Kremtimi i Mbrëmjes Familjare
Në vitin 1915, profetët e ditëve të mëvonshme na këshilluan që ta veçonim një mbrëmje në javë për familjet tona. Në fillim ajo u quajt “mbrëmja e shtëpisë” – një kohë për të mësuar ungjillin dhe për t’u zbavitur së bashku, ndërkohë që i forconim lidhjet tona tokësore dhe të përjetshme.
Njëqind vjet më vonë, mbrëmja familjare vazhdon të na ndihmojë për të krijuar familje që do të vazhdojnë për përjetësinë. Profetët premtojnë se nëpërmjet saj, besim më i madh dhe forcë shpirtërore më e madhe do të rritet në zemrën tonë dhe mbrojtje, unitet e paqe më e madhe do të banojnë në shtëpitë tona.
Ne të gjithë i përkasim një familjeje në tokë dhe jemi pjesë e familjes së Atit tonë në Qiell. Kudo ku jemi në botë dhe cilado qoftë gjendja jonë në jetë, ne mund të festojmë e të marrim pjesë në mbrëmjen familjare.
Poshtë: Zbavitja dhe luajtja e lojërave është një mënyrë se si familja Santos në Portugali krijon ndjenja të afërta miqësore në mbrëmjen familjare.
Djathtas: Familja do të thotë më shumë se sa nëna, babai dhe fëmijët në Republikën Demokratike të Kongos. Kështu që kur Vëllai Suekameno e mbledh familjen e tij për mbrëmjen familjare, shumë njerëz nga fshati ndihen të mirëpritur që të bashkohen me ta.
Lart: Motra Gerkan nga Filipinet përdor këngët e Fillores dhe muzikën tradicionale për t’iu mësuar fëmijëve të saj gëzimin e ungjillit.
Lart: Familja Anderson, e fotografuar këtu në kuzhinën e shtëpisë së tyre në Xhorxhia të SHBA-së, pëlqen shumë bërjen e biskotave. Ata nganjëherë i përdorin ato si pjesë të një mësimi ose thjesht si një ëmbëlsirë.
Lart: Vëllai dhe Motra Rejnolds nga Uashingtoni në SHBA kërkojnë mënyra për ta dhënë mësim ungjillin në mënyrë të thjeshtë, që fëmijët e tyre të vegjël të mund të mësojnë dhe kuptojnë.
Djathtas, nga lart: Familja Espinoza nga Bolivia përfshin gjyshen e tyre të nderuar në mbrëmjen familjare, teksa këndojnë dhe mësojnë për ungjillin.
Për familjen Jin në Xhorxhia të SHBA-së, historia familjare është një veprimtari e parapëlqyer i mbrëmjes familjare. Ata kënaqen duke iu mësuar fëmijëve të tyre rreth trashëgimisë së tyre koreane.
Familja Ligërtud nga Australia nganjëherë dalin shëtitje si pjesë e mbrëmjes së tyre familjare, duke eksploruar pjesë të bukura të qytetit të tyre.
Shpërndani foto ose video të mbrëmjes suaj familjare duke përdorur #FamilyNight.
Mësoni më shumë në facebook.com/liahona.magazine.