Perëndia u Flet Fëmijëve të Tij Nëpërmjet Profetëve
Në kohët biblike, Perëndia zgjodhi profetë që ta udhërrëfenin popullin e Tij. Ne vazhdojmë të marrim udhërrëfimin e Perëndisë nëpërmjet një profeti të gjallë sot.
Përse Kemi Nevojë për Profetë?
Perëndia i do fëmijët e Tij dhe dëshiron që ne të gjejmë paqe dhe qartësi mes pështjellimit të botës nëpërmjet lidhjes me Të. Ne mund të vijmë më pranë Perëndisë nëpërmjet lutjes, adhurimit në kishë dhe profetëve të Perëndisë.
Ndërkohë që Perëndia na flet individualisht nëpërmjet frymëzimit personal, Ai na flet kolektivisht nëpërmjet profetëve, të cilët veprojnë si lajmëtarë të Perëndisë. Profetët dërgohen për të na mësuar ungjillin e Jezu Krishtit dhe për të dhënë udhërrëfim të posaçëm për kohën tonë.

Bibla dhe Libri i Mormonit tregojnë se Perëndia ka zgjedhur profetë gjatë gjithë historisë që të veprojnë në emrin e Tij për shpëtimin e fëmijëve të Tij.
Nganjëherë, njerëzit i besonin fjalët e profetëve dhe bënin jetë të drejtë. Herë të tjera ata i refuzuan mesazhet e Perëndisë dhe u larguan prej Tij, një gjendje e njohur si braktisje. Ato kohë braktisjeje më së fundmi përfunduan me drejtësi të përtërirë teksa njerëzit pendoheshin dhe ua vinin veshin sërish profetëve të zgjedhur të Perëndisë.
Gjatë gjithë Dhiatës së Vjetër, Zoti dërgoi profetë që t’i paralajmëronin njerëzit për zitë e bukës, luftërat ose katastrofa të tjera.
Ju mund t’i dalloni emrat e disa prej këtyre profetëve:
Profetët gjatë gjithë shkrimeve të shenjta dhanë mësime rreth ndërtimit të besimit te Jezu Krishti dhe bërjes më shumë si Ai dhe këto mesazhe ende kumbojnë sot. Mund të gjeni forcë, shpresë dhe frymëzim nëpërmjet leximit të fjalëve të tyre.

- Adami
- Noeu
- Abrahami
- Isaku
- Jakobi
- Moisiu
- Isaia
Profetët gjatë gjithë shkrimeve të shenjta dhanë mësime rreth ndërtimit të besimit te Jezu Krishti dhe bërjes më shumë si Ai dhe këto mesazhe ende kumbojnë sot. Mund të gjeni forcë, shpresë dhe frymëzim nëpërmjet leximit të fjalëve të tyre.
“Sepse Zoti, [Perëndia], nuk bën asgjë, pa ua treguar sekretin e tij shërbëtorëve të tij, profetëve.”
(Amos 3:7)
Një Profet e Udhëheq Kishën e Rivendosur të Jezu Krishtit Sot
Nevoja për Rivendosje
Kur Jezu Krishti ishte në tokë, Ai thirri dymbëdhjetë Apostuj që të ndihmonin për të udhëhequr Kishën e Tij. Pasi Jezu Krishti vdiq, Apostujt u përballën me kundërshtim. Në disa raste, ata i vranë. Me kalimin e kohës, të vërtetat e rëndësishme të ungjillit dhe autoriteti i priftërisë nga Perëndia humbën teksa njerëzit nëpër botë ranë në braktisje.Më pas, në vitin 1820, një djalë 14‑vjeçar që quhej Jozef Smith, u lut me zell, duke kërkuar falje dhe duke pyetur që të dinte se me cilën kishë duhej të bashkohej.
Perëndia Ati dhe Jezu Krishti iu shfaqën Jozefit. Ata i thanë se mëkatet e tij i ishin falur dhe nuk duhej të bashkohej me asnjërën nga kishat ekzistuese. Ai më vonë u bë profeti i zgjedhur nga Perëndia për të rivendosur Kishën e Jezu Krishtit në tokë.
Një Profet për Kohën Tonë
Profetët japin mësim të vërtetat e përjetshme, dëshmojnë për Jezu Krishtin, na paralajmërojnë për rrezikun, na japin arsye për të shpresuar, na japin udhërrëfim nga Perëndia posaçërisht për kohën tonë dhe mbajnë autoritet nga Perëndia për ta udhëhequr Kishën e Tij dhe për ta përgatitur botën për Ardhjen e Dytë të Jezu Krishtit.Dallin H. Ouksi është profeti dhe Presidenti i Kishës së Jezu Krishtit sot. Përpara se të thirrej si Apostull dhe më pas profet, ai e kaloi jetën e vet duke bërë punën e Perëndisë në mënyra të tjera. Ai bashkë me bashkëshorten e tij, Xhunin, rritën një familje me gjashtë fëmijë; ai ushtroi profesionin e avokatit, punoi si profesor universiteti, president universiteti dhe gjyqtar në Gjykatën e Lartë të Jutës si dhe shërbeu në bashkësinë e tij vendore.
Sikurse me profetët e shumtë përpara tij, ndjekja e fjalëve dhe ftesave të Presidentit Ouks mund t’ju sjellë më pranë Shpëtimtarit tuaj, Jezu Krishtit, dhe t’ju ndihmojë të gjeni shpresë dhe gëzim në këtë jetë.

