani Konfidencial Informacionin për Ndihmën nga Kisha

Peshkopi dhe udhëheqësit e tjerë të lagjes e mbajnë konfidencial çdo informacion rreth anëtarëve që mund të kenë nevojë për ndihmë nga Kisha. Kjo mbron privatësinë dhe dinjitetin e anëtarëve. (Shihni 31.3.)

Anëtarët që marrin ndihmë duhet të dallojnë natyrën e shenjtë të ofertave të agjërimit dhe fletëporosive të peshkopit. Ata duhet ta trajtojnë çdo ndihmë që marrin me konfidencialitet dhe respekt.

Ndonjëherë mund të jetë e dobishme që këshilli i lagjes ose të tjerë të jenë në dijeni për nevojat e një individi ose një familjeje. Një shembull është kur një anëtar është në kërkim të një pune. Në këto raste, peshkopi dhe udhëheqës të tjerë në përgjithësi kërkojnë lejen e anëtarit për ta shpërndarë atë informacion.

22.5

Rregulloret për Dhënien e Ndihmës nga Kisha

Udhëheqësit e Kishës duhet të ndjekin rregulloret e përvijuara në këtë pjesë kur japin ndihmë nëpërmjet ofertave të agjërimit ose fletëporosive të peshkopëve për ushqime dhe artikuj të tjerë bazë.

22.5.1

Rregulloret Lidhur me Marrësit e Ndihmës nga Kisha

22.5.1.1

Ndihma për Anëtarët e Lagjes

Përgjithësisht, anëtarët që marrin ndihmë nga Kisha duhet të jetojnë brenda kufijve të lagjes dhe ta kenë dokumentin e tyre të anëtarësisë në lagje. Ndihma mund të jepet pavarësisht nëse anëtari merr pjesë rregullisht ose nuk merr pjesë rregullisht në mbledhjet e Kishës apo nëse i ndjek ose nuk i ndjek standardet e Kishës.

Nëse një anëtar është zhvendosur së fundmi në lagje, peshkopi vihet në kontakt me peshkopin e mëparshëm për të diskutuar mbi situatën e personit përpara se të japë ndihmë. Peshkopët mund të rishikojnë gjithashtu çdo ndihmë që është dhënë gjatë tre viteve të mëparshme te pjesa “Financa” në BUN.

22.5.1.2

Ndihma ndaj Peshkopëve dhe Presidentëve të Kunjeve

Me raste një peshkop apo pjesëtarë të rrethit të ngushtë apo të zgjeruar familjar të tij që jetojnë në lagje, mund të kenë nevojë për ndihmë nga Kisha. Kur ndodh kjo, peshkopi i rishikon nevojat dhe ndihmën e propozuar me presidentin e kunjit. Kërkohet miratimi me shkrim i presidentit të kunjit përpara se një peshkop të mund të përdorë ofertat e agjërimit ose të miratojë një fletëporosi të peshkopit për veten ose familjen e tij.

Nëse përdoren fondet e ofertës së agjërimit, presidenti i kunjit shqyrton faturat dhe shpenzime të tjera përpara se të autorizojë pagesën. Nuk lejohet që peshkopi të miratojë një pagesë për veten ose familjen e tij.

Kur një president kunji apo pjesëtarë të rrethit të ngushtë apo të zgjeruar familjar të tij që jetojnë në lagjen e tij kanë nevojë për ndihmë, ai vihet në kontakt me peshkopin. Peshkopi ndjek të njëjtat parime dhe orientime të Kishës për ndihmë, sikurse do të bënte për çdo anëtar tjetër. Sidoqoftë, pasi peshkopi të ketë miratuar kërkesën, presidenti i kunjit duhet t’ia dorëzojë atë Presidencës së Zonës. Presidenti i kunjit dhe peshkopi presin miratimin me shkrim nga një anëtar i Presidencës së Zonës përpara se të vazhdojnë me pagesën ose fletëporosinë.

22.5.1.3

Ndihma për Personat që Janë me Qëndrim të Përkohshëm ose të Pastrehë

Peshkopët mund t’i ndihmojnë anëtarët dhe të tjerë që janë me qëndrim të përkohshëm ose të pastrehë. Sidoqoftë, ata duhet të shqyrtojnë me kujdes llojin dhe sasinë e ndihmës së dhënë. Ata nxiten të këshillohen me peshkopin e lagjes së mëparshme të personit përpara se të japin ndihmë.

Peshkopët në përgjithësi i ftojnë anëtarët me qëndrim të përkohshëm ose të pastrehë që marrin ndihmë për t’i pranuar mundësitë për punë ose për shërbim. Peshkopët gjithashtu mund t’i referojnë këta anëtarë te burimet e komunitetit që janë të pajisura për të trajtuar nevojat e tyre.

