Dhiata e Re 2023
26 Nëntor. Si Mund t’i Ndihmoj Paraardhësit e Mi të Vijnë më Afër Jezu Krishtit? 1 dhe 2 Pjetër


“26 Nëntor. Si Mund t’i Ndihmoj Paraardhësit e Mi të Vijnë më Afër Jezu Krishtit? 1 dhe 2 Pjetër”, Eja, Më Ndiq – Për Kuorumet e Priftërisë Aarone dhe Klasat e Të Rejave: Temat Doktrinore 2023 (2022)

“26 Nëntor. Si Mund t’i Ndihmoj Paraardhësit e Mi të Vijnë më Afër Jezu Krishtit?”, Eja, Më Ndiq – Për Kuorumet e Priftërisë Aarone dhe Klasat e Të Rejave: Temat Doktrinore 2023

Pamja
vaskë pagëzimi

26 Nëntor

Si Mund t’i Ndihmoj Paraardhësit e Mi të Vijnë më Afër Jezu Krishtit?

1 dhe 2 Pjetër

Pamja
ikona këshillohuni së bashku

Këshillohuni së Bashku

Udhëhiqet nga një anëtare e presidencës së klasës ose një anëtar i presidencës së kuorumit; përafërsisht 10–20 minuta

Në fillim të mbledhjes, përsëriteni së bashku Temën e Të Rejave ose Temën e Kuorumit të Priftërisë Aarone. Pastaj drejtoni një diskutim rreth punës së shpëtimit dhe ekzaltimit duke përdorur një ose më shumë nga pyetjet e mëposhtme ose pyetjet tuaja (shih Manuali i Përgjithshëm, 10.2, 11.2). Planifikoni mënyra që të veproni sipas asaj që diskutoni.

  • Jetojeni ungjillin. Çfarë temash ka diskutuar peshkopata në mbledhjet e këshillit të lagjes sonë për rininë? Çfarë mund të bëjmë si klasë ose kuorum bazuar në ato diskutime?

  • Përkujdesuni për njerëzit nevojtarë. Si mund t’i ndihmojmë njerëzit në mënyra të ngjashme me të Krishtit kur shohim një nevojë dhe nuk dimë se çfarë të themi?

  • Ftojini të gjithë që ta marrin ungjillin. Çfarë kemi gjetur tek ungjilli i Jezu Krishtit që na sjell gëzim? Si mund ta përhapim atë gëzim tek të tjerët?

  • Bashkojini familjet për përjetësinë. Çfarë po bëjmë për të gjetur emrat e paraardhësve tanë që kanë nevojë për ordinancat e tempullit? Çfarë mund të bëjmë për t’i ndihmuar të tjerët të gjejnë emrat e paraardhësve të tyre?

Në fund të mësimit, si të jetë e përshtatshme, bëni sa vijon:

  • Dëshmoni për parimet e dhëna mësim.

  • Kujtojuani anëtareve të klasës ose anëtarëve të kuorumit planet dhe ftesat e bëra gjatë mbledhjes.

Pamja
ikona jepeni mësim doktrinën

Jepeni Mësim Doktrinën

Udhëhiqet nga një udhëheqës/e në moshë madhore ose nga një i ri apo e re; përafërsisht 25–35 minuta

Përgatituni Shpirtërisht

Çfarë u ndodh miliarda njerëzve që vdesin pa një mundësi të vërtetë për të dëgjuar ungjillin e Jezu Krishtit ose për të marrë ordinancat shpëtuese? Ne mund të gjejmë sugjerime për përgjigjen te 1 Pjetër 3:18–20; 4:6, ku Pjetri foli për ungjillin që u predikohej të vdekurve. Më pas kapitulli te Doktrina e Besëlidhje 138 zbulon të vërtetën e plotë – paraardhësit tanë mund të vijnë plotësisht te Krishti nëse kanë besim tek Ai dhe e pranojnë ungjillin e Tij, dhe ne bëjmë të mundur për ta ordinancat në tempull. Ky bekim kërkon që ne – pasardhësit e tyre që kemi ungjillin – t’i kërkojmë emrat e tyre, të shkojmë në tempull dhe të marrim ordinancat shpëtuese në emër të tyre.

Çfarë përvojash keni pasur me të ndihmuarit e paraardhësve tuaj që të vijnë më afër Krishtit? Si mund t’i ndihmoni ata të cilëve u jepni mësim, të entuziazmohen edhe më tepër për punën për historinë familjare dhe punën në tempull dhe të kenë më shumë vetëbesim në aftësinë e tyre për ta bërë atë? Ndërsa përgatiteni, mund të lexoni mesazhin e Plakut Dejll G. Renland “Historia Familjare dhe Puna në Tempull: Vulosja dhe Shërimi” (Liahona, maj 2018, f. 46–49).

