2015
Plaku Riçard G. Skot: Kushtimi i Gjithçkaje ndaj Veprës së Zotit
PërkujtimorePlaku Riçard G. Skot


Plaku Riçard G. Skot: Kushtimi i Gjithçkaje ndaj Veprës së Zotit

“Si një nga Apostujt e Tij, i autorizuar që të jap dëshmi për Të, unë dëshmoj solemnisht se e di që Shpëtimtari jeton, që Ai është një personazh i ringjallur, i lavdishëm me dashuri të përkryer.”1

Pamja
Richard G. Scott with wood panel background

Sipër: fotografi me mirësinë e Deseret News

Që kur ishte i vogël, Plaku Riçard G. Skot kishte dëshirë të bënte atë që ishte e drejtë, madje edhe kur ishte e vështirë. “Kur isha shumë i ri”, tha Plaku Skot, “bëra besëlidhje me Zotin se do t’ia kushtoja energjitë e mia më të mira veprës së Tij.”2 Integriteti i tij ndaj asaj besëlidhjeje i udhëhoqi vendimet e tij gjatë gjithë jetës së tij. Ai shërbeu si misionar kohëplotë, si president misioni, si anëtar i Të Shtatëdhjetëve dhe më pas si Apostull i Zotit.

Riçard Gordon Skoti u lind në Pokatelo, Ajdaho, SHBA, më 7 nëntor 1928. Kur ishte pesë vjeç, ai dhe familja e tij u vendosën në Uashington, D.K., ku babai i tij punoi për Departamentin e Bujqësisë të SHBA-së nën drejtimin e Plakut Ezra Taft Benson, të Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, i cili po shërbente si sekretari [ministri] i bujqësisë.

Pamja
Kenneth and Mary Scott family

Lart majtas: I nxitur nga prindërit e tij, Riçardi kënaqej duke i zbërthyer gjërat, duke mësuar se si funksiononin dhe duke i mbërthyer ato sërish. Lart: Keneth dhe Meri Skoti me fëmijët e tyre (nga e majta): Xheraldi, Uejni, Uollteri, Miçëlli dhe Riçardi.

Kur Riçardi ishte i ri, familja e tij nuk e frekuentonte kishën rregullisht. Prindërit e tij, Kenethi dhe Meri, i mësuan atij vlera të mira, por Kenethi nuk ishte anëtar i Kishës në atë kohë dhe Meri ishte më pak aktive. (Kenethi më vonë u bashkua me Kishën dhe ai dhe bashkëshortja e tij u bënë anëtarë aktivë, duke shërbyer në Tempullin e Uashington, D.K.-së për shumë vjet.) Riçardi e frekuentonte kishën me raste, me nxitjen e miqve të mirë, të peshkopëve dhe mësuesve të shtëpisë.

Në shkollën e mesme Riçardi ishte një i ri me shumë shoqëri. Ai u zgjodh presidenti i klasës, i binte klarinetës në një grup muzikor dhe ishte drejtuesi për një bandë muzikore marshuese. Edhe pse kishte rezultate të mira në shkollë dhe kishte shumë shoqëri, ai u ndie i vetmuar dhe i mungonte vetëbesimi. Ai e kuptoi më vonë si misionar “se ato ndjenja nuk do të kishin qenë pjesë e jetës sime nëse do ta kisha kuptuar me të vërtetë ungjillin”3.

Pamja
brothers playing musical instruments

Lart: Riçardi (në qendër) me vëllezërit e tij më të vegjël. Lart majtas: Riçardi u diplomua nga kolegji në vitin 1950 me një diplomë në inxhinieri mekanike. Majtas: Riçardi, duke i rënë klarinetës, me vëllezërit e tij.

