Seminari
Mësimi 194 – Zhvillimi i Zotësive dhe Aftësive: Përparimi me Ndihmën e Zotit


“Mësimi 194 – Zhvillimi i Zotësive dhe Aftësive: Përparimi me Ndihmën e Zotit”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet (2025)

“Zhvillimi i Zotësive dhe Aftësive”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet

Mësimi 194: Përgatitja për Arsimimin dhe Punësimin e Ardhshëm

Zhvillimi i Zotësive dhe Aftësive

Përparimi me Ndihmën e Zotit

të rinj duke zhvilluar një zotësi

Ndërsa e bëjmë pjesën tonë, Shpëtimtari mund të na ndihmojë të zhvillojmë zotësi dhe aftësi që do të na ndihmojnë të përgatitemi për përgjegjësi në të ardhmen dhe të arrijmë potencialin tonë si fëmijë të Perëndisë. Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit të bëjnë një plan për të zhvilluar zotësitë dhe aftësitë që do t’i përgatitin për punësim dhe role të tjera në të ardhmen.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Ky mësim do të jetë më i efektshëm pasi të jepni mësimin e titulluar “Zbulimi i Pikave të Forta dhe Aftësive të Tua”. Nëse nuk patët mundësi ta jepni atë mësim, merreni parasysh të përdorni disa nga veprimtaritë prej tij si pjesë e këtij mësimi.

Përqendrohu atje për ku je drejtuar

Merreni parasysh ta filloni mësimin duke paraqitur figurat vijuese ose duke vizatuar figura të ngjashme në tabelë. Mund të tregoni me gisht figurën e parë kur të përshkruani të renë e parë në skenarin më poshtë, më pas të tregoni me gisht figurën e dytë kur të përshkruani adoleshenten e dytë.

dy zonjusha

Imagjino sikur njeh dy të reja që kanë ndjesi shumë të ndryshme për zotësitë dhe aftësitë e tyre. E para ka shumë talente të dukshme, ndërkohë që e dyta ndihet sikur nuk ka talentet që duhen për të qenë e suksesshme në jetë.

  • Çfarë këshillash ose paralajmërimesh do t’u jepje këtyre njerëzve në lidhje me talentet, zotësitë ose aftësitë e tyre? Përse?

Paraqiteni figurën vijuese dhe ftojini nxënësit të tregojnë atë që shohin se po portretizohet. Ata mund të tregojnë mësimet shpirtërore që mund të nxjerrin nga tabela në figurë.

rrugët e zhvillimit dhe aftësitë

Përpara se të jepni thënien nga Plaku Klark G. Gilbert, i Të Shtatëdhjetëve, mund të jetë e dobishme të shpjegoni se pjerrësia e një vije i referohet përparimit të saj për lart ose për poshtë.

Plaku Klark G. Gilbert, i Të Shtatëdhjetëve dha mësim rreth rëndësisë së përqendrimit atje për ku je drejtuar në jetë në vend të vendit nga e fillon:

10:1
Plaku Klark G. Gilbert

“E ardhmja jonë do të përcaktohet shumë më pak nga pikënisja jonë dhe shumë më tepër nga pjerrësia e lëvizjes sonë. Jezu Krishti sheh potencial hyjnor pavarësisht nga vendi ku fillojmë. … Krishti merr parasysh se çfarë bëjmë me atë që na është dhënë. Ndërkohë që bota përqendrohet te pikënisja jonë, Perëndia përqendrohet te pjerrësia e lëvizjes sonë. Në matematikën e Zotit, Ai do të bëjë gjithçka mundet për të na ndihmuar që t’i kthejmë pjerrësitë e lëvizjeve tona drejt qiellit.” (Klark G. Gilbert, “Të Zhvillohemi më Shumë në Krisht: Shëmbëlltyra e Pjerrësisë”, Liahona, nëntor 2021, f. 20)

  • Çfarë mësove rreth Jezu Krishtit nga fjalët e Plakut Gilbert?

