Ide për Mbrëmje Familjare
Ky numër përmban artikuj dhe veprimtari që mund të përdoren për mbrëmje familjare. Sa vijon janë dy ide.
“Historia Familjare – Unë Po e Bëj”, faqe 58: Bëni një veprimtari për mbajtjen e ditarit! Nxitini pjesëtarët e familjes që të shënojnë çfarëdo gjëje rreth jetës së tyre – një kujtim nga vite më parë ose diçka që u ndodhi atyre atë ditë. Ndihmojeni familjen tuaj të kuptojë se ka shumë mënyra për të mbajtur ditar. Ata mund ta shkruajnë, ta shtypin në kompjuter ose ta vizatojnë përmbajtjen e tyre të ditarit ose mund ta regjistrojnë vetveten duke treguar një histori me një regjistrues zëri. Nxiteni familjen tuaj që të vazhdojë të shënojë në ditarin e tyre shpesh.
“Të Mësuarit më Shumë rreth Asaj që na Pret”, faqe 64: Merrni parasysh që të bëni një veprimtari përgatitëse për mision sikurse bëri lagjja në Norvegji. Mund të jepni mësim të njëjtat gjëra që dhanë ata – të tilla si mënyra si të filloni biseda për ungjillin ose si të hekurosni një këmishë të bardhë – ose mund të përqendroheni në aftësi të tjera prej të cilave mendoni se pjesëtarët e familjes suaj do të përfitojnë në terrenin e misionit.
Në Gjuhën Tuaj
Liahona dhe materiale të tjera të Kishës gjenden në shumë gjuhë te languages.lds.org.