Dhiata e Re 2023
14 Maj. Si i Ndihmon Zoti Burrat dhe Gratë që të Punojnë në Unitet për Martesën? Mateu 19–20; Marku 10; Lluka 18


“14 Maj. Si i Ndihmon Zoti Burrat dhe Gratë që të Punojnë në Unitet për Martesën? Mateu 19–20; Marku 10; Lluka 18”, Eja, Më Ndiq – Për Kuorumet e Priftërisë Aarone dhe Klasat e Të Rejave: Temat Doktrinore 2023 (2022)

“14 Maj. Si i Ndihmon Zoti Burrat dhe Gratë që të Punojnë në Unitet për Martesën?”, Eja, Më Ndiq – Për Kuorumet e Priftërisë Aarone dhe Klasat e Të Rejave: Temat Doktrinore 2023

Pamja
çift jashtë tempullit

14 Maj

Si i Ndihmon Zoti Burrat dhe Gratë që të Punojnë në Unitet për Martesën?

Mateu 19–20; Marku 10; Lluka 18

Pamja
ikona këshillohuni së bashku

Këshillohuni së Bashku

Udhëhiqet nga një anëtare e presidencës së klasës ose një anëtar i presidencës së kuorumit; përafërsisht 10–20 minuta

Në fillim të mbledhjes, përsëriteni së bashku Temën e Të Rejave ose Temën e Kuorumit të Priftërisë Aarone. Pastaj drejtoni një diskutim rreth punës së shpëtimit dhe ekzaltimit duke përdorur një ose më shumë nga pyetjet e mëposhtme ose pyetjet tuaja (shih Manuali i Përgjithshëm, 10.2, 11.2). Planifikoni mënyra që të veproni sipas asaj që diskutoni.

  • Jetojeni ungjillin. Si mund të na ndihmojë kthimi te Zoti që t’i përballojmë sfidat dhe sprovat?

  • Përkujdesuni për njerëzit nevojtarë. Kë njohim që ka nevojë për lutjet tona dhe miqësinë tonë?

  • Ftojini të gjithë që ta marrin ungjillin. Cilat plane të përhapjes së ungjillit janë diskutuar në mbledhjet e këshillit të lagjes për rininë? Si mund të përfshihet klasa ose kuorumi ynë?

  • Bashkojini familjet për përjetësinë. Si mund t’i forcojë marrëdhëniet tona me Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin bërja e punës për historinë familjare?

Në fund të mësimit, si të jetë e përshtatshme, bëni sa vijon:

  • Dëshmoni për parimet e dhëna mësim.

  • Kujtojuani anëtareve të klasës ose anëtarëve të kuorumit planet dhe ftesat e bëra gjatë mbledhjes.

Pamja
ikona jepeni mësim doktrinën

Jepeni Mësim Doktrinën

Udhëhiqet nga një udhëheqës/e në moshë madhore ose nga një i ri apo e re; përafërsisht 25–35 minuta

Përgatituni Shpirtërisht

Duke filluar me Adamin dhe Evën, Ati Qiellor dhe Jezu Krishti janë përpjekur t’i forcojnë dhe unifikojnë bashkëshortet dhe bashkëshortët në martesë. Shpëtimtari dha mësim: “Për këtë arsye njeriu do ta lërë babanë dhe nënën e vet dhe do të bashkohet me gruan e vet; dhe të dy do të jenë një mish i vetëm” (Mateu 19:5). Në të njëjtën kohë, Satani bën çmos që t’i prishë martesat dhe t’i shkatërrojë familjet. Anëtaret e klasës ose anëtarët e kuorumit tuaj ka gjasë të jenë të vetëdijshëm për sfidat e shumta me të cilat përballen martesat sot. Ndoshta edhe kanë parë bashkëshorte dhe bashkëshortë që punojnë së bashku dhe kërkojnë ndihmën e qiellit për të arritur unitetin. Përsiatni se si këto përvoja mund t’u mësojnë atyre për atë se çfarë duhet për të arritur unitetin në martesë. Çfarë mund të bëni për t’u mësuar atyre rëndësinë e përgatitjes tani për marrëdhëniet e ardhshme martesore?

Javën e kaluar, anëtaret e klasës ose anëtarët e kuorumit patën mundësinë për të lexuar mësimet e Shpëtimtarit mbi martesën te Mateu 19:4–6. Për t’u përgatitur të jepni mësim, studiojini këto vargje, së bashku me mesazhin e Presidentit Diter F. Uhtdorf “Në Lavdërim të Atyre që Shpëtojnë” (Liahona, maj 2016, f. 77–80) ose mesazhe të tjera që sugjerohen në këtë përvijim të mësimit.