Mësoni së Bashku

Si do t’i përgjigjeshin anëtaret e klasës ose anëtarët e kuorumit tuaj dikujt që pyet veten se si mund të shpëtohen njerëzit e mirë që nuk kishin mundësi ta merrnin ungjillin? Çfarë gjejnë ata te 1 Pjetër 3:18–20; 4:6 që i ndihmon t’i përgjigjen kësaj pyetjeje? Në materialin filmik “Will I Do My Part?” [“A do ta Bëj Pjesën Time”], Plaku Enrike R. Falabela jep pikëpamje shtesë. Ju mund ta vazhdoni diskutimin tuaj për një ose më shumë nga veprimtaritë në vijim.

  • Doktrina e shëlbimit të të vdekurve është një doktrinë e pashoqe për Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme. Ftojini anëtaret e klasës ose anëtarët e kuorumit të studiojnë vargjet Doktrina e Besëlidhje 138:25–39 si individë ose grupe dhe të tregojnë atë që mësojnë (shih “Burime Mbështetëse” për shkrime të shenjta shtesë për këtë temë). Çfarë sugjerojnë këto vargje rreth mënyrës se si ndihet Ati Qiellor për të gjithë fëmijët e Tij? Si i ndihmon pagëzimi për të vdekurit paraardhësit tanë që të vijnë më afër Krishtit? Si na ndihmon ne që të vijmë më afër Krishtit dhe ta rritim besimin tonë në Të?

  • Çfarë mund t’i frymëzojë të rinjtë dhe të rejat të përfshihen më tepër në punën në tempull dhe për historinë familjare? Ndoshta mund të shihni njërin ose të dyja materialet filmike që gjenden te pjesa “Burime Mbështetëse” dhe të kërkoni mënyra se si puna në tempull dhe për historinë familjare mund t’i bekojë ata. Ata gjithashtu mund të kërkojnë bekimet e premtuara në listën me pika në mesazhin e Plakut Dejll G. Renland “Historia Familjare dhe Puna në Tempull: Vulosja dhe Shërimi”. Ftojini ata të tregojnë se cilat bekime janë kuptimplota për ta dhe përse. Ju gjithashtu mund të diskutoni për disa nga pengesat që mund të na pengojnë nga marrja pjesë në punën në tempull dhe për historinë familjare. Si mund të na ndihmojë Shpëtimtari që t’i mposhtim këto pengesa?

  • Nëse anëtaret e klasës ose anëtarët e kuorumit tuaj kanë qasje te pajisjet digjitale, mund të merrni pak kohë për t’u treguar atyre se si Zoti e ka bërë më të lehtë se kurrë gjetjen e paraardhësve që kanë nevojë për ordinanca shpëtuese (shih “Burime Mbështetëse”). Ju mund të ftoni një këshillues të lagjes për tempullin dhe historinë familjare për t’i ndihmuar të rinjtë dhe të rejat t’i kuptojnë këto burime. Ju gjithashtu mund t’i nxitni të rinjtë dhe të rejat të bëjnë plane për t’i eksploruar këto burime në shtëpi dhe për t’ju raportuar në mbledhjen e ardhshme.

Pamja
të reja duke biseduar

Ndërsa kryejmë ordinancat e shenjta në tempull, ne ndihmojmë për t’i vënë në dispozicion bekimet e ungjillit për ata që kanë vdekur.

Veproni me Besim

Nxitini anëtaret e klasës ose anëtarët e kuorumit të përsiatin dhe ta shënojnë atë që do të bëjnë për të vepruar sipas mbresave që morën sot. Nëse duan, mund të japin idetë e tyre. Ftojini të mendojnë se si do të forcohen marrëdhëniet e tyre me Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin po të veprojnë sipas mbresave të veta.

Burime Mbështetëse

  • Malakia 4:5–6; Mateu 16:18–19; Gjoni 5:25; 1 Korintasve 15:29; Doktrina e Besëlidhje 137:7–9 (Doktrina e shëlbimit për të vdekurit)

  • “The Promised Blessings of Family History 1” [“Bekimet e Premtuara të Historisë Familjare 1”] dhe “The Promised Blessings of Family History 2” [“Bekimet e Premtuara të Historisë Familjare 2”] (materiale filmike), ChurchofJesusChrist.org

  • Programi Pema Familjare (kërkohet që të rinjtë dhe të rejat të kyçen duke përdorur llogarinë e tyre të Kishës)

  • RootsTech (Të rinjtë dhe të rejat mund të eksplorojnë sesione nga konferencat në internet.)

  • FamilySearch.org (Ju mund të vizitoni faqen FamilySearch.org/discovery dhe t’i eksploroni së bashku këto veprimtari.)

Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit

Kur i ftoni të rinjtë dhe të rejat të japin mësim, gjeni kohë për t’i ndihmuar ata të përgatiten siç duhet. Shpjegoni se çfarë bëni që të përgatiteni për të dhënë mësim. Në këtë mënyrë ju do t’i ndihmoni të rinjtë dhe të rejat ta japin mësim ungjillin sipas mënyrës së Shpëtimtarit jo vetëm te një mësim por gjithë jetën.