Kur ishin pushimet e shkollës gjatë verës, Riçardi gjeti punë të ndryshme për të fituar para për kolegjin. Një verë ai punoi në një anije gocash deti në bregdetin e Long-Ajlëndit në shtetin e Nju-Jorkut. Një verë tjetër udhëtoi për në Juta që të punonte për shërbimin pyjor duke prerë drurë; ai gjithashtu riparoi vagonë të hekurudhës. Një verë tjetër kërkoi një punë me Kompaninë e Parqeve të Jutës, edhe pse ata i kishin thënë se nuk kishin vende bosh. Ai u ofroi të lante pjatat për dy javë pa pagesë. Mendoi se të paktën do të kishte një vend ku të qëndronte dhe ushqim për të ngrënë. Ai u mor në punë pasi tregoi iniciativë që të ndihmonte për gatimin si edhe për larjen e pjatave.4

Pas shkollës së mesme, Riçardi frekuentoi Universitetin “Xhorxh Uashington” në Uashington, D.K., ku mori diplomën e nivelit të parë në inxhinieri mekanike në vitin 1950.

Të Menduarit rreth një Misioni

Pamja
Richard G. Scott as a missionary

Poshtë: Plaku Skot shërbeu si misionar në Uruguai. Në fund: Pas misionit të tij, ai u martua me Xhenina Uotkinsin në Tempullin e Mantit në Juta në korrik të vitit 1953.

Në moshën 22-vjeçare, ai nuk kishte menduar shumë që të shërbente në një mision. Por filloi të mendonte rreth tij pasi vajza me të cilën po dilte në takime, Xhenina Uotkins, i tha atij: “Kur të martohem, do të martohem në tempull me një misionar të kthyer [nga misioni]”5. Ai filloi të lutej rreth shërbimit në një mision dhe u takua me peshkopin e tij për këtë. Ai u thirr të shërbente në Uruguai nga viti 1950 deri në 1953.

Xhenina studioi vallëzim modern dhe sociologji në Universitetin “Xhorxh Uashington”. Ajo u diplomua në vitin 1951 dhe më pas shërbeu në mision në pjesën veriperëndimore të Shteteve të Bashkuara. Dy muaj pasi Plaku Skot u kthye nga misioni i tij, ai dhe Xhenina u vulosën në Tempullin e Mantit në Juta, në korrik të vitit 1953. Për atë vulosje, ai tregoi në konferencën e përgjithshme: “Nuk kam forcë të përshkruaj paqen dhe qetësinë që vijnë nga siguria se, ndërsa vazhdoj të jetoj denjësisht, unë do të jem në gjendje të jem përgjithmonë me Xheninën time të dashur dhe fëmijët tanë, për shkak të asaj ordinance të shenjtë, të kryer me autoritetin e duhur të priftërisë në shtëpinë e Zotit”6.

Pamja
Richard and Jeanene Scott on wedding day

Shumë herë në jetën e tij, Plaku Skot mori vendime të drejta pavarësisht nga kundërshtimi dhe presioni shoqëror. I tillë ishte rasti në pranimin e një thirrjeje për të shërbyer në një mision. Ai kujtoi: “Profesorët dhe shoqëria u përpoqën të ma largonin mendjen nga pranimi i një thirrjeje misioni, duke më këshilluar që do të më pengonte rëndë në ngritjen e karrierës sime të sapofilluar në inxhinieri. Por pak kohë pas misionit tim, unë u zgjodha për një Program fillestar Bërthamor të Flotës Detare. … Në një mbledhje ku u dërgova të drejtoja, mësova se njëri nga profesorët, i cili më kishte këshilluar që të mos shkoja në mision, ishte në një pozicion tepër më të ulët se unë në program. Kjo ishte një dëshmi e fuqishme për mua për mënyrën se si Zoti më bekoi kur i vendosa siç duhet përparësitë e mia.”7

Rreth pesë vjet pasi u martuan, Plaku dhe Motra Skot kaluan përmes asaj që ai e përshkroi si “një përvojë rritjeje” – një sprove të vështirë që përfundoi të ishte një bekim në jetën e familjes së tij. Ata kishin një bijë dhe një bir në këtë kohë, në moshat tre dhe dy vjeç. Motra Skot ishte shtatzënë me një foshnjë vajzë. Fatkeqësisht, foshnja vdiq gjatë lindjes.

