Eja, Më Ndiq
30 Shtator–13 Tetor. Efesianëve: ‘Për Përsosjen e Shenjtorëve’


“30 Shtator–13 Tetor. Efesianëve: ‘Për Përsosjen e Shenjtorëve’” Eja, Më Ndiq – Për Filloren: Dhiata e Re 2019 (2019)

“30 Shtator–13 Tetor. Efesianëve”, Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet: 2019

Pamja
një familje duke parë fotografi

30 Shtator–13 Tetor

Efesianëve

“Për Përsosjen e Shenjtorëve”

Ndërkohë që e studioni Letrën drejtuar Efesianëve, mendoni rreth parimeve që mund të theksoni për t’i bekuar fëmijët të cilëve u jepni mësim. Shënoni çfarëdo idesh që ju vijnë në mendje ndërkohë që lexoni.

Shënojini Mbresat Tuaja

Pamja
ikona e të treguarit

Ftojini të Tregojnë

Ftojini fëmijët të qëndrojnë në rresht. Kërkojini personit të parë në rresht të tregojë diçka që ai ose ajo e mësoi së fundi gjatë studimit familjar të shkrimeve të shenjta, në Fillore apo diku tjetër. Pyeteni fëmijën tjetër në rresht të përsëritë atë që fëmija i parë tregoi dhe më pas të shtojë diçka që ai ose ajo mësoi. Përsëriteni këtë derisa çdo fëmijë të ketë pasur një mundësi për të folur.

Pamja
ikona e mësimdhënies

Jepni Mësim Doktrinën

Fëmijët Më të Vegjël

Efesianëve 2:19

Anëtarët e Kishës duhet të jenë miq dhe “bashkëqytetarë”.

A janë fëmijët në klasën tuaj më shumë “të huaj” apo “bashkëqytetarë” me njëri-tjetrin dhe anëtarë të tjerë të lagjes? Ndihmojini ata të kuptojnë që megjithëse ne kemi ndryshime, Shpëtimtari na ndihmon të jemi të bashkuar dhe ta duam njëri-tjetrin.

Veprimtari të Mundshme

  • Vendosni një figurë të Shpëtimtarit në qendër të dhomës. Ftojini fëmijët të qëndrojnë në pjesë të ndryshme të dhomës për të përfaqësuar “të huaj[t]” ose “bujtës[it]”. Ndërsa lexoni Efesianëve 2:19, ftojini ata të lëvizin drejt figurës së Krishtit derisa të jenë duke qëndruar së bashku pranë njëri-tjetrit. Thuajuni atyre se ndërsa vijmë më pranë Shpëtimtarit, ne mund të bashkohemi me të tjerët si miq dhe “bashkëqytetarë”.

  • Gjeni figura të fëmijëve nga pjesë të ndryshme të botës dhe fshihini ato përreth dhomës. Vendosni një figurë të Shpëtimtarit në qendër të dhomës. Ftojeni klasën tuaj që të ndahet në dyshe si misionarët dhe me radhë të gjejnë një figurë të një të “huaj[i]” për ta vendosur pranë figurës së Shpëtimtarit. Ndihmojini të kuptojnë se kur njerëzit pagëzohen, ata bëhen pjesë e familjes sonë në Kishë, apo e “familjes së Perëndisë”. Si mund ta ndihmojmë dikë, i cili është i ri, të ndihet i mirëseardhur?

Efesianëve 6:1–3

Ati Qiellor do që unë t’i bindem prindërve të mi.

Ndërsa lexoni Efesianëve 6:1–3, mendoni për mënyrat se mund t’i ndihmoni fëmijët të kuptojnë se përse është e rëndësishme që t’i binden prindërve të tyre.

Veprimtari të Mundshme

  • Lexojini klasës Efesianëve 6:1 ose ndihmojeni njërin prej fëmijëve që ta lexojë atë. Kërkojuni atyre të interpretojnë me role raste kur ata iu bindën prindërve të tyre. Çfarë mund të kishte ndodhur nëse nuk do të ishin bindur?

  • Këndoni së bashku një këngë rreth bindjes, të tillë si “Quickly I’ll Obey” [“Shpejt Un’ Bindem”] (Children’s Songbook [Libri i Këngëve të Fëmijëve], nr. 197). Ndaloni pas rreshtit të parë dhe kërkojini një fëmije të përmendë diçka që një prind i kërkon atij apo asaj të bëjë; më pas përfundojeni këngën. Përsëriteni këtë disa herë në mënyrë që fëmijëve të tjerë të mund t’u vijë radha.

  • Tregoni një përvojë në të cilën iu bindët prindërve tuaj dhe u bekuat. Ose tregoni historinë e Kloit nga biseda e Motrës Karol M. Stivens, “Nëse Më Doni, Zbatojini Urdhërimet e Mia” (Ensign ose Liahona, nëntor 2015, f. 118–120).

Efesianëve 6:10–18

Armatimi i Perëndisë mund të më mbrojë.

Si do t’i ndihmoni fëmijët të kuptojnë se bërja e gjërave të drejta është si të veshësh armatimin?

Veprimtari të Mundshme

  • Tregoni një figurë të një personi duke veshur armatimin, të tillë si ajo që gjendet në faqen e veprimtarisë së kësaj jave ose në përvijimin e mësimit të kësaj jave tek Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet. Ndërsa përmblidhni Efesianëve 6:10–18, tregojuni fëmijëve mënyrën se si pjesë të ndryshme të armatimit mbrojnë pjesë të ndryshme të trupit. (Shih “The Whole Armor of God”, Friend, qershor 2016, f. 24–25.)

