Henry B. Eyring Official Portrait 2018
Lindur më
Henri Benion Ajring
31 maj 1933
Prinston, Nju–Xhersi, Shtetet e Bashkuara
Thirrja/et
TitulliKëshilltar i Parë
OrganizimiPresidenca e Parë
Data e Thirrjes14 tet 2025
Bisedat nga Konferencat
Më Shumë Informacion Biografik
Ndjek
@EyringHB
Henry.b.eyring
@henrybeyring
@HenryB.Eyring

Presidenti Henri B. Ajring u veçua si Këshilltar i Parë në Presidencën e Parë të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme më 14 tetor 2025.

Presidenti Henri B. Ajring u veçua si Këshilltar i Parë në Presidencën e Parë të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme më 14 tetor 2025. Ai kishte shërbyer më parë si Këshilltar i Dytë në Presidencën e Parë për Presidentin Rasëll M. Nelson, si Këshilltar i Parë në Presidencën e Parë për Presidentin Tomas S. Monson dhe si Këshilltar i Dytë në Presidencën e Parë për Presidentin Gordon B. Hinkli.

Përpara shërbimit të tij në Presidencën e Parë, Presidenti Ajring shërbeu si anëtar i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, anëtar i Të Shtatëdhjetëve, Këshilltar i Parë në Peshkopatën Kryesuese, Komisioner i Sistemit Arsimor të Kishës, anëtar i bordit të përgjithshëm të Shkollës të së Dielës, përfaqësues rajonal dhe si peshkop.

Në profesion, Presidenti Ajring ishte president i Kolegjit “Riks” në Reksburg të Ajdahos. Ai ishte edhe në trupën pedagogjike të shkollës së lartë të biznesit në Universitetin e Stenfordit. Ai ka marrë një diplomë universitare me profil shkencor për fizikë në Universitetin e Jutës dhe një diplomë masteri dhe një doktoratë për administrim biznesi nga Universiteti i Harvardit.

Presidenti Ajring u lind në Prinston të Nju–Xhersit, më 31 maj 1933. Në vitin 1962, Presidenti Ajring u martua me të ndjerën Ketlin Xhonson, e cila e përfundoi rrugëtimin e saj në vdekshmëri më 15 tetor 2023. Ata janë prindërit e katër djemve dhe dy vajzave.

Përditësimi i Fundit Më 8 dhj 2025