2017
Një Buzëqeshje Mund ta Sjellë Ndryshimin
janar 2017


Rinia

Një Buzëqeshje Mund ta Sjellë Ndryshimin

Presidenti Uhtdorf përcakton dy synime që duhet të kemi për veprimet tona: dashurinë për Perëndinë dhe dashurinë për bashkënjerëzit tanë. Por, nganjëherë, thjesht nuk është aq e lehtë t’i duam të tjerët. Përgjatë jetës suaj, mund të ketë çaste kur e keni të vështirë të ndërveproni me të tjerët – ndoshta dikush ju ka lënduar ose e keni të vështirë të komunikoni apo të shkoni mirë me dikë. Në këto çaste, përpiquni të kujtoni dashurinë që keni ndier nga miqtë, familja, Ati Qiellor dhe Jezu Krishti. Kujtoni gëzimin që ndiet në ato situata, dhe përpiquni të përfytyroni nëse çdokush ka pasur mundësi të ndiejë një dashuri të tillë. Mbani mend se gjithsecili është një bijë apo bir i Perëndisë dhe i meriton si dashurinë e Tij, ashtu edhe dashurinë tuaj.

Mendoni për një njeri të veçantë në jetën tuaj me të cilin e keni pasur të vështirë të shkoni mirë. Përfshijeni atë në lutjet tuaja dhe kërkojini Atit Qiellor që ta hapë zemrën tuaj ndaj tij. Së shpejti, ju do të filloni ta shihni atë ashtu siç e sheh Ai: si një nga fëmijët e Tij, i cili meriton dashuri.

Pasi të luteni, bëni diçka të këndshme për të! Ftojeni ndoshta në një Veprimtari të Përbashkët të të rinjve e të rejave ose për një shëtitje me miqtë. Ofrohuni ta ndihmoni për një detyrë shtëpie. Madje thjesht thoni: “Përshëndetje” dhe buzëqeshini atij. Gjërat e vogla mund të sjellin një ndryshim të madh … në jetën e ju të dyve!