Doktrina e Besëlidhje 2021
Ju Jeni një Mësues për Fëmijët


“Ju Jeni një Mësues për Fëmijët”, Eja, Më Ndiq – Për Filloren: Doktrina e Besëlidhje 2021 (2020)

“Ju Jeni një Mësues për Fëmijët”, Eja, Më Ndiq – Për Filloren: 2021

Pamja
Jezusi i ulur me fëmijë

Ju Jeni një Mësues për Fëmijët

Ju jeni thirrur nga Perëndia për t’i dashur fëmijët e Tij dhe për t’u dhënë mësim atyre sipas mënyrës së Shpëtimtarit. Ju u veçuat në këtë thirrje me anë të autoritetit të priftërisë së Tij të shenjtë. Edhe nëse nuk jeni një mësues me përvojë, kur jetoni me denjësi, luteni çdo ditë dhe i studioni shkrimet e shenjta, Ati Qiellor do t’ju japë ndikimin dhe fuqinë e Shpirtit të Shenjtë për t’ju ndihmuar që të keni sukses (shih 2 Nefi 33:1).

Ata që ju mirëbesohen në përkujdesjen tuaj, janë fëmijë të Atit Qiellor dhe Ai e di se për çfarë kanë nevojë dhe se cila është mënyra më e mirë për t’i ndihmuar. Nëpërmjet Frymës së Shenjtë, Perëndia do t’ju udhëzojë kur përgatiteni dhe teksa jepni mësim. Ai do t’ju zbulojë se çfarë duhet të thoni dhe çfarë duhet të bëni (shih 2 Nefi 32:5).

Në të gjitha aspektet e jetës së tyre, këta fëmijë të çmuar vazhdimisht po përvetësojnë informacion, po formojnë e përpunojnë opinionet e tyre dhe po krijojnë e tregojnë gjëra që zbulojnë. Kjo është veçanërisht e vërtetë për ungjillin, sepse fëmijët janë shpesh të gatshëm dhe të etur për t’i mësuar të vërtetat e tij të thjeshta. Besimi i tyre në gjëra shpirtërore është i fortë dhe i dëlirë dhe ata e shohin çdo çast si një mundësi për të mësuar. Ata në mënyrë të vullnetshme veprojnë sipas asaj që kanë mësuar, edhe nëse të kuptuarit e tyre është ende i paplotë. Kjo është mënyra se si ne të gjithë duhet ta pranojmë ungjillin. Ashtu si dha mësim Shpëtimtari: “Ai që nuk e pranon mbretërinë e Perëndisë si një fëmijë i vogël, nuk do të hyjë atje” (Lluka 18:17).

Thirrja për t’u dhënë mësim fëmijëve është një mirëbesim i shenjtë dhe është normale që të ndihemi të mbingarkuar emocionalisht nganjëherë. Por mbani mend që Ati juaj Qiellor ju thirri dhe Ai kurrë nuk do t’ju braktisë. Kjo është vepra e Zotit dhe teksa shërbeni “me gjithë zemrën, fuqinë, mendjen dhe forcën tuaj” (Doktrina e Besëlidhje 4:2), Ai do t’i rritë aftësitë, dhuntitë e talentet tuaja dhe shërbimi juaj do ta bekojë jetën e fëmijët të cilëve u jepni mësim.