2016
Ndryshimet në Historinë Familjare dhe Shërbimin në Tempull
Maj 2016


Ndryshimet në Historinë Familjare dhe Shërbimin në Tempull

Mjete dhe procedura të reja do t’i ndihmojnë individët dhe familjet të bëjnë historinë familjare dhe shërbimin në tempull:

  • Anëtarët tani mund t’i shtypin kartat për ordinanca tempulli në shtëpi në letër të bardhë dhe t’i sjellin me vete në tempull.

  • Tempujt kanë një kohë përparësie për familjet që t’u mundësojnë atyre të planifikojnë një kohë për t’i kryer ordinancat së bashku pa pritur gjatë.

  • Të sapokthyerit në besim, që bëjnë pagëzime si mëkëmbës për herë të parë, mund të caktojnë një takim në mënyrë që tempulli të mund të përgatitet për t’i pranuar dhe mirëpritur ata.

  • Një rekomandim i ri me përdorim të kufizuar mund të krijohet në internet dhe të shtypet nga udhëheqësit e priftërisë. Rekomandimi aktivizohet kur shtypet dhe është i vlefshëm kur nënshkruhet nga anëtari dhe peshkopi.