2017
Një Misionar pa Etiketë
Qershor 2017


Rinia

Një Misionar pa Etiketë

Në shkollë, unë kisha një mësues i cili kishte atë lloj personaliteti që mund ta trembte dikë që të shprehte pikëpamje të kundërta me të tijat mbi një temë. Një ditë filluam të diskutonim për misionarët shenjtorë të ditëve të mëvonshme. E dija se mund t’u isha përgjigjur pyetjeve të tij, por ndjeva se nuk duhet ta bëja atë. Ndaj thjesht thashë aq sa ta kënaqja atë për atë kohë.

Gjatë javëve në vijim nuk mund të reshtja së menduari për bashkëbisedimin tonë. Përfundimisht më erdhi një mendim se unë duhej t’i jepja atij një Libër të Mormonit me disa fraza të nënvizuara për punën misionare. Mendimi më trembi, por u përsërit me ngulm. E dija se ishte një nxitje që duhej ta ndiqja.

Rreth dy muaj më vonë, e kisha gati Librin e Mormonit. Gjithë ditën ndjeva sikur libri po digjej brenda çantës time të shpinës. Tri sekondat që m’u deshën për t’ia dhënë atë atij para se të fillonin pushimet e dimrit, ishin çasti më i frikshëm i jetës sime.

Ditën e parë të rikthimit në shkollë, kalova pranë klasës së tij por kisha frikë të hyja brenda. Më pas e dëgjova atë të më thërriste dhe më dha një letër. E lexova në korridor. Ai shkroi se i kishte studiuar “gjerësisht” fragmentet që unë kisha shënuar, dhe se kishte filluar të shihte disa arsye që fshiheshin pas besimit tim.

Emocionohem që e shpërndaj ungjillin tani dhe jam edhe më e emocionuar që do t’i shërbej Atit tim Qiellor në një mision së shpejti.