Bazuar te nevoja, një president kunji mund të caktojë një peshkop që t’i trajtojë të gjitha kërkesat që lindin në kunj nga njerëz që janë me qëndrim të përkohshëm ose të pastrehë. Në disa zona ka një përqendrim të kunjeve me një numër të madh njerëzish që janë me qëndrim të përkohshëm ose të pastrehë. Në ato situata, Presidenca e Zonës mund të thërrasë një misionar me shërbim për t’u marrë me kërkesat e tyre për ndihmë. Ky person duhet të ketë shërbyer si peshkop.

22.5.1.4

Ndihma ndaj Personave që Nuk Janë Anëtarë të Kishës

Personat që nuk janë anëtarë të Kishës, zakonisht referohen te burimet vendore të komunitetit nëse ata kanë nevojë për ndihmë. Në raste të rralla, siç udhërrëfehet nga Shpirti, peshkopi mund t’i ndihmojë ata me ofertat e agjërimit ose fletëporositë e peshkopit. Për shembull, peshkopi mund të marrë parasysh ndihmën ndaj prindërve ose kujdestarëve që nuk janë anëtarë të Kishës, por kanë një ose më shumë fëmijë që janë anëtarë.

22.5.2

Rregulloret për Përdorimin e Ofertave të Agjërimit

22.5.2.1

Kujdesi Mjekësor ose Kujdese të Tjera Shëndetësore

Çdo zonë e Kishës ka vendosur kufizime miratimi për përdorimin e ofertave të agjërimit për të paguar shpenzimet mjekësore, dentare apo të shëndetit mendor. Këto kufizime rekomandohen nga Presidenca e Zonës. Ato miratohen nga Komiteti Ekzekutiv i Kishës për Mirëqenien dhe Mbështetjen te Vetja. Kufizimet mund të ndryshojnë nga rajoni ose vendi në zonë.

Kur peshkopët i përdorin ofertat e agjërimit për të ndihmuar në pagimin e kujdesit mjekësor, dentar apo të shëndetit mendor, ata nuk duhet t’i kalojnë këta kufij pa miratimin e duhur. Për shuma të miratuara dhe orientime, shihni “Përdorimi i Ofertave të Agjërimit për Shpenzimet Mjekësore”.

22.5.2.2

Borxhi i Konsumatorit dhe Bizneset apo Investimet e Dështuara

Nuk lejohet që ofertat e agjërimit të përdoren për të paguar borxhin konsumator, të tilla si karta krediti ose hua vetjake. As nuk mund të përdoren ofertat e agjërimit për të paguar paratë që i detyrohen si rezultat i një biznesi ose investimi të dështuar.

22.5.2.3

Shlyerja e Ofertave të Agjërimit

Anëtarët nuk e shlyejnë ndihmën nga ofertat e agjërimit që marrin nga Kisha.

22.5.2.4

Shumat e Shpenzimeve të Ofertave të Agjërimit të Lagjes

Peshkopëve nuk u kërkohet ta kufizojnë ndihmën nga ofertat e agjërimit për anëtarët e lagjes prej sasisë së dhurimeve që mblidhen brenda lagjes.

22.5.3

Rregulloret për Bërjen e Pagesave

Nëse është e mundur, pagesat duhet t’i bëhen drejtpërdrejt biznesit që jep mallra dhe shërbime. Pagesat nuk i bëhen zakonisht personit që merr ndihmën.

Anëtarët e peshkopatës dhe nëpunësit ndjekin procedurat financiare të përvijuara te 34.5.7 kur:

  • Përgatitin një çek.

  • Përgatitin një rimbursim elektronik.

  • Tërheqin para në dorë për një pagesë nga ofertat e agjërimit.

22.5.4

Rregulloret për Pagesat që do t’i Sillnin Përfitim një Peshkopi ose Presidenti Kunji

Kur një peshkop u ofron ndihmë anëtarëve nga ofertat e agjërimit, nuk i lejohet që ai t’i përdorë fondet për të paguar për mallra ose shërbime në një mënyrë nga e cila do të përfitonte ai personalisht. Çdo përjashtim do të kërkonte miratim nga presidenti i kunjit. Për shembull, nëse peshkopi zotëron pronën me qira ku jeton një anëtar, nuk i lejohet që ai të përdorë ofertat e agjërimit për të paguar qiranë e atij anëtari, përveçse kur presidenti i kunjit jep miratimin më parë. E njëjta rregullore do të zbatohej nëse ofertat e agjërimit përdoren për të blerë ushqime për anëtarin nga një dyqan ushqimor që zotërohet nga peshkopi.

Nëse nga një pagesë e ofertave të agjërimit për një anëtar do të përfitonte presidenti i kunjit ose një biznes që ai zotëron, kërkohet miratimi i Presidencës së Zonës. Pasi peshkopi miraton pagesën e propozuar, presidenti i kunjit ia dorëzon kërkesën Presidencës së Zonës. Presidenti i kunjit dhe peshkopi presin miratimin me shkrim nga një anëtar i Presidencës së Zonës përpara se të vazhdojnë me pagesën.

