Ndihma për Studimin
Shpëtim për të Vdekurit


Shpëtim për të Vdekurit

Mundësia për ata që kanë vdekur pa marrë ordinancat shpëtuese të ungjillit, t’i kenë këto ordinanca të kryera për ta në tempuj prej anëtarëve të gjallë, të denjë të Kishës. Të vdekurve u mësohet ungjilli në botën e shpirtrave dhe ata mund t’i pranojnë ordinancat e kryera për ta në vdekshmëri.

Anëtarët besnikë të Kishës bëjnë kërkime dhe përgatisin historitë familjare për të përcaktuar emrat dhe datat e lindjes së paraardhësve, kështu që ordinancat shpëtuese të mund të kryhen për ta.