Udhëzime nga Presidenti Dallin H. Ouks
Ndërtimi i një rrethi të fortë familjar mund të na ndihmojë ta mësojmë, demonstrojmë dhe vëmë në zbatim ungjillin në jetën tonë .Mirëbesoni tek Ati Qiellor dhe kërkojini dhe përdorini ndihmat e Tij hyjnore në rrugëtimin tuaj në vdekshmëri .Ndiqeni Jezu Krishtin duke folur si paqebërës dhe duke u bërë paqebërës .Në ç’mënyrë bekimet e priftërisë janë në dispozicion të burrave njëlloj si edhe të grave .Dëshmon për Jezu Krishtin, kush është Ai dhe për çfarë u dërgua në tokë që të bënte .
Pyetje të Zakonshme
Si mund ta lexoj atë që kanë thënë profetët dhe apostujt bashkëkohorë?
Si mund ta lexoj atë që kanë thënë profetët dhe apostujt bashkëkohorë?
Dy herë në vit, profeti, Apostujt dhe udhëheqës të tjerë të Kishës japin predikime në konferencën e përgjithshme të Kishës, duke dhënë mesazhe të frymëzuara për t’i ndihmuar anëtarët e Kishës të bëhen dishepuj më të mirë të Jezu Krishtit.
Konferenca e përgjithshme zhvillohet drejtpërdrejt në Solt‑Lejk‑Siti të Jutës në SHBA, por miliona njerëz e shohin anembanë rruzullit tokësor nëpërmjet internetit ose i studiojnë mesazhet në mënyrë të pavarur në një datë të mëvonshme.
Ju mund t’iu referoheni predikimeve të së shkuarëskëtu . Merrni përditësime për atë që po thonë udhëheqësit e Kishës rreth gjërave të tjera, si përkushtimet e tempujve ose konferencat me pjesëmarrjen e shumë besimeve fetare, duke vizituar faqen Church Newsroom . Mund edhe të përdorni funksionin e kërkimit në ChurchofJesusChrist.org për të shfletuar biseda nga konferencat e përgjithshme, artikuj të revistave dhe burime të tjera sipas temës.
Konferenca e përgjithshme zhvillohet drejtpërdrejt në Solt‑Lejk‑Siti të Jutës në SHBA, por miliona njerëz e shohin anembanë rruzullit tokësor nëpërmjet internetit ose i studiojnë mesazhet në mënyrë të pavarur në një datë të mëvonshme.
Ju mund t’iu referoheni predikimeve të së shkuarës
Si zgjidhen udhëheqësit e Kishës?
Si zgjidhen udhëheqësit e Kishës?
Kur profeti dhe Presidenti i Kishës vdes, Apostulli me më shumë kohë në detyrë (nga kohëzgjatja e shërbimit, jo mosha) thirret nga Perëndia që të bëhet profeti i ri. Kur ka një vend bosh në Kuorumin e Dymbëdhjetëve Apostujve, Zoti e frymëzon profetin që të thërrasë personin të cilin Zoti e ka zgjedhur.
Në rang krahinor dhe vendor, pozicione të tjera përgjegjësie, atyre të cilave u referohemi si thirrje, gjithashtu caktohen duke kërkuar frymëzim nga Perëndia. Për shembull, peshkopi që e udhëheq një bashkësi, mund të lutet dhe të ndihet i frymëzuar që t’i kërkojë një gruaje të caktuar të udhëheqë organizatën e grave që njihet si Shoqata e Ndihmës. Ajo, nga ana e saj, do të lutet për të ditur se kujt t’i kërkojë ta ndihmojë atë në pozicionin e këshilltareve, sekretareve dhe mësueseve.
Mësoni më shumë

Mesazhet e Perëndisë për Ne
Misionarët mund t’ju mësojnë më shumë rreth profetëve dhe t’ju njohin me mesazhet që ka Perëndia për kohën tonë.