22.5.5

Mbrojtja ndaj Përdorimit të Pavend të Fondeve

Peshkopatat dhe nëpunësit duhet t’i mbrojnë fondet e ofertave të agjërimit nga përdorimi i pavend. Për pyetje ose për të raportuar shpërdorim me ndihmën ose mashtrim ndaj Kishës, anëtarët e peshkopatave ose nëpunësit në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada mund të marrin në telefon shërbimin telefonik të ndihmës në numrin 1–800–453–3860, nr. i brendshëm 2–7887. Anëtarët e peshkopatave ose nëpunësit jashtë Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë duhet të telefonojnë zyrën zonale.

22.6

Rolet e Udhëheqësve të Lagjeve

22.6.1

Peshkopi dhe Këshilltarët e Tij

Peshkopi ka një mandat hyjnor për të kërkuar dhe për t’u kujdesur për njerëzit me nevoja materiale (shihni te Doktrina e Besëlidhje 84:112). Ai ia delegon shumicën e kësaj pune presidencës së Shoqatës së Ndihmës dhe presidencës së kuorumit të pleqve. Sidoqoftë, disa detyra i kryen vetëm peshkopi. Për shembull, peshkopi:

Peshkopi dhe këshilltarët e tij kanë përgjegjësitë vijuese:

  • Japin mësim parimet dhe bekimet që lidhen me 1) kujdesin për njerëzit të cilët kanë nevoja materiale dhe emocionale dhe 2) krijimin e mbështetjes te vetja (shihni 22.1). Kjo përfshin përgatitjen vetjake dhe familjare.

  • Japin mësim ligjin për agjërimin dhe i nxitin anëtarët që të japin një ofertë bujare agjërimi (shihni 22.2.2).

  • Mbikëqyrin mbledhjen dhe llogaritjen e ofertave të agjërimit (shihni 34:3.2).

Si presidencë e Priftërisë Aarone, peshkopata mbikëqyr gjithashtu përpjekjet e kuorumeve të Priftërisë Aarone dhe klasave të Të Rejave për t’u shërbyer njerëzve me nevoja materiale në lagje dhe komunitet (shihni 10.2.2 dhe 11.2.2). Këto përpjekje bashkërendohen në mbledhjet e këshillit të lagjes për rininë (shihni 22.8) dhe në mbledhjet e presidencave të kuorumeve dhe klasave (shihni 10.4.3 dhe 11.3.4.3).

22.6.2

Presidencat e Shoqatave të Ndihmës dhe Kuorumeve të Pleqve

Nën drejtimin e peshkopit, presidencat e Shoqatave të Ndihmës dhe të kuorumeve të pleqve kanë një rol kyç në kujdesin për njerëzit nevojtarë në lagje (shihni 8.2.2 dhe 9.2.2). Këta udhëheqës u mësojnë anëtarëve të lagjes:

  • T’u japin shërbesë njerëzve nevojtarë.

  • Ta jetojnë ligjin e agjërimit.

  • Të krijojnë mbështetjen te vetja.

  • Të shtojnë përgatitjen vetjake dhe familjare.

Presidencat e Shoqatave të Ndihmës dhe kuorumeve të pleqve zbatojnë modelin e përshkruar te 22.3 teksa ndihmojnë me kujdesje për njerëzit nevojtarë.

Në disa vendndodhje, peshkopët kanë mundësinë që t’u japin anëtarëve nevojtarë një fletëporosi nga peshkopi për ushqimet dhe artikuj të tjerë bazë (shihni 22.13). Peshkopi në përgjithësi cakton presidenten e Shoqatës së Ndihmës që të takohet me anëtarët dhe të plotësojë formularin e fletëporosive (shihni 9.2.2.2). Sidoqoftë, ai mund të caktojë edhe presidentin e kuorumit të pleqve (shihni 8.2.2.2). Një këshilltare në presidencën e Shoqatës së Ndihmës ose një këshilltar në presidencën e kuorumit të pleqve mund të caktohet nëse presidentja/i nuk është në dispozicion. Udhëheqësi/ja i/e caktuar ia dorëzon formularin e plotësuar peshkopit për miratimin e tij.

22.6.3

Vëllezërit Shërbestarë ose Motrat Shërbestare

Ndihma për nevojat shpirtërore dhe materiale shpesh fillon me vëllezërit shërbestarë dhe motrat shërbestare (shihni 21.1). Ata/ato ua raportojnë nevojat e atyre të cilëve u shërbejnë presidencave të kuorumeve të tyre të pleqve ose të Shoqatave së Ndihmës në intervistat për dhënien e shërbesës dhe në raste të tjera. Ata/ato mund t’ia shprehin drejtpërdrejt peshkopit nevojat që janë konfidenciale.

22.6.4

Pamja
ikonë, burime jo të detyrueshme
Specialistët e Lagjeve për Mirëqenien dhe Mbështetjen te Vetja

Peshkopatat mund të thërrasin individë ose çifte si specialistë të lagjeve për mirëqenien dhe mbështetjen te vetja. Këta specialistë përkrahin udhëheqësit e lagjeve në përpjekjet e tyre për t’u kujdesur për të tjerët dhe për t’i ndihmuar ata të bëhen më të mbështetur te vetja.

