Mbështetjate Vetja
Ndërmjetësimi i Grupeve


“Ndërmjetësimi i Grupeve”, Ndërmjetësimi i Grupeve të Mbështetjes te Vetja (2018)

“Ndërmjetësimi i Grupeve”

Ndërmjetësimi i Grupeve

Fillimi (10 minuta ose më pak)

Ndërmjetësi

Filloni mbledhjen e trajnimit të ndërmjetësve si më poshtë:

  1. Filloni me një lutje (dhe himn, nëse dëshironi).

  2. Një specialist i mbështetjes te vetja ose një anëtar tjetër i komitetit të mbështetjes te vetja mund të bëjë një hyrje dhe dëshmi për tre deri pesë minuta.

  3. Vini secilin të prezantojë veten shkurtimisht (jo më shumë se 30 sekonda secili).

  4. Ftoni gjithë grupin të hapin manualet dhe të ndjekin trajnimin.

Mirëseardhja

Lexoni

Ju faleminderit për gatishmërinë tuaj për të shërbyer si ndërmjetës. Ju do të ndihmoni të udhëhiqni një grup të vogël individësh për t’u bërë më të mbështetur te vetja duke i ndihmuar të mësojnë shprehi të reja praktike dhe të jetojnë parimet e ungjillit. Ju do të jeni një pjesë e diçkaje të mrekullueshme. Grupet e mbështetjes te vetja mund të ndryshojnë jetë. Nuk është nevoja të jesh specialist. Thjesht ndiqni materialet dhe mbështetuni te frymëzimi nga grupi dhe Shpirti.

Ngaqë grupet e mbështetjes te vetja janë paksa të ndryshëm nga grupet e tjera ku kemi qenë, ky trajnim do të na ndihmojë të mësojmë dhe praktikojmë çka është e veçantë me këto grupe. Sot do t’u përgjigjemi disa pyetjeve të zakonshme që kanë ndërmjetësit përpara se të fillohet një grup:

  • Çfarë do të thotë të jesh i/e mbështetur te vetja?

  • Si funksionojnë grupet e mbështetjes te vetja?

  • Çfarë mund të bëj që të jem ndërmjetës shumë i mirë?

Përveç këtij trajnimi, sigurohuni të lexoni vetë Shtojcën dhe të kontrolloni burimet te srs.lds.org përpara mbledhjes suaj të parë.

Trajnimi i sotëm do të duket dhe ndihet si mbledhjet e grupit të mbështetjes te vetja që do të ndërmjetësojmë. Në këtë trajnim dhe në grupet tona të mbështetjes te vetja, ne do të ndjekim materialin siç është shkruar. Të gjitha manualet për mbështetjen te vetja vijnë me nxitje për të na ndihmuar të dimë çfarë të bëjmë. Kur shohim nxitjet vijuese, ne do të ndjekim këto drejtime:

Pamja
tabelë, drejtime për nxitjet

Lexoni

Ky trajnim dhe manualet që do të përdorim në grupet tona, përfshijnë rekomandime kohore për pjesë, diskutime dhe veprimtari. Kjo na ndihmon të administrojmë kohën dhe të trajtojmë materialin. Gjithmonë caktoni një matës kohe për çdo mbledhje grupi për ta mbajtur grupin brenda programit.

Ndërmjetësi

Pyetni nëse ai ose ajo do të dojë të jetë matësi/ja i/e kohës për pjesën e mbetur të trajnimit.

Çfarë do të Thotë të Jemi të Mbështetur te Vetja?

Lexoni

“Mbështetja te vetja është aftësia, zotimi dhe përpjekja për të siguruar nevojat shpirtërore dhe fizike të jetës për veten dhe familjen” (Manuali 2: Administrimi i Kishës [2010], 6.1.1). Të jesh i/e mbështetur te vetja nuk do të thotë që ne mund të bëjmë apo të kemi çdo gjë që duam. Nëse jemi të mbështetur te vetja, ne dimë se nëpërmjet hirit dhe fuqisë së Jezu Krishtit, të ndërthurur me besimin tonë, mund të punojmë për nevojat shpirtërore dhe praktike të jetës që na nevojiten për veten dhe familjet tona. Grupet e mbështetjes te vetja janë formuar që të na ndihmojnë të ndryshojmë mënyrën se si jetojmë, duke punuar me Zotin që të bëhemi më të mbështetur te vetja materialisht e shpirtërisht.

