2021
Një Botim i Ri për një Kishë Mbarëbotërore
Janar 2021


Mirë se Vini në Këtë Numër Botimi

Një Botim i Ri për një Kishë Mbarëbotërore

Të dashur vëllezërit e motrat tona,

Anëtarët e Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme mund të gjenden në shtete anembanë botës. Edhe pse flasim në shumë gjuhë, ne jemi të bashkuar në përpjekjet tona për ta ndjekur Shpëtimtarin dhe gëzohemi në dijeninë se ne jemi të gjithë fëmijë të Perëndisë.

Që nga ditët e hershme të Kishës së rivendosur, botimet si revistat e Kishës i kanë përkrahur anëtarët në përpjekjet e tyre për ta mësuar, jetuar dhe përhapur ungjillin e Jezu Krishtit. Mesazhet frymëzuese i kanë ndihmuar anëtarët që të lidhen me udhëheqësit e Kishës dhe me njëri-tjetrin. Me një dëshirë për t’ua shtrirë këto bekime sa më shumë prej fëmijëve të Perëndisë, ne jemi të lumtur që t’jua japim këtë numër të parë botimi të revistës së re Liahona.

Ndryshime të tjera në revistat e Kishës përfshijnë botime të reja për fëmijët dhe rininë anembanë botës. Secila nga revistat – Liahona, Për Forcën e Rinisë dhe Miku – do të veprojë paralelisht me burimet e studimit të shkrimeve të shenjta të programit Eja, Më Ndiq që e përkrahin të mësuarit e ungjillit në shtëpinë tuaj. Këto revista gjithashtu do të mundësohen edhe më shumë në kanalet digjitale.

Qëllimi i revistave të Kishës mbetet i njëjti: t’i ndihmojnë fëmijët e Perëndisë që të bëhen më të kthyer në besimin te Shpëtimtari i tyre, Jezu Krishti. Ne jemi mirënjohës për dëshirën tuaj për ta mësuar e jetuar ungjillin dhe ne e dimë se këto revista do t’ju vijnë në ndihmë gjatë atyre përpjekjeve.

Sinqerisht,

Presidenca e Parë