Vetëm gjashtë javë më vonë, biri i tyre dyvjeçar, Riçardi, vdiq pas operacionit për të rregulluar një defekt të lindur të zemrës. Plaku Skot kujtoi:

“Babai im, në atë kohë joanëtar i Kishës, e donte shumë Riçardin e vogël. Ai i tha nënës sime joaktive: ‘Nuk arrij ta kuptoj se si Riçardi dhe Xhenina duken të jenë në gjendje ta pranojnë humbjen e këtyre fëmijëve’.

Nëna, duke iu përgjigjur një nxitjeje, tha: ‘Keneth, ata janë vulosur në tempull. E dinë se fëmijët e tyre do të jenë me ta në përjetësitë, në qoftë se ata jetojnë me denjësi. Por ti dhe unë nuk do t’i kemi pesë bijtë tanë ngaqë nuk i kemi bërë ato besëlidhje.’

Babai im i përsiati ato fjalë. Ai filloi të takohej me misionarët e kunjit dhe pak kohë më pas u pagëzua. Diçka më shumë se një vit më vonë nëna, babai dhe fëmijët u vulosën në tempull.”8

Plaku dhe Motra Skot më vonë birësuan katër fëmijë të tjerë.

Pamja
Richard and Jeanene Scott family

Lart: Familja Skot në vitin 1965, në kohën e thirrjes së tij për të shërbyer si president misioni në Argjentinë, me fëmijët Meri Linë, Lindën dhe Kenethin. Poshtë (nga e majta): Kenethi, Dejvidi, Linda, Xhenina, Plaku Skot, Majkëlli dhe Meri Lija. Faqja ngjitur: Kur punonte për Flotën Detare të SHBA-së, Plaku Skot ndihmoi në projektimin e reaktorit bërthamor për nëndetësen e parë që funksiononte me energji bërthamore.

Shërbimi si President Misioni

Gjatë kohës që punonte në programin e flotës detare në Ouk-Rixh të Tenesisë, Plaku Skot përfundoi të barasvlefshmen e një doktorate në inxhinierinë bërthamore. Ngaqë fusha ishte tepër e fshehtë, një doktoratë nuk mund të jepej. Oficeri i i flotës detare që e ftoi Riçardin të bashkohej me programin bërthamor, ishte Hajmën Rikovër, një pionier në këtë fushë. Ata punuan së bashku për 12 vjet – derisa Riçardi u thirr për të shërbyer si president misioni në Argjentinë në vitin 1965. Plaku Skot shpjegoi se si e mori thirrjen:

Pamja
Richard G. Scott in navy uniform

Lart: Familja Skot në vitin 1965, në kohën e thirrjes së tij për të shërbyer si president misioni në Argjentinë, me fëmijët Meri Linë, Lindën dhe Kenethin. Poshtë (nga e majta): Kenethi, Dejvidi, Linda, Xhenina, Plaku Skot, Majkëlli dhe Meri Lija. Faqja ngjitur: Kur punonte për Flotën Detare të SHBA-së, Plaku Skot ndihmoi në projektimin e reaktorit bërthamor për nëndetësen e parë që funksiononte me energji bërthamore.

“Isha një natë në një mbledhje me ata që po zhvillonin një pjesë thelbësore të centralit bërthamor. Sekretarja ime hyri dhe tha: ‘Ka një burrë në telefon që thotë se po të ta them emrin e tij, ti do t’i përgjigjesh në telefon’.

Unë thashë: ‘Si quhet?’

Ajo tha: ‘Harold B. Li’.

