Dhiata e Vjetër 2022
Përdorimi i Manualit Eja, Më Ndiq – Për Filloren


“Përdorimi i Manualit Eja, Më Ndiq – Për Filloren”, Eja, Më Ndiq – Për Filloren: Dhiata e Vjetër 2022 (2021)

“Përdorimi i Manualit Eja, Më Ndiq – Për Filloren”, Eja, Më Ndiq – Për Filloren: 2022

Pamja
fëmijë në një klasë në kishë

Përdorimi i Manualit Eja, Më Ndiq – Për Filloren

Përgatitja për të Dhënë Mësim në Fillore

Studimi vetjak dhe familjar në shtëpi duhet të jetë qendra e të mësuarit të ungjillit. Kjo është e vërtetë për ju dhe për fëmijët të cilëve u jepni mësim. Ndërsa përgatiteni të jepni mësim, fillojeni duke pasur vetë përvojat tuaja me shkrimet e shenjta. Përgatitja juaj më e rëndësishme do të ndodhë ndërkohë që i shqyrtoni shkrimet e shenjta dhe kërkoni frymëzimin nga Fryma e Shenjtë.

Programi Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet është gjithashtu një pjesë e rëndësishme si e studimit tuaj vetjak ashtu edhe e përgatitjes suaj për të dhënë mësim. Ky manual do t’ju ndihmojë të fitoni kuptim më të thellë të parimeve doktrinore që gjenden në shkrimet e shenjta.

Gjatë përgatitjes suaj, mendime dhe mbresa do t’ju vijnë rreth fëmijëve të cilëve u jepni mësim. Ju do të merrni ide lidhur me mënyrën se si parimet në shkrimet e shenjta do ta bekojnë jetën e tyre. Ju do të udhëzoheni për t’i frymëzuar që të zbulojnë ato parime që i mësojnë nga shkrimet e shenjta vetë dhe me familjet e tyre.

Ide për Mësimdhënien

Ndërkohë që përgatiteni për të dhënë mësim, ju mund të merrni frymëzim shtesë duke i shqyrtuar përvijimet e mësimdhënies në këtë burim. Mos i shihni këto ide si udhëzime hap pas hapi, por përkundrazi si sugjerime që e nxitin vetë frymëzimin tuaj. Ju i njihni këta fëmijë – dhe ju do të arrini t’i njihni edhe më mirë nëse ndërveproni me ta në klasë. Zoti i njeh ata gjithashtu dhe Ai do t’ju frymëzojë me mënyrat më të mira për t’i mësuar e bekuar ata.

Shumë burime të tjera janë në dispozicionin tuaj për t’u përdorur ndërkohë që përgatiteni, duke përfshirë idetë në manualin Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet dhe revistat e Kishës. Për informacion të mëtejshëm mbi këto dhe burime të tjera, shih “Burime Shtesë për Dhënien Mësim Fëmijëve” në këtë burim.

Pamja
një person duke studiuar shkrimet e shenjta në shtëpi

Disa Gjëra që t’i Mbani në Mendje

  • Sa herë që takoheni me fëmijët, merrni parasysh mënyra se si mund t’i ndihmoni ata ta ndiejnë dashurinë e Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit dhe ta dallojnë ndikimin e Frymës së Shenjtë.

  • Prindërit kanë përgjegjësinë parësore për t’i mësuar fëmijët e tyre. Si mësues, ju keni një përgjegjësi të rëndësishme që ta përkrahni e nxitni të mësuarit e ungjillit në shtëpi dhe të shtoni mbi atë mësim. Jini të ndjeshëm ndaj fëmijëve prindërit e të cilëve nuk e japin mësim ungjillin në shtëpinë e tyre. Përfshijini të gjithë fëmijët në diskutime mbi ungjillin pavarësisht nga rrethanat në shtëpitë e tyre.

  • Procesi i të kuptuarit të mësimeve te Dhiata e Vjetër mund të jetë më i lehtë për fëmijët kur ata dinë ca nga konteksti historik i atyre mësimeve. Ju mund ta gjeni kontekstin historik tek Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet dhe Tregime nga Dhiata e Vjetër.

  • Përsëritja është gjë e mirë. Fëmijët i mësojnë të vërtetat e ungjillit në mënyrë më të efektshme kur këto të vërteta jepen mësim në mënyrë të përsëritur nëpërmjet një larmie veprimtarish. Nëse gjeni që një veprimtari e të mësuarit është e efektshme për fëmijët, merreni parasysh ta përsëritni atë, veçanërisht nëse po u jepni mësim fëmijëve më të vegjël. Ju gjithashtu mund të përsëritni një veprimtari nga një mësim i mëparshëm.

  • Ati Qiellor dëshiron që ju të keni sukses si mësues/e. Ai ka siguruar burime të shumta për t’ju ndihmuar, përfshirë mbledhjet e këshillit të mësuesve. Në këto mbledhje ju mund të këshilloheni me mësues të tjerë rreth sfidave me të cilat përballeni. Ju gjithashtu mund të diskutoni e vini në praktikë parime të mësimdhënies si të Krishtit.

  • Nëse u jepni mësim fëmijëve më të vegjël dhe keni nevojë për ndihmë shtesë, shihni pjesën “Plotësimi i Nevojave të Fëmijëve Më të Vegjël” në këtë burim.

  • Ky burim përfshin përvijime për çdo javë të vitit. Të dielat kur nuk zhvillohet Fillorja për shkak të konferencës së përgjithshme, konferencës së kunjit apo për ndonjë arsye tjetër, familjet e vazhdojnë leximin te Dhiata e Vjetër në shtëpi në përputhje me programin e përvijuar. Mos u shqetësoni për mësimet që humbisni; jepni mësim përvijimin e caktuar për atë javë.