Eja, Më Ndiq
15–21 Korrik. Veprat e Apostujve 10–15: ‘Fjala e Perëndisë Rritej dhe Përhapej’


“15–21 Korrik. Veprat e Apostujve 10–15: ‘Fjala e Perëndisë Rritej dhe Përhapej’”, Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet: Dhiata e Re 2019 (2019)

“15–21 Korrik. Veprat e Apostujve 10–15”, Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet: 2019

Pamja
Korneli duke folur me Pjetrin

15–21 Korrik

Veprat e Apostujve 10–15

“Fjala e Perëndisë Rritej dhe Përhapej”

Lexojini me kujdes Veprat e Apostujve 10–15, duke i dhënë kohë Shpirtit që t’ju nxitë mendime dhe ndjenja. Çfarë gjendet në këta kapituj për ju që ta mësoni?

Shënojini Mbresat Tuaja

Gjatë shërbesës së Tij në vdekshmëri, mësimet e Jezu Krishtit shpesh i sfiduan traditat dhe bindjet që njerëzit i mbanin prej kohësh; kjo nuk ndaloi pasi Ai u ngjit në qiell – në fund të fundit, Ai vazhdonte ta udhëhiqte Kishën e Tij nëpërmjet zbulesës. Për shembull, gjatë jetës së Jezusit dishepujt e Tij ia predikuan ungjillin vetëm bashkëkombësve judeas. Por shpejt pasi Shpëtimtari vdiq dhe Pjetri u bë profeti i Kishës, Jezu Krishti i zbuloi Pjetrit se ishte koha e volitshme që ungjilli t’u predikohej atyre që nuk ishin judenj. Ideja për shpërndarjen e ungjillit te johebrenjtë nuk duket e habitshme sot, kështu që çfarë mësimi nxjerrim ne nga ky rrëfim? Ndoshta një mësim është që ndryshimet në rregullore dhe praktika – si në Kishën e lashtë, edhe atë moderne – vijnë me anë të zbulesës nga Zoti për udhëheqësit e Tij të zgjedhur (Amosi 3:7; DeB 1:38). Vijimësia e zbulesës është një karakteristikë thelbësore e Kishës së vërtetë dhe të gjallë të Jezu Krishtit. Sikurse Pjetri, ne duhet të jemi të gatshëm ta pranojmë zbulesën e vazhdueshme dhe të jetojmë “me çdo fjalë të Perëndisë” (Lluka 4:4), përfshirë “gjithçka që [Ai] ka zbuluar, gjithçka që Ai zbulon tani” dhe “shumë gjëra të mëdha dhe të rëndësishme” që do të zbulojë më tej “lidhur me Mbretërinë e Perëndisë”(Nenet e Besimit 1:9).

Pamja
ikona e studimit vetjak

Ide për Studimin Vetjak të Shkrimeve të Shenjta

Veprat e Apostujve 10

“Perëndia nuk tregohet i anshëm.”

Për breza [me radhë], judenjtë kishin besuar se të qenit të “farës së Abrahamit” ose një pasardhës i drejtpërdrejtë i Abrahamit, nënkuptonte që një person ishte pranuar (zgjedhur) nga Perëndia (shih Lluka 3:8). Gjithkush tjetër quhej johebre i “papastër”, i cili nuk pranohej nga Perëndia. Te Veprat e Apostujve 10, çfarë i dha mësim Zoti Pjetrit rreth asaj se kush “është i pranuar nga ai”? (Veprat e Apostujve 10:35). Çfarë provash gjeni në këtë kapitull se Korneli po bënte një jetë të drejtë që ishte e pranueshme për Zotin? Përse është e rëndësishme të dimë se “Perëndia nuk tregohet i anshëm” (vargu 34), çka do të thotë që të gjithë njerëzit mund t’i marrin bekimet e ungjillit nëse e jetojnë ungjillin? (shih 1 Nefi 17:35).

Ashtu sikurse judenjtë që i shihnin me përçmim ata të cilët nuk ishin të farës së Abrahamit, a e gjeni ndonjëherë veten duke bërë supozime të pasjellshme apo të pabaza rreth një personi që është i ndryshëm nga ju? Si mund ta kapërceni këtë prirje? Mund të jetë interesante të provoni një veprimtari të thjeshtë për disa ditë në vijim: Sa herë që ndërveproni me dikë, përpiquni të mendoni me vete: “Ky person është një fëmijë i Perëndisë”. Ndërsa e bëni këtë, çfarë ndryshimesh vini re në mënyrën si mendoni për të tjerët e ndërveproni me ta?

Shih edhe D. Tod Kristoferson, “Qëndroni në Dashurinë Time”, Ensign ose Liahona, nëntor 2016, f. 48–51; 1 Samueli 16:7; “Peter’s Revelation to Take the Gospel to the Gentiles” [“Zbulesa e Pjetrit për t’ia Çuar Ungjillin Johebrenjve”] (material filmik, LDS.org).

Veprat e Apostujve 10; 11:1–1815

Ati Qiellor më mëson rresht pas rreshti nëpërmjet zbulesës.

Kur Pjetri pa vegimin e përshkruar te Veprat e Apostujve 10, fillimisht e pati të vështirë që ta kuptonte atë dhe “po mendohej me mëdyshje ç’kuptim mund të kishte” ai (vargu 17). Sidoqoftë, Zoti i dha Pjetrit kuptueshmëri më të madhe kur Pjetri u përpoq për të. Ndërsa i lexoni Veprat e Apostujve 10, 11 dhe 15, vini re se si të kuptuarit e Pjetrit për vegimin e tij u thellua me kalimin e kohës. Si jeni përpjekur për kuptueshmëri më të madhe nga Perëndia dhe e keni marrë atë, kur keni pasur pyetje?