I thashë: ‘Ka të drejtë’. Iu përgjigja telefonatës. Plaku Li, i cili më vonë u bë President i Kishës, më pyeti nëse mund të takohesha me të pikërisht atë natë. Ai ishte në Nju-Jork-Siti dhe unë isha në Uashington, D.K. Shkova me avion që të takohesha me të dhe ne patëm një intervistë që çoi drejt thirrjes sime që të isha një president misioni.”

Plaku Skot më pas e ndjeu se ai duhej t’i thoshte menjëherë për thirrjen e tij admiralit Rikovër, një individi që punonte shumë dhe ishte tepër kërkues.

“Teksa ia shpjegoja thirrjen e misionit atij dhe që kjo do të thoshte se do të më duhej ta lija punën time, ai u zemërua goxha. Tha disa gjëra të papërsëritshme, theu mbajtësen e letrave mbi tavolinë dhe, në komentet që pasuan, përcaktoi qartësisht dy pika:

‘Skot, çfarë po bën në këtë program mbrojtjeje është kaq jetike sa do të kërkojë një vit për të të zëvendësuar, kështu që ti nuk mund të shkosh. Së dyti, nëse vërtet shkon, ti je një tradhtar ndaj atdheut tënd.’

Unë thashë: ‘Mund ta trajnoj zëvendësuesin tim gjatë dy muajve pasues dhe nuk do të ketë asnjë rrezik për atdheun’.

Bashkëbisedimi vazhdoi dhe më së fundi ai tha: ‘Nuk do të të flas më kurrë. Nuk dua të të shoh më përsëri. Ke marrë fund, jo vetëm këtu, por as mos planifiko të punosh në fushën bërthamore përsëri.’

Iu përgjigja: ‘Admiral, ju mund të më dëboni nga zyra, por në qoftë se nuk më pengon, unë do t’ia kaloj këtë detyrë një individi tjetër’.”

Besnik ndaj fjalës së tij, admirali nuk i foli më Plakut Skot. Kur vendime të rëndësishme duhej të merreshin, ai do të dërgonte një lajmëtar. Ai caktoi një individ që të zinte pozicionin e Plakut Skot, të cilin Plaku Skot e trajnoi.

Në ditën e tij të fundit në detyrë, Plaku Skot kërkoi për një takim me admiralin. Sekretarja e tij u çudit shumë. Plaku Skot hyri në zyrë me një kopje të Librit të Mormonit. Plaku Skot shpjegoi atë që ndodhi më pas:

“Ai më pa dhe tha: ‘Ulu, Skot, çfarë ka ndodhur? Jam përpjekur me çdo mënyrë që mundem, të të detyroj të ndryshosh. Çfarë ke për të thënë?’ Pasoi një bashkëbisedim shumë interesant dhe i qetë. Pati më shumë dëgjim këtë herë.

Ai tha se do ta lexonte Librin e Mormonit. Më pas ndodhi diçka që kurrë nuk e mendova se do të ndodhte. Ai shtoi: ‘Kur të kthehesh nga misioni, dua që të më marrësh në telefon. Do të kem një vend pune për ty.’”9

Plaku Skot ndau një mësim që ai e mësoi nga kjo përvojë: “Ju do të keni sfida dhe vendime të vështira për t’i marrë gjatë gjithë jetës suaj. Por merrni vendim tani që gjithmonë të bëni atë që është e drejtë dhe le të vijë pasoja. Pasoja gjithmonë do të jetë për më të mirën tuaj.”10

Gjatë shërbimit në Argjentinë, Presidenti Riçard G. Skot ishte një president misioni i efektshëm, por i dhembshur. Një prej misionarëve të tij, Uejn Gardneri, kujton që i duhej të bënte organizimin e një konference misioni, me vendndodhje larg nga shtëpia e misionit, dhe që ishte përgjegjës për ta pritur Presidentin Skot në aeroport. Në minutën e fundit, godina që Plaku Gardner e kishte gjetur për konferencën, nuk ishte më në dispozicion. Më pas, ai dhe shoku i tij mbërritën me vonesë në aeroport për të marrë Presidentin Skot. Ata gjithashtu harruan t’i thoshin shoferit të taksisë që të priste për ta dhe nuk kishte më taksi të tjera, kështu që ishin në gjendje të vështirë.