Specialistët mund të caktohen në fusha specifike të përqendrimit. Këto mund të përfshijnë sa vijon:

  • Punësimin

  • Arsimimin

  • Përgatitjen

  • Shëndetin emocional

  • Financat vetjake

  • Burimet vendore të qeverisë dhe komunitetit që u shërbejnë njerëzve në nevojë (shihni 22.12)

Peshkopatat mund t’u kërkojnë gjithashtu specialistëve që të ndihmojnë për të bashkërenduar ose ndërmjetësuar grupet e mbështetjes te vetja. Këto grupe përgjithësisht organizohen nga këshillat e kunjeve ose lagjeve.

22.6.5

Përmbledhja e Thirrjeve dhe Roleve

Tabela vijuese përmbledh thirrjet dhe rolet e diskutuara në 22.6.

Thirrja

Shikon dhe Vlerëson Nevojat

Jep Mësim Parimet e Mbështetjes te Vetja

I Ndihmon Anëtarët me Planin për Mbështetjen te Vetja

Miraton Ndihmën nga Ofertat e Agjërimit ose Fletëporositë e Peshkopëve

Thirrja

Peshkop

Shikon dhe Vlerëson Nevojat

Mundet, por shpesh delegon

Jep Mësim Parimet e Mbështetjes te Vetja

Po

I Ndihmon Anëtarët me Planin për Mbështetjen te Vetja

Mundet, por shpesh delegon

Miraton Ndihmën nga Ofertat e Agjërimit ose Fletëporositë e Peshkopëve

Po

Thirrja

Presidenca të Shoqatave së Ndihmës dhe të kuorumeve të pleqve

Shikon dhe Vlerëson Nevojat

Po

Jep Mësim Parimet e Mbështetjes te Vetja

Po

I Ndihmon Anëtarët me Planin për Mbështetjen te Vetja

Siç caktohen

Miraton Ndihmën nga Ofertat e Agjërimit ose Fletëporositë e Peshkopëve

Jo

Thirrja

Vëllezër dhe motra shërbestare

Shikon dhe Vlerëson Nevojat

Po

Jep Mësim Parimet e Mbështetjes te Vetja

Po

I Ndihmon Anëtarët me Planin për Mbështetjen te Vetja

Siç caktohen

Miraton Ndihmën nga Ofertat e Agjërimit ose Fletëporositë e Peshkopëve

Jo

Thirrja

Specialistë të lagjeve për mirëqenien dhe mbështetjen te vetja (nëse thirren)

Shikon dhe Vlerëson Nevojat

Siç caktohen

Jep Mësim Parimet e Mbështetjes te Vetja

Siç caktohen

I Ndihmon Anëtarët me Planin për Mbështetjen te Vetja

Siç caktohen

Miraton Ndihmën nga Ofertat e Agjërimit ose Fletëporositë e Peshkopëve

Jo

22.7

Roli i Këshillit të Lagjes

Një rol i rëndësishëm i këshillit të lagjes është të planifikojë se si të kujdeset për njerëzit nevojtarë dhe t’i ndihmojë ata të bëhen të mbështetur te vetja (shihni 4.4) Anëtarët e këshillit i bazojnë këto plane mbi informacionin e marrë nga intervistat për dhënien e shërbesës dhe nga kontaktet e tyre vetjake me njerëzit nevojtarë. Kur diskuton për nevojat e anëtarëve, këshilli respekton dëshirat e kujtdo që kërkon konfidencialitet.

Ndërsa këshillat e lagjeve marrin në shqyrtim se si të kujdesen për njerëzit me nevoja materiale dhe emocionale, ata bëjnë sa vijon:

  • Planifikojnë mënyra për t’u dhënë mësim anëtarëve të lagjes se si t’i zbatojnë parimet e mbështetjes te vetja (shihni 22.1). Këto parime përfshijnë përgatitjen vetjake dhe familjare.

  • Planifikojnë mënyra për të ndihmuar njerëzit që kanë nevoja të menjëhershme, të tilla si papunësia, dhe njerëzit që kanë nevoja për kujdes afatgjatë, të tilla siç janë problemet shëndetësore ose aftësitë e kufizuara.

  • Përcaktojnë anëtarët e lagjes, aftësitë e të cilëve mund të jenë të dobishme për t’iu përgjigjur nevojave të menjëhershme dhe atyre afatgjata.

  • Përcaktojnë detyra të mundshme për punë ose shërbim për ata që marrin ndihmë nga Kisha.

  • Përcaktojnë anëtarët që mund të përfitojnë nga pjesëmarrja në një grup të mbështetjes te vetja. Këto grupe përgjithësisht organizohen nga këshillat e kunjeve ose lagjeve.