Do të shohim një material filmik me anëtarë dhe udhëheqës grupi që flasin rreth përvojave të tyre me grupet e mbështetjes te vetja. Teksa shihni materialin filmik, dëgjoni se si grupet e mbështetjes te vetja ndikojnë materialisht e shpirtërisht te njerëzit.

Shikoni

Self-Reliance: Tools to Become Better” [“Mbështetja te Vetja: Mjete për t’u Bërë më të Mirë”], në dispozicion te srs.lds.org/videos. (Nuk keni material filmik? Vazhdoni leximin.)

Diskutoni (2 minuta)

Çfarë përvojash keni pasur që ju kanë ndihmuar të mësoni se shpirtërorja dhe materialja janë të lidhura?

Si Funksionojnë Grupet e Mbështetjes te Vetja?

Lexoni

Grupet e mbështetjes te vetja janë këshilla të vogla që përqendrohen te ndihma që çdo anëtar grupi të rritet. Ka katër grupe të mbështetjes te vetja nga ku mund të zgjedhësh:

  • Gjej një Vend Pune më të Mirë

  • Nisja dhe Rritja e Biznesit Tim

  • Financat Personale

  • Arsimim për Punë më të Mirë

Njerëzit mund të mësojnë rreth grupeve vetë, në një takim shpirtëror ose nëpërmjet një ftese të drejtpërdrejtë. Njerëzit zgjedhin se me cilin grup duan të bashkohen.

Grupet zakonisht janë të vogla, me më pak se 12 vetë. Çdo grup mblidhet çdo javë për 12 javë dhe çdo mbledhje zgjat rreth dy orë.

Çdo grup i mbështetjes te vetja drejtohet nga një ndërmjetës (ne). Grupet e mbështetjes te vetja ndërmjetësohen, nuk jepet mësim nga një mësues. Nga ne, si ndërmjetës, nuk pritet që të jemi specialistë për temën. Por ne e ndihmojmë grupin të ndjekë materialet siç janë shkruar dhe e ftojmë çdo anëtar të grupit të marrë pjesë.

Çdo mbledhje grupi ndjek një kapitull në manual. Çdo kapitull ka pesë pjesë me një kohë të rekomanduar. Këto pesë pjesë janë thelbi i mbledhjes së grupit të mbështetjes te vetja. Për të drejtuar një mbledhje grupi, thjesht ndiqni materialet dhe kohën e sugjeruar – asnjëherë mos kapërceni një pjesë.

Pamja
ikona, ndryshoni ndërmjetësit

Ndryshoni Ndërmjetësit

Lexoni

Në mbarim të çdo mbledhjeje, ne mund t’i ndihmojmë anëtarët e grupit tonë të zgjedhin një partner në veprim për ndihmë dhe mbështetje gjatë javës. Partnerët në veprim mund të ndërrohen çdo javë. Ata zakonisht janë të së njëjtës gjini, por jo pjesëtarë familjeje.

Ndërthurja e parimeve shpirtërore, aftësive praktike dhe e fuqisë së grupit krijon një mjedis të pashoq mësimi për grupin dhe i ndihmon njerëzit ta përmirësojnë jetën e tyre. Sikurse do ta shihni në materialin filmik në vijim, në grupet tona të mbështetjes te vetja ne mësojmë nga tri burime: materialet, njëri‑tjetri dhe Shpirti.

Shikoni

The Power of the Group” [“Fuqia e Grupit”], në dispozicion te srs.lds.org/videos. (Nuk keni material filmik? Vazhdoni leximin.)

