Formularët e rinj “Plani për Mbështetjen te Vetja” dhe “Udhëzuesi i Peshkopit për Planin e Mbështetjes te Vetja” zëvendësojnë formularët e tanishëm “Needs and Resources Analysis” [“Analiza e Nevojave dhe Burimeve”] dhe “Needs and Resources Analysis Supplement” [“Shtesa për Analizën e Nevojave dhe Burimeve”]. Formularët e rinj u hartuan që t’i ndihmojnë peshkopët dhe presidentët e degëve për t’u shërbyer më efektshëm atyre që marrin ndihmë për mirëqenie, dhe për t’i udhëhequr ata përgjatë shtegut drejt mbështetjes te vetja.
“Udhëzuesi i Peshkopit për Planin e Mbështetjes te Vetja.” Peshkopët dhe presidentët e degëve e përdorin këtë formular për të planifikuar dhe gjurmuar ndihmën për mirëqenie dhe për të ndjekur ecurinë e planeve vetjake të anëtarëve për mbështetjen te vetja.
“Plani për Mbështetjen te Vetja.” Anëtarët e përdorin vetë këtë formular ose me ndihmën e një këshilluesi. Formulari i ndihmon anëtarët që të vlerësojnë nevojat, të ardhurat dhe shpenzimet e tyre; të përcaktojnë burimet e disponueshme; të përcaktojnë shërbimin që mund të japin si shkëmbim për ndihmën e marrë; si dhe të hartojnë vetë planin e tyre për t’u bërë më shumë të mbështetur te vetja.
Anëtarët në nevojë shpesh përcaktohen nga vëllezërit dhe motrat e tyre shërbestare, anëtarë ose udhëheqës të tjerë të Kishës, ose nga peshkopi. Ata madje mund ta kërkojnë vetë ndihmën e peshkopit.
Peshkopi takohet me anëtarin/en në nevojë për të diskutuar se me çfarë sfidash po përballet ai apo ajo. Peshkopi pastaj mund ta ftojë një udhëheqës ose një këshillues tjetër që ta ndihmojë anëtarin/en për ta plotësuar formularin “Plani për Mbështetjen te Vetja”. Duke e shqyrtuar këtë plan, peshkopi mund ta kuptojë më mirë mënyrën se si të sigurojë ndihmë të efektshme për mirëqenie. Peshkopi ose një udhëheqës i caktuar e ndjek rregullisht ecurinë me anëtarin/en për të diskutuar nevoja e shqetësime të tjera dhe përparimin e bërë sipas planit.