Çfarë Bën Peshkopi?
Peshkopët i drejtojnë dhe bashkërendojnë përpjekjet e lagjes për mbështetjen te vetja nëpërmjet këshillit të lagjes. Veçanërisht, ata bëjnë sa vijon:
- U mësojnë anëtarëve parimet e mbështetjes te vetja.
- I drejtojnë përpjekjet për mbështetje te vetja nëpërmjet këshillit të lagjes:
- I kërkojnë dhe i përcaktojnë me emër të gjithë anëtarët që nuk janë në gjendje t’i plotësojnë nevojat materiale dhe shpirtërore të jetës.
- E përditësojnë Raportin e Mbështetjes te Vetja të Anëtarit në Moshë Madhore çdo tremujor te leader.ChurchofJesusChrist.org.
- Nëpërmjet udhëheqësve të kuorumit dhe të organizatave ndihmëse, japin përkrahje, këshilltarë dhe ndihmë për ata që janë në nevojë.
- I ftojnë ata në nevojë që të plotësojnë një vlerësim të quajtur Shtegu Im drejt Mbështetjes te Vetja dhe të bashkohen me një grup të mbështetjes te vetja; e ndjekin ecurinë e tyre rregullisht.
- Ftojnë specialistë të lagjes të mbështetjes te vetja për të ndërmjetësuar grupe sipas nevojës.
- Drejtojnë intervista miratimi për hua nga FQA-ja (shih srs.ChurchofJesusChrist.org/loans).
- Shqyrtojnë dhe veprojnë mbi bazën e raporteve të kunjit mbi përparimin e mbështetjes te vetja dhe raportet e huasë nga FQA-ja. Peshkopët nuk duhet të përfshihen në grumbullimin e huave nga FQA-ja.
- Kërkoni ndihmë shtesë nga komiteti i kunjit për mbështetjen te vetja kur nevojitet.
Si Mund Ta Përdor Shtegun Tim drejt Mbështetjes te Vetja në një Mbledhje Vetëm për Vetëm?
Përpara mbledhjes me personin:
- Siguroni listat me Mundësitë më të Mira Vendore të Biznesit të Vogël, Mundësitë më të Mira Vendore për Vend Pune, Shkollat dhe Programet më të Mira Vendore, Huadhënësit më të Mirë Vendorë, Faqet më të Mira Vendore të Internetit për Kërkim Pune për zonën tuaj nga përgjegjësi i Shërbimeve për Mbështetjen te Vetja.
- Komunikoni me komitetin e kunjit për mbështetjen te vetja për të mësuar orarin dhe vendndodhjen e mbledhjes së grupit.
- Përgatitini materialet e mbledhjes: sillni një kopje të broshurës Shtegu im Drejt Mbështetjes te Vetja
Gjatë mbledhjes:
- Përshëndeteni ngrohtësisht personin. Mësoni se çfarë ka bërë ai apo ajo në përpjekje për t’u mbështetur te vetja.
- Mbajeni shënim emrin e plotë të personit dhe datëlindjen (dita dhe muaji jo viti). Pas mbledhjes, shkoni te srs.ChurchofJesusChrist.org/report dhe ndiqini udhëzimet për ta regjistruar personin.
- Ne do të përdorim broshurën e quajtur Shtegu im Drejt Mbështetjes te Vetja për t’ju ndihmuar të ecni më tej në udhën tuaj drejt mbështetjes te vetja.
- Ndiqeni materialin në broshurë.