Diskutoni (2 minuta)

Si mendoni se do të jenë ndryshe grupet e mbështetjes te vetja nga kurset e tjera apo seminaret praktike ku keni marrë pjesë? Si do të ngjasojnë?

Pamja
ikona, ndryshoni ndërmjetësit

Ndryshoni Ndërmjetësit

Ç’Mund të Bëj që të Jem Ndërmjetës Shumë i Mirë?

Lexoni

Të qenit ndërmjetës mund të jetë një përvojë e mrekullueshme. Ndërmjetësit më të efektshëm bëjnë tri gjëra shumë të rëndësishme:

  • Ndërmjetësojnë, nuk japin mësim.

  • Kujdesen për disa përgjegjësi të tjera.

  • Shërbejnë si bari për grupin.

Ndërmjetësoni, Mos Jepni Mësim

Lexoni

Grupet e mbështetjes te vetja qëllimisht janë formuar që të ndërmjetësohen dhe jo të mësohen nga një mësues. Ndërmjetësit nuk përgatitin mësime, nuk i japin leksione grupit apo të flasin më shumë nga ndonjë anëtar tjetër grupi. Ata ndjekin materialet e kursit dhe e ftojnë secilin anëtar grupi të marrë pjesë barabar. Ndërmjetësit ndihmojnë të krijohet një mjedis ku Shpirti të mund t’i mësojë grupit.

Në materialin tjetër filmik, vëreni për mënyrat se si një ndërmjetës ndryshoi nga dhënia mësim në ndërmjetësim dhe se si kjo ndikoi te grupi.

Shikoni

How to Facilitate a Group” [“Si të Ndërmjetësoj një Grup”], në dispozicion te srs.lds.org/videos. (Nuk keni material filmik? Vazhdoni leximin.)

Diskutoni (2 minuta)

Si ndryshon ndërmjetësimi nga mësimdhënia?

Pamja
ikona, ndryshoni ndërmjetësit

Ndryshoni Ndërmjetësit

Lexoni

Si ndërmjetës, ne jemi përgjegjës për të krijuar një mjedis mësimi pozitiv, respektues dhe të pëlqyeshëm. Ne i ndihmojmë anëtarët e grupit tonë që të kujdesen për njëri‑tjetrin dhe të tregojnë dashuri e përkrahje.

Pamja
ikona, ndryshoni ndërmjetësit

Ndryshoni Ndërmjetësit

Lexoni

Si ndërmjetës, ne mund të bëhemi shembull. Ne mund t’i ndihmojmë anëtarët e grupit tonë të krijojnë një mjedis mësimi pozitiv dhe përkujdesjeje. Gjërat jo gjithnjë do të shkojnë përsosurisht e herë‑herë mund të na duhet t’i ndihmojmë anëtarët e grupit të shohin si po ndikojnë veprimet e tyre te grupi dhe si t’i ndryshojnë. Do të flasim më gjatë për këtë në veprimtarinë tonë të radhës.

Ndërmjetësi

Për diskutimin vijues mbi përgjegjësitë e ndërmjetësit, mund të jetë me dobi ta ktheni ndërmjetësimin te ndërmjetësi fillestar.

Kujdesuni për Disa Përgjegjësi të Tjera

Lexoni

Si ndërmjetës, ne gjithashtu kemi disa përgjegjësi jashtë mbledhjeve të grupit tonë. Veprimtaria tjetër do të na japë mundësi të flasim rreth këtyre përgjegjësive.