“Edhe pse mund të shihja zhgënjim në sytë e presidentit”, kujton Plaku Gardner, “ai ma hodhi dorën mbi supe dhe më tha se më donte. Ishte kaq i duruar dhe mirëkuptues. Shpresoj që kurrë të mos e harroj atë mësim.”11

Pamja
Richard G. Scott holding up Book of Mormon

Presidenti Skot u mbështet te Libri i Mormonit si një burim frymëzimi për veten dhe për misionarët. Në një rast, një misionar erdhi në zyrën e tij me një problem. Plaku Skot solli ndërmend:

“Teksa fliste, unë fillova të formuloj në mendjen time komente të veçanta për ta ndihmuar atë që t’i jepte zgjidhje sfidës së tij. Kur mbaroi, unë thashë: ‘E di pikërisht se si të të ndihmoj’. Ai hodhi vështrimin me padurim drejt meje dhe papritur mendja ime ishte bosh. Nuk mund të kujtoja asgjë që e kisha përgatitur për t’ia thënë atij.

Me ankth, fillova të shtyj me gishtin e madh përmes faqeve të Librit të Mormonit që e mbaja në dorë, derisa vëmendja ime u tërhoq nga një shkrim shumë domethënës, të cilin ia lexova atij. Kjo ndodhi tri herë. Secili shkrim i shenjtë i zbatohej përsosurisht situatës së tij. Më pas, sikur një perde të ngrihej nga mendja ime, m’u kujtua këshilla që kisha planifikuar për t’ia dhënë atij. Tani ajo kishte kuptim më të madh, sepse ishte e mbështetur mbi një themel të shkrimit të shenjtë plot vlerë. Teksa përfundova, ai tha: ‘E di se këshilla që më keni dhënë, është e frymëzuar ngaqë ju përsëritët të njëjtat tri shkrime të shenjta që m’u dhanë kur u veçova si misionar’.”12

Shërbimi i Vazhdueshëm në Shtetet e Bashkuara dhe Jashtë Tyre

Kur çifti Skot e përfundoi misionin e vet dhe u kthyen në Uashington, D.K., Plaku Skot vazhdoi të punonte në industrinë e inxhinierisë bërthamore. Disa prej kolegëve me të cilët kishte punuar përpara misionit të tij, i kërkuan të bashkohej me firmën e tyre private këshillimore. Ai punoi me atë kompani nga viti 1969 deri në 1977. Në kishë ai shërbeu si këshilltar në një presidencë kunji dhe më vonë si një përfaqësues krahinor.

Në vitin 1977, tetë vjet pas u lirua si president misioni, Plaku Skot u thirr në Kuorumin e Parë të Të Shtatëdhjetëve. Detyrat e para të caktuara atij përfshinin shërbimin si Drejtori Ekzekutiv i Departamentit të Priftërisë dhe më pas si Administrator Ekzekutiv në Meksikë dhe Amerikën Qendrore. Ai dhe familja e tij jetuan në Meksiko-Siti për tre vjet në atë detyrë. Anëtarët e Amerikës Latine e vlerësonin stilin e tij të ngrohtë të udhëheqjes, aftësinë e tij për të folur spanjisht dhe dashurinë e tij të sinqertë për njerëzit.

Pamja
Richard G. Scott with Mexican Saints

Lart: Presidenti Spenser W. Kimball dhe Motra Kamila Kimball vizituan Misionin e Argjentinës Veriore, ku Plaku Skot shërbente si president misioni. Plaku Skot gjithashtu hapi punën misionare mes indianëve keçua në Bolivinë jugore. Poshtë: Plaku Skot, i cili fliste rrjedhshëm spanjisht, kryesoi në krijimin e kunjit të 100-të në Meksikë.

