2010
Bekimi Juaj Patriarkal
shkurt 2010


Rinia

Bekimi Juaj Patriarkal

Presidenti Monson e përshkruan një bekim patriarkal si “një Liahonë personale që t’ju hartojë kursin dhe t’ju udhëheqë në rrugën tuaj”. Pra çfarë është ky bekim dhe si mund të ndihmojë të udhëhiqet jeta juaj?

Çfarë është një bekim patriarkal?

Bekimi juaj ka dy qëllime kryesore. Së pari, do të deklarojë prejardhjen tuaj, apo se cilit fis në shtëpinë e Izraelit i përkisni ju. Së dyti, do të përmbajë informacion që të ndihmojë për t’ju udhëhequr juve. Bekimi juaj ka gjasa të përmbajë premtime, këshilla dhe paralajmërime.

Sa vjeç duhet të jem që të marr bekimin tim?

Nuk ka moshë të caktuar, por duhet të jeni aq në moshë sa ta vlerësoni natyrën e shenjtë të bekimit. Shumë anëtarë nisin të mendojnë për ta marrë bekimin e tyre nga fillimi i adoleshencës.

Si ta marr bekimin?

Së pari flisni me peshkopin tuaj ose presidentin e degës. Në se jeni gati dhe i denjë, do të merrni një rekomandim. Pas kësaj, mund të planifikoni një takim me patriarkun në zonën tuaj.

Çfarë të bëj me bekimin tim?

Mbajeni atë në një vend të sigurt dhe lexojeni shpesh. Kujtoni, bekimi juaj është i shenjtë dhe vetjak. Ju mund ta ndani atë me pjesëtarët e afërt të familjes, por nuk duhet ta ndani botërisht. Gjithashtu, të gjitha bekimet e përmendura në bekimin tuaj patriarkal bazohen tek besnikëria juaj dhe afatet kohore të Zotit.