Mësoni së Bashku

Martesa mund të mos jetë në mendjen e shumë të rinjve dhe të rejave. Megjithatë, diçka kaq e rëndësishme meriton përgatitje të kujdesshme. Ndoshta mund t’i ftoni të rinjtë dhe të rejat të përfytyrojnë sikur janë gjunjëzuar në një altar në tempull për t’u vulosur dhe vulosësi i ka këshilluar të studiojnë vargjet te Mateu 19:4–6. Çfarë të vërtetash gjejmë te këto vargje që do ta ndihmonin një çift të sapomartuar? Si bëhen “[të] vetëm” një bashkëshort dhe bashkëshorte? Si ndihmon Shpëtimtari? Veprimtaritë si këto mund ta ndihmojnë klasën ose kuorumin tuaj të kuptojë se si të arrihet uniteti në martesë.

  • Adami dhe Eva dhanë një shembull të mrekullueshëm të një bashkëshorti dhe bashkëshorte që punuan në unitet. Ju mund të paraqitni një fotografi të tyre (shih Libri i Figurave Artistike të Ungjillit [2009], nr. 5) dhe t’i kërkoni klasës ose kuorumit tuaj të lexojë te Moisiu 5:1–12, duke kërkuar mënyra se si Adami dhe Eva punuan së bashku në unitet. Çfarë bënë ata që Perëndia të mund ta bekonte marrëdhënien e tyre? Për t’i ndihmuar të rinjtë dhe të rejat të mësojnë më tepër rreth unitetit në martesë, mund të studiojnë shkrimet e shenjta te pjesa “Burime Mbështetëse”.

  • Presidenti Diter F. Uhtdorf dha mësim se në shumë shoqëri sot, “gjithçka duket se mund të flaket tej”. Por ky qëndrim nuk duhet të gjejë zbatim te martesat dhe familjet tona; përkundrazi, ne duhet t’ia “përkusht[ojmë] përpjekjet tona më të mira … shpëtimi[t] dhe përmirësimi[t] [të tyre]” (“Në Lavdërim të Atyre që Shpëtojnë”, f. 78). Për të ndihmuar të ilustrohet kjo pikë, mund t’i ftoni të rinjtë dhe të rejat të mendojnë për diçka që e zëvendësuan kohët e fundit që ishte e thyer, e konsumuar ose e vjetruar. Pse martesat ndryshojnë nga sendet e zëvendësueshme si këto? Klasa ose kuorumi mund të lexojë më pas pjesën e mesazhit të Presidentit Uhtdorf të titulluar “Shpëtimi i Martesave Tona” dhe të tregojë mënyrat se si bashkëshortët dhe bashkëshortet mund të punojnë së bashku dhe me Shpëtimtarin për t’i forcuar martesat e tyre. Çfarë mund të bëjmë tani për t’u përgatitur për martesa të forta dhe në unitet?

  • Merrni parasysh të shkruani në tabelë Unitet në Martesë dhe t’i ftoni të rinjtë dhe të rejat të renditin gjërat që mund të bëjnë bashkëshortet dhe bashkëshortët për të qenë në unitet. Më pas kërkojuni të rinjve dhe të rejave të hulumtojnë dokumentin “Familja: Një Proklamatë drejtuar Botës” (ChurchofJesusChrist.org) për ide që mund t’ia shtojnë listës së tyre. Çfarë cilësish shohin anëtaret e klasës ose anëtarët e kuorumit tuaj te njëri-tjetri ose te çiftet e martuara që e dinë se janë të rëndësishme për unitetin në martesë? Përse është e rëndësishme t’i zhvillojmë dhe zbatojmë këto parime tani në marrëdhëniet tona? Materialet filmike te pjesa “Burime Mbështetëse” japin disa shembuj të këtyre cilësive në veprim.

  • Nëse anëtaret e klasës ose anëtarët e kuorumit tuaj kanë pyetje ose shqetësime rreth shkurorëzimit, merrni parasysh të shqyrtoni së bashku pjesë të mesazhit të Presidentit Dallin H. Ouks “Divorci” (Liahona, maj 2007, f. 70–73; konferenca e përgjithshme, prill 2007, f. 82–86).

Pamja
çift duke u përqafuar

Duke filluar me Adamin dhe Evën, Ati Qiellor dhe Jezu Krishti janë përpjekur t’i forcojnë dhe unifikojnë bashkëshortet dhe bashkëshortët në martesë.

Veproni me Besim

Nxitini anëtaret e klasës ose anëtarët e kuorumit të përsiatin dhe ta shënojnë atë që do të bëjnë për të vepruar sipas mbresave që morën sot. Nëse duan, mund të japin idetë e tyre. Ftojini të mendojnë se si do të forcohen marrëdhëniet e tyre me Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin po të veprojnë sipas mbresave të veta.

Burime Mbështetëse

Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit

Shprehjet e sinqerta të dashurisë si e Krishtit kanë fuqi të madhe për t’i zbutur zemrat e anëtarëve të klasës, të cilët po hasin vështirësi. Për t’i ndihmuar anëtarët e klasës të ndihen të nevojshëm dhe që i duan, ju mund t’u kërkoni atyre të marrin pjesë në mësimin e ardhshëm duke treguar një përvojë ose ndjenjat e tyre rreth një shkrimi të shenjtë.