Veprat e Apostujve 10, 11 dhe 15 rrëfejnë raste në të cilat Zoti i udhëhoqi shërbëtorët e Tij nëpërmjet zbulesës. Mund të jetë me dobi ta shënoni atë që gjeni lidhur me zbulesën ndërsa i lexoni këta kapituj. Si ju flet Shpirti juve?

Shih edhe Ronald A. Rasband, “Shpirti i Shenjtë na Udhëzoftë”, Ensign ose Liahona, maj 2017, f. 93–96; “The Jerusalem Conference” [“Konferenca e Jerusalemit”] (material filmik, LDS.org).

Veprat e Apostujve 11:26

Unë jam i krishterë, sepse besoj te Jezu Krishti dhe e ndjek Atë.

Çfarë rëndësie ka etiketimi i një personi si i “krishterë”? (shih Veprat e Apostujve 11:26). Çfarë do të thotë për ju të njiheni si i krishterë apo të merrni mbi vete emrin e Jezu Krishtit? (shih DeB 20:77). Merrni parasysh domethënien e emrave. Për shembull, çfarë domethënie ka mbiemri juaj për ju? Përse është i rëndësishëm sot emri i Kishës? (shih DeB 115:4).

Shih edhe Mosia 5:7–15; Alma 46:13–15; 3 Nefi 27:3–8; M. Rasëll Ballard, “Rëndësia e një Emri”, Ensign ose Liahona, nëntor 2011, f. 79–82.

Pamja
ikona e studimit familjar

Ide për Studimin Familjar të Shkrimeve të Shenjta dhe për Mbrëmjen Familjare

Kur i lexoni shkrimet e shenjta me familjen tuaj, Shpirti mund t’ju ndihmojë të dini se cilat parime të theksoni e diskutoni me qëllim që të plotësohen nevojat e familjes suaj. Këtu janë disa sugjerime:

Veprat e Apostujve 10:17, 20

A kemi pasur ndonjëherë përvoja shpirtërore dhe më vonë kemi dyshuar tek ajo që kemi ndier apo mësuar? Çfarë këshille mund t’i japim njëri-tjetrit që mund të na ndihmojë t’i kapërcejmë dyshimet tona? (Shih Ronald A. Rasband, “Në Mënyrë që të Mos Harroni”, Ensign ose Liahona, nëntor 2016, f. 113–115.)

Veprat e Apostujve 12:1–17

Kur Pjetri u fut në burg, anëtarët e Kishës u mblodhën së bashku dhe u lutën për të. A ka ndonjë person për të cilin familja juaj ndihet e frymëzuar që të lutet, të tillë si një udhëheqës i Kishës ose një njeri i dashur? Çfarë do të thotë të lutesh në mënyrë “të vazhdueshme”? (Veprat e Apostujve 12:5).

Pamja
Pjetri çlirohet nga burgu

Pjetri Çlirohet nga Burgu, nga A. L. Noakes

Veprat e Apostujve 14

Teksa e lexoni së bashku këtë kapitull, disa pjesëtarë të familjes mund të përmendin bekime që u erdhën dishepujve dhe Kishës, ndërsa pjesëtarë të tjerë të familjes mund të përmendin kundërshtimin apo sprovat që përjetuan dishepujt. Përse lejon Perëndia që gjëra të vështira t’u ndodhin njerëzve të drejtë?

Veprat e Apostujve 15:1–21

Këto vargje përshkruajnë një mosmarrëveshje në Kishë lidhur me faktin nëse të kthyerve johebrenj (jojudeas) në besim duhet t’u kërkohej që të rrethpriteshin si shenjë e besëlidhjes së tyre. Mosmarrëveshja u zgjidh pasi Apostujt u mblodhën së bashku për ta trajtuar çështjen dhe më pas morën një përgjigje të frymëzuar. Ky mund të jetë një rast i mirë për t’i mësuar familjes suaj që i njëjti model zbatohet sot. Si familje, zgjidhni një pyetje rreth ungjillit për të cilën dëshironi ta gjeni përgjigjen së bashku. Kërkoni së bashku ide në shkrimet e shenjta dhe në mësimet e profetëve dhe apostujve të sotëm. (Topical Guide [Udhëzuesi Tematik] [te botimi shdm i Biblës] dhe treguesi tematik në botimin e konferencës së revistave të Kishës mund të vijnë në ndihmë.)

Për më shumë ide për mësimdhënien ndaj fëmijëve, shihni përvijimin e kësaj jave tek Eja, Më Ndiq – Për Filloren.

Përmirësimi i Mësimdhënies Sonë

Vizatoni një figurë. Vizatimet mund t’i ndihmojnë pjesëtarët e familjes t’i përfytyrojnë mësimet dhe historitë e shkrimeve të shenjta. Ju mund të lexoni disa vargje dhe më pas të lejoni kohë për pjesëtarët e familjes që të vizatojnë diçka që lidhet me atë që keni lexuar. Për shembull, pjesëtarët e familjes mund të kënaqen duke bërë vizatime të vegimit të Pjetrit te Veprat e Apostujve 10.

Pamja
Korneli dhe Pjetri

Përvojat e Pjetrit dhe Kornelit tregojnë që “Perëndia nuk tregohet i anshëm” (Veprat e Apostujve 10:34).