  • Përcaktojnë burime të tjera të qeverisë, komunitetit ose Kishës të cilat mund të jenë të dobishme për anëtarët (shihni 22.12 dhe 22.13).

  • Planifikojnë mënyra për të dhënë shërbim në komunitet. Atje ku faqja JustServe.org është në dispozicion, ajo mund të përdoret për të përcaktuar mundësi të tilla shërbimi.

Këshillat e lagjeve gjithashtu përgatitin një plan të thjeshtë me shkrim për lagjen për të vepruar në raste urgjence. Ky plan duhet të bashkërendohet me planin e kunjit për rastet urgjente (shihni “Stake and Ward Preparedness” [“Përgatitja e Kunjeve dhe Lagjeve”]; shihni edhe 22.9.1.3 në këtë manual).

Specialistët e lagjes për mirëqenien dhe mbështetjen te vetja mund të ftohen në mbledhjet e këshillit të lagjes sipas nevojës.

22.8

Roli i Këshillit të Lagjes për Rininë

Një qëllim i këshillit të lagjes për rininë është t’i ndihmojë të rinjtë e të rejat që të bëhen pasues të përkushtuar të Jezu Krishtit (shihni 29.2.6). Shërbimi ndaj njerëzve që kanë nevoja materiale është i rëndësishëm për ta arritur këtë qëllim. Ndër të tjera, personat që mund të kenë nevoja materiale mund të përfshijnë ata që janë të moshuar, të sëmurë ose me aftësi të kufizuara.

Nën drejtimin e peshkopatës, këshilli i lagjes për rininë planifikon mënyra për t’u shërbyer njerëzve në nevojë në lagjen dhe komunitetin e tyre. Aktivitete të veçanta shërbimi mund të planifikohen gjatë mbledhjeve të presidencave të kuorumeve dhe klasave. Atje ku faqja JustServe.org është në dispozicion, ajo mund të përdoret për të përcaktuar mundësi për shërbim në komunitet.

22.9

Rolet e Udhëheqësve të Kunjit

22.9.1

Presidenti i Kunjit dhe Këshilltarët e Tij

Presidenti i kunjit dhe këshilltarët e tij drejtojnë përpjekjet për t’u dhënë shërbesë njerëzve me nevoja materiale dhe emocionale dhe për të krijuar mbështetjen te vetja. Presidenca e Shoqatës së Ndihmës së kunjit, këshilltarët e lartë dhe anëtarët e tjerë të këshillit të kunjit i ndihmojnë ata.

Presidenti i kunjit dhe këshilltarët e tij kanë përgjegjësitë vijuese:

  • Japin mësim parimet dhe bekimet që lidhen me 1) kujdesin për njerëzit të cilët kanë nevoja materiale dhe emocionale dhe 2) krijimin e mbështetjes te vetja (shihni 22.1). Kjo përfshin përgatitjen vetjake dhe familjare.

  • Japin mësim ligjin për agjërimin dhe i nxitin anëtarët që të japin një ofertë bujare agjërimi (shihni 22.2.2).

  • U mësojnë peshkopëve se si ta japin siç duhet ndihmën nga Kisha për njerëzit që kanë nevoja materiale (shihni 22.9.1.1).

  • Sigurohen që presidentëve të kuorumeve të pleqve dhe presidenteve të Shoqatave të Ndihmës të lagjeve u jepet mësim rreth roleve të tyre për kujdesin ndaj njerëzve nevojtarë. Këshilltarët e lartë dhe presidencat e Shoqatës së Ndihmës të kunjit ndihmojnë për t’i udhëzuar këta udhëheqës të lagjeve në përgjegjësitë e tyre (shihni 22.9.2 dhe 22.9.3).

  • Drejtojnë përpjekjet e kunjit për t’u përgatitur për raste urgjencash dhe për t’u përgjigjur ndaj tyre (shihni 22.9.1.3).

Presidenti i kunjit gjithashtu ka përgjegjësitë vijuese:

  • Rishikon kërkesat për ofertat e agjërimit për shpenzime mjekësore që e tejkalojnë kufirin e miratimit të peshkopit. Presidenti i kunjit mund të miratojë kërkesat deri në kufirin e tij të miratimit. Ai ia dorëzon Presidencës së Zonës kërkesat që e tejkalojnë kufirin e tij të miratimit (shihni 22.5.2.1).

  • Rishikon çdo kërkesë për ndihmë nga Kisha për peshkopët (shihni 22.5.1.2).

  • Shërben si presidenti i kunjit përgjegjës për strukturat për mirëqenien dhe mbështetjen te vetja nëse caktohet (shihni 22.9.1.2).

Presidenca e kunjit mund të caktojë një ose më shumë këshilltarë të lartë për të ndihmuar në mbikëqyrjen e përpjekjeve për t’u kujdesur ndaj njerëzve me nevoja materiale në kunj (shihni 22.9.2). Presidenca e kunjit gjithashtu mund të thërrasë specialistë të kunjit për mirëqenien dhe mbështetjen te vetja për t’i përkrahur këto përpjekje (shihni 22.9.4).