  • Çfarë gjete në këtë thënie që mund të të ofrojë shpresë dhe inkurajim kur bëhet fjalë për zhvillimin e talenteve, zotësive dhe aftësive?

Shpjegoni se ky mësim do të përqendrohet te zhvillimi i zotësive dhe aftësive që mund të na ndihmojë të përgatitemi për punësim dhe role të tjera që do të kemi në të ardhmen.

Ftojini nxënësit të mendojnë për zotësitë ose aftësitë që duan të zhvillojnë për të qenë të përgatitur më mirë për rolet ose mundësitë e tyre të punësimit në të ardhmen. Ata mund t’i renditin këto në ditarët e tyre. Do të ishte e dobishme t’i vinit nxënësit t’iu referohen shënimeve që mund të kenë mbajtur gjatë mësimit të titulluar “Zbulimi i Pikave të Forta dhe Aftësive të Tua”.

Inkurajojini nxënësit ndërsa studiojnë sot që t’i kushtojnë vëmendje frymëzimit nga Fryma e Shenjtë që mund t’i ndihmojë ta kuptojnë më mirë se si t’i zhvillojnë talentet, zotësitë ose aftësitë e tyre me ndihmën e Zotit.

Zhvillimi i zotësive dhe aftësive

Përpara se t’i ftoni nxënësit të marrin pjesë në veprimtarinë vijuese për studim, merreni parasysh t’i ftoni ata të mbledhin ide për mënyrat se si Zoti mund t’i ndihmojë ata të zhvillojnë zotësi dhe aftësi.

Më pas, vendosini nxënësit në grupe të vogla që të mund të zbulojnë të vërtetat nga shkrimet e shenjta. Mund t’i jepni secilit grup një varg të ndryshëm dhe t’u kërkoni atyre të lexojnë, diskutojnë dhe shkruajnë një të vërtetë ose parim në tabelë që bazohet te shkrimi i shenjtë që iu caktua.

Lexoji vargjet vijuese dhe kërko të vërteta. Merr parasysh se si mund të të ndihmojnë këto të vërteta në përpjekjet e tua për të zhvilluar zotësi dhe aftësi.

Doktrina e Besëlidhje 4:7; 46:8–9; 75:3, 29; 1 Nefi 7:12

Ftojini nxënësit t’i tregojnë të vërtetat që zbuluan. Ata mund të tregojnë të vërteta të ngjashme me ato në vijim:

  • Nëse kërkojmë ndihmë nga Perëndia, Ai do t’u përgjigjet lutjeve tona (shih te Doktrina e Besëlidhje 4:7).

  • Zoti na urdhëron të kërkojmë dhurata shpirtërore në mënyrë që ne dhe të tjerët të mund të nxjerrim dobi prej tyre (shih te Doktrina e Besëlidhje 46:8–9).

  • Zoti na urdhëron ta shmangim të qenit përtacë dhe të punojmë me zell (shih te Doktrina e Besëlidhje 75:3, 29).

  • Zoti mund t’i bëjë të gjitha gjërat për ne sipas vullnetit të Tij, nëse ne ushtrojmë besimin tonë tek Ai (shih te 1 Nefi 7:12).

  • Si mendon se lidhen këto të vërteta me zhvillimin e talenteve, zotësive ose aftësive?

  • Kur ke qenë ti ose njerëz që i njeh në gjendje të zhvilloni zotësi ose aftësi duke zbatuar një ose më shumë nga këto të vërteta?

Pasi nxënësit t’i përgjigjen pyetjes së mëparshme, merreni parasysh t’u tregoni materialin filmik “Faith and the Goal” [“Besimi dhe Synimi”] (4:40), në dispozicion në ChurchofJesusChrist.org. Ftojini nxënësit të kërkojnë shembuj të të vërtetave që përcaktuan.

