EnglishConnect for Missionaries
Mësimi 2: Paraqitjet


“Mësimi 2: Paraqitjet”, Programi EnglishConnect 2 për Nxënësit (2022)

“Mësimi 2”, Programi EnglishConnect 2 për Nxënësit

dy gra duke buzëqeshur

Lesson 2

Introductions

Objektivi: Unë do të mësoj të flas se nga vjen dikush dhe çfarë i pëlqen të bëjë.

Personal Study

Përgatituni për grupin tuaj të bashkëbisedimit nëpërmjet përfundimit të veprimtarive A deri në E.

ikona a
Study the Principle of Learning: Exercise Faith in Jesus Christ

Ushtroni Besim te Jezu Krishti

Jesus Christ can help me do all things as I exercise faith in Him.

Jezu Krishti mund të më ndihmojë t’i bëj të gjitha gjërat kur ushtroj besim tek Ai.

Jezu Krishti është Biri i Perëndisë. Perëndia dërgoi Jezusin që të na mësojë dhe të na ndihmojë. Jezusi na mëson se si të jetojmë me vërtetësi ndaj potencialit tonë si fëmijë të Perëndisë. Jezusi ka fuqinë për të na ndihmuar që t’i mposhtim dobësitë dhe sfidat tona. Ai na mësoi:

“Po të keni besim sa një kokërr sinapi, do t’i thoni këtij mali: ‘Zhvendosu nga këtu atje’, dhe ai do të zhvendoset; dhe asgjë nuk do të jetë e pamundshme për ju” (Mateu 17:20).

Mund të ndieni se të mësuarit e anglishtes është një mal i lartë – një detyrë e pamundur. Por kur ushtroni madje një sasi të vogël besimi te Jezu Krishti, besimi juaj do të rritet. Besimi juaj në rritje tek Ai do t’ju ndihmojë që t’i mposhtni sfidat tuaja.

Jezusi duke i folur Marisë

Ponder

  • Cilat janë disa nga sfidat që mund të hasni gjatë mësimit të anglishtes?

  • Cilat janë disa mënyra se si mund ta rritni besimin tuaj te Jezu Krishti?

ikona b
Memorize Vocabulary

Mësojeni kuptimin dhe shqiptimin e secilës fjalë përpara grupit tuaj të bashkëbisedimit. Perëndia do t’ju ndihmojë për ta mbajtur mend atë që po mësoni, ndërkohë që bëni gjithçka mundeni për të studiuar.

Nouns

Brazil

Brazil

Ghana

Ganë

India

Indi

Japan

Japoni

Mexico

Meksikë

South Korea

Kore e Jugut

Tonga

Tongë

Verbs

cook

gatuaj

play soccer

luaj futboll

play violin

i bie violinës

run

vrapoj

sew

qep

shop

bëj pazar

sing

këndoj

watch shows

shikoj shfaqje

ikona c
Practice Pattern 1

Gjuha angleze ka shumë modele. Me një model dhe disa fjalë të fjalorit mund të krijoni duzina fjalish. Ushtrohuni duke i përdorur modelet derisa të mund të bëni pyetje dhe të jepni përgjigje me vetëbesim. Mund t’i zëvendësoni fjalët e nënvizuara me fjalët në pjesën “Memorize Vocabulary”.

Q: Where are you from?A: I am from (noun).

Questions

pyetje modeli 1 nga ç’vend jeni

Answers

përgjigje modeli 1 unë jam nga (emër)

Examples

Q: Where are you from?A: I am from Ghana.

djalë duke buzëqeshur dhe mbajtur një top

Q: Where is he from?A: He is from Chile.

ikona d
Practice Pattern 2

Ushtrohuni duke i përdorur modelet derisa të mund të bëni pyetje dhe të jepni përgjigje me vetëbesim. Nëse diçka është pështjelluese, lutuni për ndihmë dhe vazhdoni të punoni me të. Perëndia do t’ju ndihmojë kur bëni gjithçka mundeni për të mësuar.

Q: What do you like to do?A: I like to (verb).

Questions

pyetje modeli 2 çfarë ju pëlqen të bëni

Answers

përgjigje modeli 2 më pëlqen të (folje)

Examples

burrë duke gatuar

Q: What do you like to do?A: I like to cook.

Q: What does he like to do?A: He likes to watch TV.

grua duke qepur një fustan

Q: What doesn’t she like to do?A: She doesn’t like to sew.

ikona e
Use the Patterns

Shkruani katër pyetje të cilat mund t’ia bëni dikujt. Shkruani një përgjigje për secilën pyetje. Lexojini me zë të lartë.

Additional Activities

Përfundojini veprimtaritë dhe vlerësimet e mësimit në internet tek englishconnect.org/learner/resources ose në EnglishConnect 2 – Fletore Pune.

Act in Faith to Practice English Daily

Ju nevojitet ushtrim i vazhdueshëm dhe i përditshëm për të folur një gjuhë të re. Pasja e një synimi mund t’ju ndihmojë. Synimi juaj nuk ka pse të jetë i ndërlikuar. Në fakt, synimet e thjeshta janë zakonisht më të efektshme ngaqë ju ndihmojnë të zhvilloni një zakon të ushtrimit të anglishtes çdo ditë.

Vazhdoni ta ushtroni gjuhën angleze çdo ditë. Përdoreni pjesën “Gjurmuesi i Studimit Vetjak”. Përsëriteni synimin tuaj të studimit dhe vlerësojini përpjekjet tuaja.

Conversation Group

Discuss the Principle of Learning: Exercise Faith in Jesus Christ

(20–30 minutes)

Jezusi duke i folur Marisë

ikona 1
Activity 1: Practice the Patterns

(10–15 minutes)

Përsëriteni listën e fjalorit me një partner.

Ushtrojeni modelin 1 me një partner:

  • Ushtrojeni bërjen e pyetjeve.

  • Ushtrojeni dhënien e përgjigjeve.

  • Ushtrojeni një bashkëbisedim duke përdorur modelet.

Përsëriteni për modelin 2.

ikona 2
Activity 2: Create Your Own Sentences

(10–15 minutes)

Vështrojini figurat. Bëni pyetje dhe jepni përgjigje rreth emrit të secilit person dhe vendit nga janë ata. Flisni për atë që u pëlqen dhe nuk u pëlqen të bëjnë. Përdorni modele nga ky mësim dhe mësimi 1. Jini krijues! Bëjeni me radhë.

Example: Raul

djalë duke buzëqeshur dhe mbajtur një top
  • A: What’s his name?

  • B: He is Raul.

  • A: Where is he from?

  • B: He is from Chile.

  • A: What does he like to do?

  • B: He likes to play soccer.

  • A: What doesn’t he like to do?

  • B: He doesn’t like to shop.

Image 1: Cho and Ji-Hu

burrë dhe grua duke kënduar

Image 2: Heather

grua duke derdhur brumin në tavë

Image 3: Kota

djalë duke i rënë violinës

Image 4: Sasha and Levi

burrë dhe grua duke vrapuar

ikona 3
Activity 3: Create Your Own Conversations

(15–20 minutes)

Bëni pyetje dhe jepni përgjigje rreth gjërave që ju pëlqen dhe nuk ju pëlqen të bëni. Thoni sa më shumë që të mundeni. Bëjeni me radhë.

Example

  • A: What do you like to do?

  • B: I like to travel. Do you like to travel?

  • A: No, I don’t like to travel. What don’t you like to do?

  • B: I don’t like to watch sports. Do you like to watch sports?

  • A: Yes, I like to watch sports.

Evaluate

(5–10 minutes)

Vlerësojeni përparimin tuaj lidhur me objektivat dhe përpjekjet tuaja për ta ushtruar gjuhën angleze çdo ditë.

Evaluate Your Progress

I can:

  • Ask where others are from.

    Të pyes se nga ç’vend janë të tjerët.

    fytyrë pa shprehi, fytyrë e kënaqur, fytyrë e lumtur
  • Say where I and others are from.

    Të them se nga ç’vend jam unë dhe të tjerët.

    fytyrë pa shprehi, fytyrë e kënaqur, fytyrë e lumtur
  • Ask others what they like and don’t like to do.

    T’i pyes të tjerët se çfarë u pëlqen dhe nuk u pëlqen të bëjnë.

    fytyrë pa shprehi, fytyrë e kënaqur, fytyrë e lumtur
  • Talk about what I and others like and don’t like to do.

    Të flas për atë që më pëlqen dhe nuk më pëlqen të bëj, mua dhe të tjerëve.

    fytyrë pa shprehi, fytyrë e kënaqur, fytyrë e lumtur

Evaluate Your Efforts

Vlerësojini përpjekjet tuaja që:

  1. Të studioni parimin e të mësuarit.

  2. T’i mësoni përmendsh Fjalët e Fjalorit.

  3. T’i ushtroni modelet.

  4. Të ushtroheni çdo ditë.

Vendosni një synim. Merrini parasysh sugjerimet për studim te “Gjurmuesi i Studimit Vetjak”.

Tregojani synimin tuaj një partneri.

Act in Faith to Practice English Daily

Filloni sot që ta rritni besimin tuaj. Nëpërmjet besimit tuaj, Jezu Krishti do ta rritë aftësinë tuaj për të zhvendosur male në jetën tuaj [shihni te 1 Nefi 7:12] ndonëse sfidat tuaja vetjake mund të përvijohen po aq të larta sa mali i Everestit” (Rasëll M. Nelson, “Krishti u Ringjall; Besimi tek Ai do të Zhvendosë Malet”, Liahona, maj 2021, f. 102).