2014
A Mund të Më Pëlqente Indeksimi?
Qershor 2014


Rinia

A Mund të Më Pëlqente Indeksimi?

Autorja jeton në Verakruz të Meksikës.

Unë mora pjesë në synimin e kunjit tonë për të indeksuar 50.000 emra. Në fillim ishte e vështirë. Në disa raste, grupi i emrave që shkarkoja kishte shkrim të pakuptueshëm dore dhe ndonjëherë dëshiroja ta ktheja mbrapsht e të shkarkoja një grup tjetër. Por më pas e kuptova se, nëse të gjithë do të mendonin ashtu, ato grupe emrash do të liheshin për në fund. Mund të përfytyroja shumë rreshta njerëzish duke pritur në botën e shpirtrave dhe vendosa të vazhdoja të përpiqesha për t’i lexuar ato emra e për t’i hedhur në të pastër pa bërë gabim.

Mësova të kisha dashuri për ata njerëz. E kuptova se ata kishin vërtet nevojë për ndihmë dhe ne gjithashtu kishim nevojë për ndihmë prej tyre. Arrita ta kuptoja më mirë se plani i përsosur i Atit Qiellor merr në konsideratë gjithsecilin. Kur ndjekim frymëzimin dhe udhëzimet e udhëheqësve të Tij të zgjedhur, ne do ta dëshmojmë mëshirën dhe dashurinë e Tij të pafundme.

Indeksimi ka qenë një përvojë e këndshme për mua. Mësova të vlerësoj e të dua shumë gjëra rreth historisë familjare. Mora edhe dhurata me vlerë të madhe nga Zoti ynë me anë të bindjes ndaj diçkaje aq të thjeshtë sa pjesëmarrja në indeksim.