2015
Mbajtja e një Anali
korrik 2015


Rinia

Mbajtja e një Anali

Presidenti Uhtdorf e krahason kohën tonë me kohën e pionierëve. Megjithëse mund të mos keni kaluar rrafshina, ju jeni më të ngjashëm me pionierët nga sa mendoni! Edhe ju mund të tregoni dhembshuri, punë të rëndë dhe optimizëm. Dhe ashtu siç e dimë se pionierët i treguan me vepra këto cilësi për shkak të analeve që mbajtën, pasardhësit tuaj mund të arrijnë t’ju njohin nëpërmjet ditarit tuaj gjithashtu.

Gjeni disa minuta për të shënuar pak rreth vetes suaj në ditarin tuaj. Mund të shkruani rreth gjërave shpirtërore, për shembull mënyrën si e morët dëshminë tuaj apo se si i kapërcyet sfidat me ndihmën e Atit Qiellor. Mund t’i ndihmoni edhe stër-stërnipërit tuaj (të cilët mund ta lexojnë ditarin tuaj një ditë) ta dinë se si ishte jeta juaj e përditshme. Çfarë projektesh po bëni në shkollë? Si duket dhoma juaj? Cili është kujtimi i parapëlqyer i familjes suaj?

Ndërsa filloni të shkruani pak e nga pak çdo ditë, do të jeni në gjendje, jo vetëm të shihni më qartë se si ju ndihmon Ati Qiellor gjatë jetës suaj të përditshme njësoj siç i udhërrëfeu pionierët, por do të jeni duke lënë një trashëgimi për vetë pasardhësit tuaj të ardhshëm.