22.9.1.1

U Mëson Peshkopëve Parimet e Dhënies së Ndihmës nga Kisha

Presidenti i kunjit sigurohet që peshkopët po kujdesen për njerëzit me nevoja materiale në lagjet e tyre. Ai u mëson peshkopëve parimet dhe rregulloret për dhënien e ndihmës nga Kisha (shihni 22.4 dhe 22.5). Kur jep mësim, ai përdor shembuj realë dhe praktikë.

Në intervistat e tij me peshkopët, presidenti i kunjit shqyrton pagesat nga ofertat e agjërimit nga deklaratat financiare mujore të lagjes. Ai gjithashtu diskuton me secilin peshkop parimet që po përdor për t’i ndihmuar anëtarët. Ai këshillohet me peshkopin për çdo pagesë ose model në deklaratë që mund të tregojë një keqkuptim të parimeve të sakta.

Parimet dhe praktikat për dhënien e ndihmës nga Kisha diskutohen gjithashtu në këshillin e peshkopëve të kunjit (shihni 22.11).

Presidenti i kunjit sigurohet që çdo peshkop të rishikojë trajnimin në materialin filmik “Fonde të Shenjta, Përgjegjësi të Shenjta” të paktën një herë në vit.

22.9.1.2

Shërben si President i Kunjit Përgjegjës për Strukturat e Kishës për Mirëqenien dhe Mbështetjen te Vetja

Atje ku është e zbatueshme, Presidenca e Zonës cakton një president kunji përgjegjës për çdo strukturë për mirëqenien dhe mbështetjen te vetja në zonën e tyre. Shembuj të këtyre strukturave përfshijnë si më poshtë:

Presidenti i caktuar i kunjit ndihmon në gjetjen e vullnetarëve për të përkrahur nevojat e strukturës. Vullnetarët mund të vijnë nga kunji përgjegjës dhe nga kunje të tjera të caktuara nga struktura.

Presidenti i kunjit përgjegjës mund të organizojë një komitet veprues, përgjegjës të kunjit për të mbikëqyrur strukturën. Anëtarët e komitetit përfshijnë sa vijojnë:

  • Presidentin e kunjit ose një këshilltar të caktuar

  • Një këshilltar të lartë

  • Një anëtar të presidencës së Shoqatës së Ndihmë të kunjit

  • Përgjegjësin e strukturës

  • Specialistët për mirëqenien dhe mbështetjen te vetja sipas nevojës

22.9.1.3

U Përgjigjet Rasteve Urgjente

Presidenti i kunjit mbikëqyr përgjigjen dhe komunikimet për raste urgjente të Kishës brenda kunjit të tij. Në fatkeqësitë që mbulojnë më shumë se një kunj, Presidenca e Zonës ose një I Shtatëdhjetë Zonal i caktuar mund të drejtojë përgjigjen. Përgjegjësit për mirëqenien dhe mbështetjen te vetja i përkrahin udhëheqësit e zonave dhe kunjeve në këto përpjekje.

Presidentët e kunjeve mund të thërrasin specialistë për mirëqenien dhe mbështetjen te vetja për të mbikëqyrur një qendër veprimesh të rasteve urgjente, për të administruar komunikimet ose për t’u marrë me shqetësimet mbi sigurinë. Nëse është e nevojshme, Presidenca e Zonës ose një I Shtatëdhjetë Zonal mund të caktojë gjithashtu specialistë të tillë në nivel zone ose në nivel këshilli bashkërendues.

Vëllezërit dhe motra shërbestare ua raportojnë gjendjen dhe nevojat e anëtarëve udhëheqësve të kuorumit dhe udhëheqëseve të Shoqatës së Ndihmës. Këta udhëheqës i raportojnë peshkopit, i cili i raporton presidencës së kunjit.

Presidenca e kunjit i raporton informacion 1) Presidencës së Zonës ose një të Shtatëdhjeti Zonal të caktuar dhe 2) përgjegjësit për mirëqenien dhe mbështetjen te vetja. Ky raport përfshin gjendjen e anëtarëve, misionarëve, godinave të Kishës dhe komunitetit. Nëse anëtarët e Kishës janë prekur nga një fatkeqësi, peshkopët mund të përdorin ofertat e agjërimit për të ndihmuar në plotësimin e nevojave bazë. Peshkopët ndjekin parimet te 22.4.

Presidenti i kunjit miraton informacionin publik që jepet në nivel vendor nga Kisha. Ai e bashkërendon këtë me drejtorin e komunikimeve të kunjit, nëse një i tillë është thirrur (shihni 6.2.1.7). Ai sigurohet që informacioni është i saktë dhe në kohë. Ai mund të shërbejë si zëdhënës i Kishës për t’iu përgjigjur pyetjeve nga media. Ai mund të caktojë gjithashtu drejtorin e komunikimeve të kunjit apo një zëdhënës tjetër për ta bërë këtë gjë. Në fatkeqësitë që mbulojnë më shumë se një kunj, Presidenca e Zonës ose një I Shtatëdhjetë Zonal i caktuar mund të administrojë komunikimet publike.