4:39

Zhvillimi dhe përdorimi i talenteve të tua

Kjo pjesë e mësimit është hartuar për t’iu ofruar nxënësve një rast për të punuar për një plan personal që të zhvillojnë një talent, zotësi ose aftësi që kanë përcaktuar e cila mund t’i ndihmojë ata të përgatiten për rolet ose mundësitë e punësimit në të ardhmen. Inkurajojini nxënësit të mbështeten te Shpirti ndërsa po kërkojnë mënyra për të zhvilluar dhe mësuar. Mund të merrni paraysh t’u kujtoni nxënësve që disa talente vijnë natyrshëm, ndërkohë që të tjerët kërkojnë punë dhe përpjekje individuale.

Përpara se t’u jepni nxënësve kohë për të punuar për planin e tyre, merreni parasysh të shfaqni materialin filmik “Small and Simple” [“Të Vogla dhe të Thjeshta”] (3:31), në dispozicion në ChurchofJesusChrist.org. Mund ta përdorni këtë material filmik për t’i ndihmuar nxënësit të shohin shembuj të hapave të thjeshtë që mund të ndjekin për të përmbushur synimet e tyre.

3:31

ikona e fletushkësShpërndani fletushkën “Zhvillimi i Zotësive dhe Aftësive”. Përpara se t’u jepni nxënësve kohë për të punuar për këtë, merreni parasysh të përfundoni një shembull bashkë si klasë. Bëjini anëtarët e klasës të mendojnë për një zotësi ose aftësi ku të përqendrohen dhe më pas ftojini ata të mbledhin ide për mënyrat se si mund ta plotësojnë secilin nga hapat për ta zhvilluar atë zotësi ose aftësi.

Kur nxënësit të punojnë për planin më vete, mund të jetë e dobishme t’u kujtoni zotësinë ose aftësinë që vendosën se donin të zhvillonin në mësimin e titulluar “Zbulimi i Talenteve dhe Aftësive të Tua”.

Zhvillimi i Zotësive dhe Aftësive

Përdori hapat vijues që të të ndihmojnë të bësh një plan për zhvillimin e zotësive dhe aftësive që do të të përgatitin për rolet dhe mundësitë e punësimit në të ardhmen:

  1. Rendit një zotësi ose aftësi të cilën do të doje të zhvilloje për të të ndihmuar për një punësim në të ardhmen ose role të tjera që do të kesh.

  2. Si do të të ndihmojë kjo zotësi ose aftësi për t’u bërë më shumë si Ati Qiellor dhe Jezu Krishti?

  3. Vendos një synim që të të ndihmojë ta zhvillosh këtë zotësi ose aftësi. Rendit dy ose tre hapa ose veprime specifike që do të ndërmarrësh për ta arritur këtë synim.

  4. Cilin zakon ose cilat zakone do të ndryshosh për ta përmbushur synimin tënd? Filloje me pak. Rendit një ose dy zakone që mund t’i ndryshosh ose krijosh çdo ditë. Nuk ke pse të bësh shumë gjëra.

  5. Si do ta kërkosh ndihmën e Perëndisë për planin tënd? Mund të gjesh një shkrim të shenjtë që përshkruan mënyrat se si mund ta bësh këtë. Shembujt përfshijnë Fjalët e Urta 3:5–6; 2 Nefi 32:3; Ethëri 12:27; dhe Doktrina e Besëlidhje 4:7.

Ftojini nxënësit e gatshëm t’i tregojnë pjesë të planeve të tyre njëri-tjetrit, qoftë në dyshe ose në grupe të vogla. Ndajini nxënësit në dyshe dhe jepuni një rast për të dhënë përshtypje. Mund të paraqitni nxitje si ato në vijim për të ndihmuar në drejtimin e llojit të përshtypjes që mund të japin nxënësit:

  • Diçka që më pëlqen te plani yt është …

  • Diçka që më ka ndihmuar të arrij synimet e mia është …

  • Një ide tjetër që mund të provosh për të të ndihmuar të kesh sukses është …

Inkurajojini nxënësit të veprojnë sipas planeve që kanë vendosur për veten. Dëshmoni për aftësinë dhe gatishmërinë e Zotit për t’i ndihmuar ata të përpiqen të zhvillojnë zotësitë dhe aftësitë në përgatitje për të ardhmen.