2013
Puna Misionare
janar 2013


Mesazhi i Vizitave Mësimore, Janar 2013

Puna Misionare

Studiojeni këtë material plot lutje dhe, si të jetë e përshtatshme, diskutojeni atë me motrat që vizitoni. Përdorini pyetjet për t’ju ndihmuar të forconi motrat tuaja dhe për ta bërë Shoqatën e Ndihmës një pjesë aktive të vetë jetës suaj.Për më tepër informacion, shihni te reliefsociety.lds.org.

Pamja
Logoja e Shoqatës së Ndihmës

Besim, Familje, Ndihmë

Shenjtorët e ditëve të mëvonshme janë dërguar “për të punuar në vreshtin e [Zotit] për shpëtimin e shpirtrave të njerëzve” (DeB 138:56), që përfshin punën misionare. Nuk na duhet një thirrje misioni formale për të ndarë ungjillin. Ne jemi të rrethuar nga njerëz të tjerë, jeta e të cilëve do të bekohet nga ungjilli dhe ndërsa e përgatisim veten, Zoti do të na përdorë. Mësueset vizitore mund t’i përqafojnë përgjegjësitë e tyre shpirtërore dhe të ndihmojnë që “të bëj[në] të ndodhë pavdekësia dhe jeta e përjetshme e njeriut” (Moisiu 1:39).

Kur Profeti Jozef Smith e organizoi Shoqatën e Ndihmës në vitin 1842, ai tha se gratë nuk duhej të ndihmonin vetëm të varfrit, por edhe të shpëtonin shpirtra.1 Ky është ende qëllimi ynë.

“Zoti … ia beson një dëshmi të së vërtetës atyre që do ta ndajnë me të tjerët”, tha Presidenti Dieter F. Uhtdorf, Këshilltar i Dytë në Presidencën e Parë. “Zoti gjithashtu pret që ne, anëtarët e Kishës së Tij të rivendosur të ‘hap[im] gojën në çdo kohë, duke shpallur ungjillin [e Tij] me tinguj gëzimi’ (DeB 28:16). … Nganjëherë, një frazë e vetme dëshmie mund të vërë në lëvizje ngjarje që ndikojnë jetën e dikujt për përjetësinë.”2

Nga Shkrimet e Shenjta

Doktrina e Besëlidhje 1:20–23; 18:15; 123:12

Nga Historia Jonë

Historia e Olga Kovářovás nga ish-Çekosllovakia është një shembull i punës misionare prej anëtarëve nga historia jonë për Shoqatën e Ndihmës. Në vitet 1970, Olga ishte një studente në doktoratë dhe me dëshirë të madhe për një jetë më të thellë shpirtërore. Ajo vuri re 75-vjeçarin Otakar Vojkůvka, një shenjtor të ditëve të mëvonshme. “Ai m’u duk shtatëdhjetë e pesë nga mosha por në zemër m’u duk afër të tetëmbëdhjetave dhe i mbushur me gëzim”, tha ajo. “Kjo qe shumë e pazakontë në Çekosllovaki gjatë asaj kohe cinizmi.”

Olga e pyeti Otakarin dhe familjen e tij se si gjetën gëzim. Ata e njohën atë me anëtarë të tjerë të Kishës dhe i dhanë një Libër Mormoni. Ajo e lexoi atë me padurim dhe shpejt u pagëzua dhe u konfirmua. Që nga ajo kohë, Olga ka qenë një ndikim për mirë në një botë me shtypje politike dhe përndjekje fetare. Ajo shërbeu si presidente e Shoqatës së Ndihmës në degën e saj të vogël dhe ndihmoi për shpëtimin e shpirtrave të të tjerëve duke i sjellë ata tek Krishti.3

Çfarë Mund të Bëj Unë?

  1. A i ndjek nxitjet e Frymës së Shenjtë teksa e ndaj dëshminë time me motrat që vizitoj?

  2. Si po i ndihmoj motrat për të cilat kujdesem që të mësojnë ungjillin?

Shënime

  1. Shih Mësimet e Presidentëve të Kishës: Jozef Smith (2009), f. 483.

  2. Diter F. Uhtdorf, “Duke Pritur në Rrugën për Damask”, Liahona, maj 2011, f. 76–77.

  3. Shih Daughters in My Kingdom: The History and Work of Relief Society (2011), f. 92–95.