Poshtë: fotografi me mirësinë e arkivit të Deseret News

Edhe si një Autoritet i Përgjithshëm, ai ishte i përulur aq sa të mësonte nga mësuesit dhe udhëheqësit vendorë. Atij i kujtohej që mori zbulesë teksa qëndroi i ulur në një mbledhje priftërie në një degë në Meksiko-Siti:

“Më kujtohet gjallërisht se si një udhëheqës meksikan i përulur i priftërisë e kishte të vështirë të komunikonte të vërtetat e ungjillit në materialin e mësimit të tij. … Në mënyrën e tij, kishte provë të një dashurie të kulluar për Shpëtimtarin dhe një dashurie për ata të cilëve iu jepte mësim.

Çiltërsia, pastërtia e qëllimit dhe dashuria e tij lejuan një forcë shpirtërore që e mbushi dhomën. U preka thellë. Më pas fillova të marr mbresa vetjake si një zgjerim i parimeve të dhëna mësim nga ai mësues i përulur. …

Teksa më vinte çdo mbresë, e shkruaja atë me kujdes. Në këtë proces, m’u dhanë të vërteta të çmuara që më nevojiteshin shumë, me qëllim që të isha një shërbëtor më i frytshëm i Zotit.”13

Pasi u kthye nga Meksika, ai mori një detyrë tjetër të çmuar: të shërbente si drejtori kryesues i Departamentit të Historisë Familjare. Ai jo vetëm ndihmoi që të mbikëqyrte punën e historisë familjare të Kishës, por gjithashtu u përfshi edhe vetë në historinë e tij familjare. Ngaqë babai i Plakut Skot ishte një i kthyer në besim në Kishë, kishte shumë kërkim për t’u bërë në atë linjë të familjes. Plaku Skot dhe gruaja e tij, së bashku me prindërit e tij, përkushtuan kohë për kërkimin e historisë së tyre familjare.

Nga mesi i viteve 1980, teknologjia filloi të luante një rol më të madh në punën e historisë familjare por, “edhe me ndihmën e kompjuterëve, ka dhe gjithmonë do të ketë një kërkesë për përfshirjen e individëve në këtë punë”, tha Plaku Skot, “kështu që anëtarët e Kishës do të kenë përvojat e mëdha shpirtërore që e shoqërojnë atë”14.

Pamja
Quorum of the Twelve Apostles

Majtas: Plaku Skot (i fundit në të djathtë) u thirr në Kuorumin e Dymbëdhjetë Apostujve në vitin 1988, ku ai shërbeu për 27 vjet. Poshtë majtas: Ai përshëndet Presidentin Tomas S. Monson. Poshtë: Plaku Skot u thirr të shërbente në Presidencën e Të Shtatëdhjetëve në vitin 1983. Në fund: Duke u larguar nga konferenca e përgjithshme me Pleqtë Xhefri R. Holland dhe M. Rasëll Ballard.

Në vitin 1988, erdhi një thirrje gjithësunduese. Ai u takua me Presidentin Ezra Taft Benson (1899–1994), i cili, “me dhembshuri, dashuri dhe kuptueshmëri të madhe” ia drejtoi Plakut Skot një thirrje që të bëhej një Apostull i Zotit. “Nuk mund ta ndalja të qarët”, tha Plaku Skot për atë përvojë. “Dhe atëherë Presidenti Benson me shumë mirësi foli për vetë thirrjen e tij që të më jepte siguri sërish. Ai dëshmoi se si kishte ardhur thirrja ime. Gjithmonë do ta kujtoj atë përkujdesje dhe kuptueshmëri të profetit të Zotit.”15 Plaku Skot u mbështet në konferencën e përgjithshme më 1 tetor.

Martesa

Plakut Skot dhe gruas së tij, Xheninës, iu pëlqenin shumë veprimtari së bashku, të tilla si vëzhgimi i zogjve, pikturimi (ai përdorte bojëra uji; ajo përdorte bojëra vaji) dhe dëgjimi i muzikës xhaz dhe i muzikës popullore të Amerikës Jugore.

