Hap pas Hapi

Anulimi i një Çeku

Rregullorja dhe Parimet

Nëse një çek është shtypur por nuk i është dhënë pagëmarrësit, nuk është e nevojshme të kërkohet ndalimi i pagesës nëse ka ndonjë problem me çekun. Nëse çeku nuk nevojitet më për qëllimin për të cilin u shtyp, anulojeni atë në MLS [SHAU].Shënim: Nëse çeku ka humbur, është vjedhur, është anuluar ose nuk është më në pronësinë tuaj, lidhuni menjëherë me zyrën tuaj të administratës për të ndaluar pagimin e çekut. Shihni “Stopping Payments” [“Ndalimi i Pagesave”].

Procedura të MLS-së [SHAU-t]

Nëse bëni një gabim gjatë shtypjes së çekut ose ka probleme të tjera me çekun, duhet ta anuloni atë. Mos e grisni ose bëni shuk çekun dhe ta hidhni tutje.Pritini nënshkrimet e çekut të shtypur, dhe shkatërrojini pjesët që përmbajnë nënshkrimet. Mbajeni pjesën tjetër të çekut dhe amën e çekut me dokumentet e shpenzimeve për atë grup shpenzimesh. Do t’ju nevojitet kjo për kontrollorët. Mbajeni atë për tre vjet plus vitin e tanishëm në Shtetet e Bashkuara ose pesë vjet plus vitin e tanishëm në Kanada. Për shtete të tjera, ndiqni udhëzimet nga zyra e caktuar e administratës.Anulojeni çekun në MLS [SHAU] duke bërë sa vijon:

  1. Në menunë kryesore të MLS-së [SHAU-t], klikoni te Finance [Financa].
  2. Klikoni te View/Update Expenses [Shih/Përditëso Shpenzimet].
  3. Klikoni te hallka lidhëse për numrin e çekut që doni të anuloni. Shënim: Nëse numri i çekut nuk renditet në MLS [SHAU], nuk nevojiten veprime të mëtejshme.
  4. Klikoni te Void [Anulo].
  5. Shfaqet një dritare që rendit arsyet për të cilat ju mund ta anuloni çekun. Klikoni te Continue [Vazhdo].
  6. Shkruani arsyen përse po e anuloni çekun. Klikoni te OK [Në rregull].

Çeqet e anuluara shfaqen në ekranin View/Update Expenses [Shih/Përditëso Shpenzimet] me tre yje (***) përpara numrit përkatës.