Nganjëherë mund të ndihemi të pështjelluar rreth jetës sonë ose të pasigurt për të ardhmen. Mund ta gjejmë udhën tonë përpara me Atin tonë të dashur Qiellor dhe Birin e Tij, Jezu Krishtin, të cilët janë burimi i së vërtetës.
E vërteta është njohuri për gjërat ashtu siç janë në të vërtetë. Për shembull, është e vërtetë që Perëndia ju do dhe mund t’ju ndihmojë ta ndryshoni jetën tuaj. Perëndia na njeh personalisht dhe Ai e përdor Shpirtin e Shenjtë për të na ndihmuar që të dallojmë atë që është e vërtetë.
Ati Qiellor dërgoi Birin e Tij, Jezu Krishtin, për të na mësuar se si të jemi të lumtur dhe se si të gjejmë domethënie në jetën tonë.
Jezusi është shembulli i përsosur i mënyrës se si duhet jetuar. Mësimet e Tij veprojnë si një dritë udhërrëfyese që mund të na drejtojë drejt paqes. Çdokush që kërkon ta ndjekë Jezu Krishtin, mund ta ketë këtë dritë; Ai premton se të gjithë ata që e kërkojnë Atë, do ta gjejnë Atë.
Shpirti i Shenjtë, ose Fryma e Shenjtë, është lajmëtari i Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit. Ka disa mënyra se si Fryma e Shenjtë mund të ndihmojë për të na sjellë më pranë Perëndisë. Fryma e Shenjtë:
Perëndia na do dhe dëshiron të na dëgjojë. Ai premton që, kur ne lutemi, Ai do të na japë përgjigje dhe udhërrëfim.
Jezusi na mësoi si të lutemi në Bibël (Mateu 6:9–13) dhe në Librin e Mormonit (3 Nefi 18:19).
Në Bibël mësojmë se “besimi është siguria e gjërave që shpresohen, tregim i gjërave që nuk shihen” (Hebrenjve 11:1). Kur jemi besnikë, ne zgjedhim të besojmë se Ati Qiellor dhe Jezu Krishti do të na ndihmojnë të gjejmë lumturi e domethënie në jetën tonë.
Perëndia komunikon me ne nëpërmjet Shpirtit të Shenjtë në një larmi mënyrash. Në Bibël shpesh përshkruhet si një “zë, një shushuritje e ëmbël” (shihni te 1 Mbretërve 19:11–12), por çdo njeri do ta ndiejnë Shpirtin e Shenjtë sipas mënyrës së vet. Ju mund ta ndieni Shpirtin e Shenjtë si:
Jezusi dha shembullin më të epërm për ne të gjithë. Nëse duam të dimë atë që është e vërtetë, ne mund të ndjekim shembullin e Tij dhe të bëjmë atë që bëri Ai.
Si shfaqet kjo?