Stacioni i Zbavitjes
Ilustrimet nga Dave Klug
Thyeje Zemrën
Shpëtimtari na ka mësuar se ne duhet të kemi një “zemër të thyer” që do të thotë të jemi të përulur, të penduar dhe zemërbutë (3 Nefi 9:19; Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta, “Zemër e Thyer”, Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit]). A mund ta ndash këtë simbol zemre në shtatë pjesë duke vizatuar vetëm tri vija të drejta? Ka më shumë se një përgjigje të saktë.
Sendet e Fshehura
Shpëtimtari për pak do të vizitojë tokën e nefitëve. Por në këtë çast, atje ka shumë shkatërrim. A mund t’i gjesh të 10 sendet e fshehura te rrënojat? (Shih tek 3 Nefi 8–11 për historinë.)
Kush e Përfundoi i Pari?
Xhilli, Skoti, Tori dhe Xhonatoni, të gjithë e lexuan Librin e Mormonit këtë vit. Kush e përfundoi i pari leximin? Informacion shtesë: Nëse ata filluan të lexojnë më 1 janar, kur e përfundoi secili prej tyre?
E dhënë ndihmëse: Ka 239 kapituj ose seksione në Librin e Mormonit.
-
Xhilli: Lexonte 1 kapitull të hënën, të mërkurën, të premten, të shtunën, dhe 1,5 kapituj në ditët e tjera të javës.
-
Skoti: Lexonte 7 kapituj çdo të diel dhe 1 kapitull të mërkurave, një herë në dy javë.
-
Tori: Herë lexonte 5 kapituj një javë dhe herë 10 kapituj javën e ardhshme (gjithmonë të shtunën).
-
Xhonatoni: E lexoi të gjithë 1 dhe 2 Nefin në janar, më pas lexonte 1 kapitull në ditë pas kësaj.
Vizatime humoristike
Pra, cili është lloji yt i parapëlqyer i picës?
Ai që kam në duar!
Rajën Stokëri
Quhet “Surpriza me Makarona dhe Djathë”! Sepse sinqerisht, nëse e ka ndopak shijen si makarona dhe djathë, do të befasohesha.
Rajën Stokëri
Përgjigjet
Kush e Përfundoi i Pari?: Xhilli përfundoi së lexuari e para.
Informacion shtesë:
-
Xhilli: 15 Korrik
-
Skoti: 11 gusht
-
Tori: 10 gusht
-
Xhonatoni: 2 gusht
Sendet e Fshehura: