EnglishConnect for Missionaries
Mësimi 22: Komuniteti


“Mësimi 22: Komuniteti”, Programi EnglishConnect 1 për Nxënësit (2022)

“Mësimi 22”, Programi EnglishConnect 1 për Nxënësit

tri gra duke folur

Lesson 22

Community

Objektivi: Unë do të mësoj të pyes për drejtime dhe të jap drejtime.

Personal Study

Përgatituni për grupin tuaj të bashkëbisedimit nëpërmjet përfundimit të veprimtarive A deri në E.

ikona a
Study the Principle of Learning: You Are a Child of God

Ju jeni një Fëmijë i Perëndisë

I am a child of God with eternal potential and purpose.

Unë jam një fëmijë i Perëndisë me potencial dhe qëllim të përjetshëm.

Merrni parasysh se çfarë keni mësuar rreth identitetit tuaj si një fëmijë i Perëndisë. Mendoni rreth marrëdhënies suaj me Të. Merrni parasysh se çfarë Ai ju ka mësuar rreth qëllimit tuaj dhe potencialit tuaj. Reflektoni mbi përvojat që keni pasur duke mësuar anglisht. Si e keni ndier Atë t’ju ndihmojë të bëni gjëra që i menduat se ishin të pamundura?

Përvoja juaj e bërjes palë me Perëndinë për të mësuar ju ka përgatitur që t’i ndihmoni të tjerët.

Jezusi na dha mësim: “Unë ju porosis që të jeni drita e këtij populli. … Prandaj, le të shkëlqejë drita juaj para këtyre njerëzve, që ata të shohin veprat tuaja të mira dhe të lëvdojnë Atin tuaj që është në qiell” (3 Nefi 12:14, 16).

Ju keni kaq shumë dritë për ta shpërndarë. Ju mund të jeni një shembull për mënyrën se si Perëndia mund t’i ndihmojë fëmijët e Tij që të mësojnë e të përparojnë. Mund të tregoni se si Perëndia ju ndihmoi që të mësoni anglishten. Mund t’i ndihmoni të tjerët që të mësojnë se si të bëhen palë me Perëndinë për të arritur potencialin e tyre. Mund t’u tregoni atyre se si keni arritur të besoni thënien: “Unë jam një fëmijë i Perëndisë me potencial dhe qëllim të përjetshëm”.

dy gra duke u përqafuar

Ponder

  • Si mund të jeni një dritë për njerëzit përreth jush?

  • Si mund të vazhdoni ta zhvilloni marrëdhënien tuaj me Atin tuaj Qiellor ndërsa mësoni e rriteni?

ikona b
Memorize Vocabulary

Mësojeni kuptimin dhe shqiptimin e secilës fjalë përpara grupit tuaj të bashkëbisedimit. Përpiquni t’i përdorni fjalët e reja në një bashkëbisedim ose në një mesazh të dërguar dikujt që di anglisht.

go

shkoj

turn

kthehem

How do I get to … ?

Si të shkoj tek … ?

Nouns

bank

bankë

grocery store

dyqan ushqimor

restaurant

restorant

store

dyqan

train station

stacion treni

First Street/1st Street

Rruga e Parë/Rruga e 1‑rë

Green Lane

Korsi e Gjelbër

Shihni mësimin 20 për më shumë nouns.

Adverbs

north

veri

south

jug

east

lindje

west

perëndim

left

majtas

right

djathtas

straight

drejt

Prepositions

across from

përballë

between

ndërmjet

in front of

përpara

next to

pranë/në krah të

ikona c
Practice Pattern 1

Ushtrohuni që t’i përdorni modelet derisa të mund të bëni pyetje dhe të jepni përgjigje me vetëbesim. Mund t’i zëvendësoni fjalët e nënvizuara me fjalët në pjesën “Memorize Vocabulary”.

Q: Where is the (noun)?A: It’s next to the (noun).

Questions

modeli 1 pyetje ku është (emër)

Answers

modeli 1 përgjigje është pranë (emër)

Examples

dyqan ushqimor pranë një banke

Q: Where is the grocery store?A: It’s next to the bank.

dyqan ushqimor midis një restoranti dhe një banke

Q: Where is the grocery store?A: It’s between the restaurant and the bank.

ikona d
Practice Pattern 2

Ushtrohuni që t’i përdorni modelet derisa të mund të bëni pyetje dhe të jepni përgjigje me vetëbesim. Përpiquni t’i përdorni modelet në një bashkëbisedim me një mik. Mund të flisni ose të dërgoni mesazhe.

