Sesioni i Paradites të së Dielës
E Thjeshtë Është Doktrina e Jezu Krishtit
Pjesë të shkëputura
Fjala e Perëndisë është doktrina e dhënë mësim nga Jezu Krishti dhe nga profetët e Tij. …
… Kjo doktrinë është se besimi te Zoti Jezu Krisht, pendimi, pagëzimi, marrja e dhuratës së Frymës së Shenjtë dhe durimi deri në fund i bekon të gjithë fëmijët e Perëndisë.
Teksa ua mësojmë këto parime atyre që i duam, Fryma e Shenjta do të na ndihmojë të dimë të vërtetën. Për shkak se na nevojiten nxitjet e Frymës së Shenjtë, duhet të shmangim spekulimet apo interpretimet vetjake që shkojnë përtej mësimdhënies së doktrinës së vërtetë.
… Njëra nga mënyrat më të sigurta për të shmangur madje edhe afrimin te doktrina e rreme, është të zgjedhim të jemi të thjeshtë në mësimdhënien tonë. …
Mësimdhënia e thjeshtë na lejon ta përhapim doktrinën e shpëtimit që në fazë të hershme, ndërsa fëmijët mbeten të paprekur nga tundimet e mashtruesit, me të cilat do të përballen më vonë, kohë përpara se të vërtetat që nevojitet të mësojnë, të mbyten nga zhurma e rrjeteve sociale, bashkëmoshatarët dhe mundimet e tyre vetjake. …
Ndërsa bëjmë më të mirën për t’ua mësuar atyre që i duam doktrinën e Jezu Krishtit, disa mund të mos reagojnë. Në mendje mund t’u përvidhen dyshime. … Mos u jepni ndaj atyre dyshimeve. Drejtojuni Perëndisë për ndihmë. …
… Ju do të bëheni të zellshëm dhe të përvuajtur. Atëherë mund të dini se keni bërë gjithçka që mund të bëni për të ndihmuar ata që i doni dhe ata për të cilët luteni, që të dalin fitimtarë përballë përpjekjeve të Satanit për t’i devijuar ata nga udha.