2021
Çfarë Bekimesh Marrin të Kulluarit në Zemër?
Shtator/Tetor 2021


Eja, Më Ndiq

Çfarë Bekimesh Marrin të Kulluarit në Zemër?

Doktrina e Besëlidhje 94–97

Pamja
men working on Kirtland Temple

Ilustrimi nga Dan Burr

Në këto seksione, mësojmë rreth urdhrit të Zotit ndaj shenjtorëve të hershëm që të ndërtonin një tempull.

“Të Kulluarit në Zemër… Do ta Shohin Perëndinë”

Në seksionin 97, Zoti premton se, nëse shenjtorët do të ndërtojnë një tempull dhe ta mbajnë atë të pastër, “gjithë të kulluarit në zemër që do të hyjnë në të, do ta shohin Perëndinë” (vargu 16). Pasi e citoi këtë varg në një bisedë në konferencën e përgjithshme, Plaku Dejvid B. Heit (1906–2004), i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, tha:

“Është e vërtetë që disa njerëz njëmend e kanë parë Shpëtimtarin, por kur një njeri këshillohet me fjalorin, ai mëson se ka shumë kuptime të tjera të fjalës shikoj, të tilla si të arrish ta njohësh Atë, ta dallosh Atë, ta shquash Atë dhe punën e Tij, ta rrokësh rëndësinë e Tij ose të arrish ta kuptosh Atë.

Një ndriçim qiellor dhe bekime të tilla janë në dispozicion për secilin prej nesh.”1

Në çfarë mënyrash e keni parë Perëndinë ta shfaqë Veten në tempull?

Veprimtari për Studimin e Shkrimeve të Shenjta

Këto shkrime të shenjta përshkruajnë disa bekime të tjera që u vijnë të kulluarve në zemër:

Diskutim

Çfarë vlerësoni më së shumti nga të qenit në gjendje për ta frekuentuar tempullin?

Shënim

  1. David B. Haight, “Temples and Work Therein”, Ensign, nëntor 1990, f. 61.