Q: How do I get to the (noun)?A: Go (adverb) on First Street.

Questions

modeli 2 pyetje si të shkoj tek (emër)

Answers

modeli 2 përgjigje shko (ndajfolje) te Rruga e Parë

Examples

çift duke qëndruar përpara një dyqani

Q: How do I get to the store?A: Go north. Turn right on First Street.

njerëz në një stacion treni

Q: How do I get to the train station?A: Go straight. Turn left on Green Lane. Turn right on B Street.

ikona e
Use the Patterns

Shkruani katër pyetje të cilat mund t’ia bëni dikujt. Shkruani një përgjigje për secilën pyetje. Lexojini me zë të lartë.

Additional Activities

Përfundojini veprimtaritë dhe vlerësimet e mësimit në internet tek englishconnect.org/learner/resources ose në EnglishConnect 1 – Fletore Pune.

Act in Faith to Practice English Daily

Vazhdoni ta ushtroni anglishten çdo ditë. Përdoreni pjesën “Gjurmuesi i Studimit Vetjak”. Përsëriteni synimin tuaj të studimit dhe vlerësojini përpjekjet tuaja.

Conversation Group

Discuss the Principle of Learning: You Are a Child of God

(20–30 minutes)

dy të reja duke u përqafuar

ikona 1
Activity 1: Practice the Patterns

(10–15 minutes)

Përsëriteni listën e fjalorit me një partner.

Ushtrojeni modelin 1 me një partner:

  • Ushtrojeni bërjen e pyetjeve.

  • Ushtrojeni dhënien e përgjigjeve.

  • Ushtrojeni një bashkëbisedim duke përdorur modelet.

Përsëriteni për modelin 2.

ikona 2
Activity 2: Create Your Own Sentences

(10–15 minutes)

Bëni pyetje dhe jepni përgjigje rreth një qyteti ose qyteze që e njihni. Thoni sa më shumë që të mundeni. Bëjeni me radhë.

New Vocabulary

bakery

pastiçeri

bookstore

librari

church

kishë

library

bibliotekë

park

park

post office

zyrë postare

school

shkollë

Example

bankë
  • A: Where is the bank?

  • B: It’s next to the post office.

  • A: Where is the park?

  • B: It’s across from my house.

ikona 3
Activity 3: Create Your Own Conversations

(15–20 minutes)

Interpretoni me role. Shihni në hartë. Partneri A zgjedh një vendndodhje nisjeje dhe një vendmbërritje përfundimtare. Partneri B jep drejtime. Ndërrojini rolet.

hartë e ndërtesave të qytetit

Example

  • A: I’m at the grocery store. How do I get to the bank?

  • B: Go south on Main Street. Turn left on C Street. Then turn right on 1st Street. The bank is across from the train station.

Evaluate

(5–10 minutes)

Vlerësojeni përparimin tuaj lidhur me objektivat dhe përpjekjet tuaja për ta ushtruar anglishten çdo ditë.

Evaluate Your Progress

I can:

  • Describe the location of places I visit.

    Të përshkruaj vendndodhjen e vendeve që vizitoj.

    fytyrë pa shprehje, fytyrë e kënaqur, fytyrë e lumtur
  • Ask for and give directions.

    Të pyes për drejtime dhe të jap drejtime.

    fytyrë pa shprehje, fytyrë e kënaqur, fytyrë e lumtur

Evaluate Your Efforts

Vlerësoni përpjekjet tuaja që:

  1. Të studioni parimin e të mësuarit.

  2. Të mësoni përmendsh fjalët e fjalorit.

  3. T’i ushtroni modelet.

  4. Të ushtroheni çdo ditë.

Vendosni një synim. Merrini parasysh sugjerimet për studim te “Gjurmuesi i Studimit Vetjak”.

Tregojani synimin tuaj një partneri.

Act in Faith to Practice English Daily

“Kurrë mos harroni … se ju vërtet jeni një fëmijë i Perëndisë, i cili ka trashëguar diçka nga natyra e Tij hyjnore, një njeri të cilin Ai e do dhe dëshiron ta ndihmojë dhe ta bekojë” (Gordon B. Hinckley, “You Are a Child of God”, Liahona, maj 2003, f. 119).