Udhëheqësit e Kishës mund t’i vënë burimet e Kishës në dispozicion të autoriteteve civile gjatë një rasti urgjent. Me miratimin nga Presidenca e Zonës, ndërtesat e Kishës (përveç tempujve) mund të përdoren si vende strehimi, stacione të ndihmës së parë ose vende për ushqim. Një përdorim i tillë i një ndërtese të Kishës duhet të bashkërendohet me përgjegjësin e caktuar të godinave. Nëse një organizatë tjetër bamirëse ose komunitare lejohet ta përdorë ndërtesën, duhet të nënshkruhet një marrëveshje përdorimi. Shihni “Use of Church Buildings in a Disaster” [“Përdorimi i Ndërtesave të Kishës në një Fatkeqësi”] për më shumë informacion.

Më shumë informacion është në dispozicion në “Emergency Response Procedures” [“Procedurat për Përgjigje ndaj Rasteve Urgjente”].

22.9.2

Këshilltarët e Lartë

Këshilltari i lartë që është caktuar për çdo kuorum pleqsh përkrah presidencën e kuorumit në përgjegjësinë e tyre për t’u kujdesur për njerëzit nevojtarë dhe për t’i ndihmuar ata të krijojnë mbështetjen te vetja (shihni 22.6.2).

Presidenca e kunjit mund të caktojë gjithashtu një ose më shumë këshilltarë të lartë të bëjnë sa vijon:

  • Të ndihmojnë për t’u mësuar specialistëve të kunjeve dhe të lagjeve për mirëqenien dhe mbështetjen te vetja rolet e tyre, nëse janë thirrur specialistë (shihni 22.9.4 dhe 22.6.4).

  • Të bashkërendojnë përpjekjet vullnetare për strukturat për mirëqenien dhe mbështetjen te vetja.

  • Të shërbejnë në grupe të specializuara pune që të bashkërendojnë burimet që lidhen me mbështetjen te vetja ose shërbimin në komunitet (shihni 22.10.2).

Në kunjet që përkrahin një strukturë për mirëqenien dhe mbështetjen te vetja, një këshilltari të lartë mund t’i kërkohet të shërbejë në komitetin funksionues të kunjit përgjegjës (shihni 22.9.1.2).

22.9.3

Presidenca e Shoqatës së Ndihmës të Kunjit

Presidenca e Shoqatës së Ndihmës të kunjit përkrah presidencat e Shoqatave të Ndihmës të lagjes në përgjegjësinë e tyre për t’u kujdesur për njerëzit nevojtarë dhe për t’i ndihmuar ata të krijojnë mbështetjen te vetja (shihni 22.6.2).

Anëtareve të presidencës së Shoqatës së Ndihmës të kunjit mund t’u kërkohet të shërbejnë në grupe pune të specializuara që bashkërendojnë burimet të cilat lidhen me mbështetjen te vetja ose shërbimin në komunitet (shihni 22.10.2). Në kunjet që përkrahin një strukturë për mirëqenien dhe mbështetjen te vetja, një anëtari të presidencës mund t’i kërkohet të shërbejë në komitetin funksionues të kunjit përgjegjës (shihni 22.9.1.2).

22.9.4

Pamja
ikonë, burime jo të detyrueshme
Specialistët e Kunjit për Mirëqenien dhe Mbështetjen te Vetja

Sipas nevojës, presidenca e kunjit mund të thërrasë individë ose çifte si specialistë të kunjit për mirëqenien dhe mbështetjen te vetja. Ata i përkrahin udhëheqësit e kunjit në përpjekjet e tyre për t’u kujdesur për të tjerët dhe për t’i ndihmuar ata të bëhen më të mbështetur te vetja.

Specialistët mund të caktohen në fusha specifike të përqendrimit. Për shembull, atyre mund t’u kërkohet që:

Specialistët e kunjit i bashkërendojnë përpjekjet me specialistët për mirëqenien dhe mbështetjen te vetja, të cilët mund të jenë thirrur në lagje.

22.10

Roli i Këshillit të Kunjit

Anëtarët e këshillit të kunjit diskutojnë për nevojat e anëtarëve të kunjit dhe planifikojnë mënyra se si t’i ndihmojnë anëtarët të bëhen të mbështetur te vetja (shihni 29.3.8). Ata përcaktojnë burimet në komunitet dhe kunj që mund t’i ndihmojnë udhëheqësit e lagjes të kujdesen për nevojat materiale dhe emocionale të anëtarëve të tyre (shihni 22.12 dhe 22.13). Ata hartojnë dhe mbajnë një plan të thjeshtë, të shkruar për kunjin për t’iu përgjigjur rasteve të urgjencave (shihni “Përgatitja e Kunjeve dhe Lagjeve”). Këshillat e kunjit mund të planifikojnë gjithashtu mënyra për të siguruar shërbim në komunitet.