  • Sillni artikuj të ndryshëm në klasë që mund të përfaqësojnë pjesët e armatimit të përmendura tek Efesianëve 6:14–17 (për shembull, një kapele apo përparëse), ose bëni pjesë të thjeshta të armatimit prej letre. Lërini fëmijët që ta veshin “armatimi[n]” me radhë. Diskutoni se çfarë do të thotë të jesh i mbrojtur nga e liga dhe se si veshja e çdo pjese të armatimit mund t’i mbrojë ata. Si e veshim ne armatimin e Perëndisë? (për shembull, duke i studiuar shkrimet e shenjta, duke u shërbyer të tjerëve, duke u lutur, duke u bindur e kështu me radhë).

Pamja
ikona e mësimdhënies

Jepni Mësim Doktrinën

Fëmijët Më të Mëdhenj

Efesianëve 2:13–19

Ne jemi bashkëqytetarë në shtëpinë e Perëndisë.

Fëmijët forcohen kur kanë miq të mirë në ungjill. Si mund t’i ndihmoni ata të zhvillojnë miqësi më të mira me njëri-tjetrin?

Pamja
Veprimtari e Fillores

Ne jemi “bashkëqytetarë” me shenjtorët e Perëndisë.

Veprimtari të Mundshme

  • Lexoni së bashku Efesianëve 2:19 dhe diskutoni se çfarë do të thotë të jesh i huaj ose bujtës. Tregoni një përvojë kur u ndiet si një i huaj apo bujtës dhe dikush ju ndihmoi të ndiheshit i mirëpritur dhe i pranuar. Ftojini fëmijët të tregojnë përvoja të ngjashme. Çfarë mund të bëjmë ne për t’u bërë “bashkëqytetarë” në vend që të jemi të huaj? A ka ndonjë fëmijë në klasën tuaj që nuk merr pjesë shpesh, ndoshta ngaqë ndihet si i huaj? Ndihmojini fëmijët të bëjnë një plan për t’i ndihmuar ata anëtarë të ndjejnë se janë të mirëpritur dhe se të tjerët i duan.

  • Për t’i ndihmuar fëmijët që juve u jepni mësim të afrohen më pranë njëri-tjetrit, shkruani disa pyetje në tabelë të cilat i nxitin ata të tregojnë diçka rreth vetes së tyre, të tilla si: Kur keni marrë përgjigje për një lutje? ose Cila është gjëja juaj e parapëlqyer që bëni me familjen tuaj? Ndajini fëmijët në dyshe dhe ftojini që t’i bëjnë pyetje njëri-tjetrit. Çfarë mësuan rreth njëri-tjetrit?

Efesianëve 6:1–3

Ati Qiellor do që unë t’i bindem prindërve të mi dhe t’i nderoj ata.

Mendoni për mënyrat se si mund t’i ndihmoni fëmijët të kuptojnë arsyen se përse është e rëndësishme që t’u binden prindërve të tyre.

Veprimtari të Mundshme

  • Ftojini fëmijët ta lexojnë Efesianëve 6:1–3 individualisht dhe të përcaktojnë frazat që iu bëjnë përshtypje. Ftojini ata t’i tregojnë këto fraza dhe arsyen përse mendojnë se frazat janë të rëndësishme.

  • Ftojini fëmijët të tregojnë shembuj të njerëzve në shkrimet e shenjta, të cilët iu bindën prindërve të tyre dhe i nderuan ata, të tillë si Shpëtimtari (shih Lluka 2:42–52), Ruthi (shih Ruthit 1), ose Nefi (shih 1 Nefi 3:1–8). Përse është e rëndësishme që t’u bindemi prindërve tanë dhe t’i nderojmë ata?

  • Jepini çdo fëmije një fletë letre me fjalën nder të shkruar në krye. Diskutoni se çfarë do të thotë kjo fjalë. Ftojini fëmijët të shkruajnë ose të vizatojnë në letër diçka që ata mund të bëjnë për të treguar se i nderojnë prindërit e tyre.

Efesianëve 6:10–18

Armatimi i Perëndisë mund të më mbrojë nga e liga.

Ndërsa lexoni Efesianëve 6:10–18, mendoni për disa nga rreziqet shpirtërore me të cilat përballen fëmijët dhe mënyrën se si mund të ndihmoni për t’i forcuar fëmijët ndaj tyre.

Veprimtari të Mundshme

  • Ndërkohë që njëri prej fëmijëve lexon Efesianëve 6:10–18, kërkojini një fëmije tjetër t’i renditë ose t’i vizatojë në tabelë pjesët e përmendura të armatimit. Përse armatimi është i rëndësishëm në një betejë? Si mund të veshim armatim shpirtëror çdo ditë?

  • Caktojini çdo fëmije që ta vizatojë dhe emërtojë një pjesë të armatimit të përshkruar tek Efesianët 6:14–17. Si mund të na mbrojnë këto pjesë të armatimit nga e liga? Çfarë u premton Zoti atyre që e veshin armatimin e Perëndisë? (shih Efesianëve 6:13). Çfarë do të thotë të “rezistoni në ditën e mbrapshtë”?

Pamja
ikona e të mësuarit

Nxitni të Mësuarin në Shtëpi

Ftojini fëmijët të vëzhgojnë me kujdes këtë javë për dikë që mund të ndihet si i huaj. Sfidojini ata që të bëjnë diçka për ta ndihmuar atë person.

Përmirësimi i Mësimdhënies Sonë

Ndihmojini fëmijët e vegjël të mësojnë nga shkrimet e shenjta. Për t’i ndihmuar fëmijët e vegjël të mësojnë nga shkrimet e shenjta, përqendrohuni te një varg i vetëm i shkrimit të shenjtë apo thjesht edhe te një frazë kyç. Ju mund t’i ftoni fëmijët të ngrihen në këmbë kur dëgjojnë një fjalë ose frazë të caktuar. (Shih Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtaritf. 25–26.)