Pamja
Richard and Jeanene Scott reading scriptures

Ata që i kanë dëgjuar bisedat e Plakut Skot në konferencat e përgjithshme, dinë për dashurinë e tij për Xheninën. Ai foli për të shpesh, edhe pasi ajo ndërroi jetë. Në bisedën e tij të parë në konferencën e përgjithshme si anëtar i Kuorumit të Parë të Të Shtatëdhjetëve në vitin 1977, Plaku Skot shprehu nderim për bashkëshorten e tij, “një shoqëruese e dashur dhe e shtrenjtë. … Xhenina gjithmonë ka qenë një model i dëshmisë së kulluar, dashurisë dhe përkushtimit; ajo është një shtyllë force për mua.”16

Kohët më të fundit, në një bisedë të frymëzuar konference mbi martesën, ai kujtoi shumë shprehje të dashurisë që ai dhe Xhenina ia thanë njëri-tjetrit që ta forconin martesën e tyre. Ai përfundoi: “E di se si është të dashurosh një bijë të Atit në Qiell, që plot hir e përkushtim jetoi shkëlqimin e plotë femëror të qenies së saj të drejtë si grua. Kam besim se, kur në të ardhmen tonë ta shoh atë përsëri përtej velit, ne do ta kuptojmë se jemi edhe më thellësisht të dashuruar. Ne do ta vlerësojmë edhe më shumë njëri-tjetrin, pasi kemi kaluar këtë kohë të ndarë nga veli.”17

Tani ata janë bashkuar sërish.

Shënime

  1. Richard G. Scott, “He Lives”, Liahona, janar 2000, f. 108.

  2. Në “Elder Richard G. Scott of the Quorum of the Twelve”, Ensign, nëntor 1988, f. 101.

  3. Në Marvin K. Gardner, “Elder Richard G. Scott: ‘The Real Power Comes from the Lord’”, Tambuli, shkurt 1990, f. 18.

  4. Shih Gardner, “Elder Richard G. Scott: ‘The Real Power Comes from the Lord’”, Tambuli, shkurt 1990, f. 19.

  5. Jeanene Watkins, në Gardner, “Elder Richard G. Scott: ‘The Real Power Comes from the Lord’”, Tambuli, shkurt 1990, f. 20.

  6. Richard G. Scott, “Bekimet e Përjetshme të Martesës”, Liahona, maj 2011, f. 94.

  7. Në “Elder Richard G. Scott of the First Quorum of the Seventy”, Ensign, maj 1977, f. 102–103.

  8. Richard G. Scott, “Receive the Temple Blessings”, Liahona, korrik 1999, f. 31.

  9. Richard G. Scott, “Making Hard Decisions”, Liahona, qershor 2005, f. 8–9, 10.

  10. Richard G. Scott, “Do What Is Right”, Liahona, mars 2001, f. 14.

  11. Wayne L. Gardner, në Gardner, “Elder Richard G. Scott: ‘The Real Power Comes from the Lord’”, Tambuli, shkurt 1990, f. 21.

  12. Richard G. Scott, “The Power of the Book of Mormon in My Life”, Ensign, tetor 1984, f. 9.

  13. Riçard G. Skot, “Të Fitosh Udhëheqje Shpirtërore”, Liahona, nëntor 2009, f. 7

  14. Në “Elder Richard G. Scott of the Quorum of the Twelve”, Ensign, nëntor 1988, f. 102.

  15. Në “Elder Richard G. Scott of the Quorum of the Twelve”, Ensign, nëntor 1988, f. 101.

  16. Richard G. Scott, “Gratitude”, Ensign, maj 1977, f. 70.

  17. Riçard G. Skot, “Bekimet e Përjetshme të Martesës”, Liahona, maj 2011, f. 97.