22.10.1

Pamja
ikonë, burime jo të detyrueshme
Burimet e Bashkërenduara nga Kunji

Bazuar në atë se sa në dispozicion janë në nivel vendor, këshilli i kunjit mund të përdorë ose zbatojë cilindo nga burimet fakultative vijuese. Këto burime mund t’i ndihmojnë anëtarët e kunjit të krijojnë mbështetjen te vetja ose të marrin pjesë në shërbimin në komunitet:

22.10.2

Pamja
ikonë, burime jo të detyrueshme
Grupet e Specializuara të Punës

Për të ndihmuar me organizimin dhe administrimin e burimeve fakultative të përvijuara te 22.10.1, presidenca e kunjit mund të caktojë grupe të specializuara pune, të tilla si grupet e punës JustServe [ThjeshtShërbe]. Këto grupe mund të përbëhen nga anëtarë të përzgjedhur të këshillit të kunjit ose të komitetit të kunjit të udhëheqjes së personave në moshë madhore (shihni 29.3.9). Ato mund të përfshijnë gjithashtu specialistë të tillë sa vijon:

  • Specialistët për mirëqenien dhe mbështetjen te vetja (shihni 22.9.4)

  • Drejtorët e komunikimeve të kunjit ose specialistët e programit JustServe (shihni JustServe Libër Udhëzues për Shërbimin në Komunitet)

  • Të tjerë sipas nevojës

22.11

Roli i Këshillit të Peshkopëve të Kunjit

Këshilli i peshkopëve të kunjit zhvillohet për t’u këshilluar rreth përgjegjësive që kanë të bëjnë me peshkopët. Ai përfshin diskutim të rregullt të parimeve të 1) kujdesit për njerëzit që kanë nevoja materiale dhe emocionale dhe 2) krijimit të mbështetjes te vetja. (Shihni 29.3.11.)

Anëtarët e këshillit nxiten:

  • Të shkëmbejnë ide, përvoja dhe burime për trajtimin e nevojave materiale dhe emocionale të anëtarëve. Kjo përfshin burimet në komunitet. Ai përfshin gjithashtu ide për mundësi pune ose shërbimi për anëtarët që marrin ndihmë nga Kisha.

  • Të diskutojnë për mënyrat se si t’i nxitin anëtarët që të marrin bekimet e të jetuarit të ligjit të agjërimit dhe të dhurimit të ofertave të agjërimit.


BURIMET E QEVERISË, KOMUNITETIT DHE KISHËS


22.12

Burimet e Qeverisë dhe Komunitetit

Në shumë zona, anëtarët kanë qasje te burimet e qeverisë ose komunitetit që ndihmojnë me nevojat bazë. Burime të tilla mund të përfshijnë:

  • Ndihmën për kujdesin mjekësor.

  • Ndihmën ushqimore.

  • Shërbimet e trajnimit dhe gjetjes së punës.

  • Shërbimet e shëndetit mendor.

  • Programet arsimore.

  • Programet e ndihmës për të moshuarit.

  • Ndihmën për strehim.

Anëtarët nxiten që t’i eksplorojnë këto burime, përveç burimeve të siguruara nga Kisha (shihni 22.13).

Pamja
fruta dhe perime

22.13

Burimet e Kishës

Tabela e mëposhtme rendit burimet e Kishës që mund t’i përkrahin përpjekjet e anëtarëve për të siguruar për nevojat e tyre materiale dhe emocionale dhe për të krijuar mbështetjen te vetja. Shtëpia e ruajtjes e Zotit (shihni 22.2.1) dhe ofertat e agjërimit (shihni 22.2.2) janë në dispozicion për peshkopët në çdo lagje. Burimet e tjera që janë të renditura janë fakultative dhe ndryshojnë nga vendndodhja.

Kategoria

Burimet

Kategoria

Nevojat e menjëhershme

Burimet

  • Shtëpia e ruajtjes e Zotit (ofrimi i kohës, talenteve, dhembshurisë, materialeve dhe burimeve financiare të anëtarëve)

  • Ofertat e agjërimit

  • Fletëporositë e peshkopëve për ushqime dhe artikuj të tjerë bazë nëpërmjet shtëpive të ruajtjes së peshkopëve apo dyqaneve ushqimorë.*

  • Fletëporositë e peshkopëve për veshje ose artikuj shtëpiakë nëpërmjet dyqanit të Industrive Deseret.*

* Fletëporositë e peshkopëve kalojnë nëpërmjet hallkës lidhëse “Fletëporositë dhe Rekomandimet e Peshkopëve” në BUN.

Kategoria

Arsimimi dhe punësimi

Burimet

Kategoria

Shëndeti emocional

Burimet

Kategoria

Përgatitja materiale

Burimet

Kategoria

Shërbimi në komunitet

Burimet