2010
Krishtlindja Misionare
dhjetor 2010


Rinia

Krishtlindja Misionare

Gjatë Krishtlindjes time të dytë si misionar me kohë të plotë, shoku im dhe unë po vizitonim një anëtare të pagëzuar kohët e fundit dhe familjen e saj. Pas një darke të shkëlqyer Krishtlindjeje, ne ndamë me ta mesazhin e Krishtlindjes.

Ne i kërkuam familjes të vizatonte figura gjërash që u kujtonin atyre stinën, të tilla si yje, dhurata, lindje dhe pemë të Krishtlindjes. Ne lexuam pastaj disa shkrime të shenjta, përfshi 2 Nefi 19:6: “Pasi një fëmijë na ka lindur, një djalë na është dhënë; dhe perandoria do të jetë mbi shpatullën e tij; dhe ai do të quhet i Mrekullueshëm, Këshilltar, Perëndia i Fuqishëm, Ati i Amshuar, Princi i Paqes.” Ne kënduam “Once in Royal David’s City” (Hymns, nr. 205), pamë një film mbi Lindjen dhe dhamë dëshmi për Jezu Krishtin.

Ishte një Krishtlindje në rrethana të thjeshta, larg familjeve tona dhe festimeve të zakonshme të Krishtlindjes, por ndërsa dhamë dëshmi për Shpëtimtarin, unë ndieva një dashuri dhe vlerësim më të thellë për Të dhe lindjen e Tij sesa kisha provuar më parë. Unë e kuptova se do të ishte Krishtlindja ime e fundit në shërbim misionar me kohë të plotë për Atin tim Qiellor, por unë kuptova se Shpirti i Tij mund të më dëshmonte për Birin e Tij kudo që të isha.