Pamja
ikona, ndryshoni ndërmjetësit

Ndryshoni Ndërmjetësit

Shërbeni si Bari për Grupin Tuaj

Lexoni

Tani që e kemi sqaruar se si ndërmjetësojmë dhe kemi kaluar nëpër disa nga përgjegjësitë tona të tjera, është koha të flasim rreth gjërave kyç për një ndërmjetësim shumë të mirë. Ndërmjetësit më të mirë i duan dhe kujdesen për anëtarët e grupit të tyre. Ata i shërbejnë grupit të tyre thuajse si një bari që do të kujdesej për një tufë. Krishti përdori shembullin e barinjve pasi barinjtë njihnin për çdo dele emrin, personalitetin dhe nevojat e tyre. Ndërmjetësit shumë të mirë i njohin anëtarët e grupit, kujdesen për suksesin e tyre dhe i ndihmojnë të marrin pjesë dhe të jenë të suksesshëm. Mund të duhen disa javë që një grup të bashkohet, por shumica e atyre që mbarojnë grupin e mbështetjes te vetja, tregojnë se sa të afërt u bënë me grupin e tyre dhe sa shumë tregonin interes për njëri‑tjetrin. Si ndërmjetës, ne mund të ndihmojmë të krijohet një mjedis që e nxit këtë.

Lexojini me radhë sugjerimet vijuese mbi të qenit bari për grupin tuaj.

Të Qenit Bari për Grupin Tuaj

  • Telefonojuni ose dërgojuni mesazh me celular anëtarëve të grupit. Ju mund të lidheni me ta dhe t’u kujtoni datën, orën dhe vendin e mbledhjes.

  • Kur vijnë njerëzit, përshëndetini ngrohtësisht dhe njihuni me ta.

  • Njihni dhe tregoni entuziazëm për përparimin e anëtarëve të grupit tuaj.

  • Kujtojuni pjesëtarëve të grupit të respektojnë informacionet konfidenciale.

  • Në kohën midis mbledhjeve, nxitini anëtarët e grupit që po hasin vështirësi. Ndihmoni që edhe partnerët e tyre në veprim t’i kontaktojnë dhe t’i mbështetin.

  • Së bashku me të tjerë në grup, ndihmojini anëtarët e grupit që mund të kenë munguar në mbledhje.

  • Lutuni për anëtarët e grupit tuaj me emër.

  • Plot lutje shikojini materialet për mbledhjen tjetër të grupit tuaj.

  • Qëndroni afër Shpirtit dhe veproni sipas ideve dhe frymëzimit.

Diskutoni (2 minuta)

Si do të na ndihmojnë këto gjëra që të jemi një bari për grupet tona të mbështetjes te vetja?

Pamja
ikona, ndryshoni ndërmjetësit

Ndryshoni Ndërmjetësit

Pamja
ikona, ndryshoni ndërmjetësit

Ndryshoni Ndërmjetësit

Përfundim

Lexoni

Shpresojmë që ky trajnim të na ketë ndihmuar të kuptojmë më shumë rreth mbështetjes te vetja, si funksionojnë grupet e mbështetjes te vetja dhe çfarë mund të bëjmë që të jemi ndërmjetës shumë të mirë. Të jesh pjesë e një grupi të mbështetjes te vetja mund të jetë një përvojë e ndryshme dhe e re për ne dhe anëtarët e grupit tonë. Mundet madje të kërkojë pak kohë që të ndihemi mirë me procesin dhe me njëri‑tjetrin. Kthejuni shpesh këtij manuali, kontrolloni informacionin shtesë në Shtojcën – veçanërisht vlerësimet – dhe vizitoni srs.lds.org për më shumë informacion dhe për materiale filmike të dobishme. Me kohë dhe me mirëbesim te Zoti, ne do të kemi një përvojë të shkëlqyer.

Shikoni

Self-Reliance Facilitators: Bringing About Change” [“Ndërmjetësit e Mbështetjes te Vetja: Duke Sjellë Ndryshim”], në dispozicion te srs.lds.org/videos. (Nuk keni material filmik? Vazhdoni leximin.)

Diskutoni (3 minuta)

Cilat janë gjërat më të rëndësishme që mësuam nga ky trajnim?

Përsiatni (3 minuta)

Individualisht mendoni rreth asaj që keni mësuar nga ky trajnim dhe shqyrtoni çfarë Zoti do të donte që ju të bënit. Shkruajeni përgjigjen tuaj më poshtë.

Bazuar në përvojën që pata sot, unë do të doja të:

Lutje

Ftoni dikë të thotë lutjen e mbylljes.