Rregullorja dhe Parimi
Lagjet dhe degët mund t’u transferojnë disa lloje të caktuara fondesh njësive të tjera brenda vendit të tyre. Për shembull, një lagje mund t’i transferojë fonde nga kategoria Buxheti ose Të Tjera kunjit ose një njësie jashtë kunjit të tyre për të paguar për një aktivitet në të cilin po marrin pjesë shumë njësi. Një njësi mund t’u transferojë njësive të tjera brenda kunjit ose distriktit të vet vetëm fonde për misionarët e lagjes.Kunjet dhe distriktet mund t’u transferojnë fonde të gjitha njësive brenda vendit të tyre dhe mund t’ua transferojnë fondet tepricë për misionarët e lagjes dhe fondet tepricë të buxhetit zyrave qendrore të Kishës.Transfertat brenda për brenda njësisë së dikujt në përgjithësi duhet të ndodhin midis kategorive të ngjashme. Megjithatë, me Burimet e Udhëheqësit dhe Nëpunësit (LCR‑në), transfertat brenda për brenda kunjit ose distriktit nga lagjja/dega ose kunji/distrikti mund të përfshijnë gjithashtu kalimin nga kategoria Buxheti tek Të Tjera.Transfertat nuk mund të krijojnë një bilanc negativ (mbitërheqje) në kategorinë “Transfero Nga” për njësinë. Njësitë nuk mund të kërkojnë fonde nga një njësi tjetër duke përdorur transfertat.Të gjitha transfertat duhet të miratohen nga dy miratues të financës. Njëri duhet të jetë anëtar i peshkopatës ose i presidencës. Transfertat mund të bëhen vetëm nga miratues të financës brenda vetë njësisë së tyre. Për shembull, një kunj nuk mund të miratojë një transfertë të krijuar nga njëra prej lagjeve të veta.
Procedurat e LCR‑së
Më poshtë janë procedurat më të zakonshme për regjistrimin, miratimin, shqyrtimin dhe vëzhgimin e transfertave për njësinë tuaj. Procedurat tuaja mund të ndryshojnë pak. Nëse keni pyetje, vihuni në kontakt me zyrën tuaj të administratës.
Hedhja në Sistem e Transfertave
Për ta filluar procesin e transfertës ose për të parë hollësitë e transfertave të miratuara më parë, përzgjidhni butonin Financa në shiritin e menusë të LCR‑së, pastaj Transfertat. Paraqitet ekrani Transfertat që shfaq katër nënndarje. Nënndarja Shkruaj Transfertat është nënndarja e paracaktuar.
- Shkruani cili është Qëllimi i një transferte.
- Transfertat duhet të kenë një përshkrim të qartë të ngjarjes së paraqitur.
- Përzgjidhni një kategori ose nënkategori Nga duke përdorur përzgjedhësin.
- Të gjitha nënkategoritë dhe nënkategoritë e njësisë që lejohen për transferta do të paraqiten në kutinë me shpalosje.
- Shiheni sasinë në dispozicion të paraqitur të nënkategorive dhe nënkategorive të njësisë të përzgjedhura.
- Shkruani një Koment për rreshtin Nga, nëse dëshironi.
- Shkruani një Shumë.
- Shtoni një rresht të ri Nga nëse nevojitet.
- Kategoritë për të gjitha vijat e njëpasnjëshme do të bazohen te kategoria e parë e përzgjedhur.
- Shembull: Kur kategoria Misionari i Lagjes përzgjidhet si kategoria e parë, vetëm kategoria Misionari i Lagjes mund të shihet në përzgjedhjet e kategorisë në rreshtat e tjerë.
- Shembull: Kur kategoria Buxheti është kategoria e parë e përzgjedhur, vetë kategoritë Buxheti dhe Të Tjera mund të përzgjidhen.
- Përzgjidhni një kategori ose nënkategori Te duke përdorur përzgjedhësin.
- Të gjitha nënkategoritë dhe nënkategoritë e njësisë suaj që lejohen të marrin transferta nga kategoria e caktuar Nga në hapin 2 do të paraqiten në kutinë me shpalosje.
- Nëse po transferoni fonde jashtë njësisë suaj, përzgjidhni mundësinë Transfertë Jashtë Njësisë dhe përzgjidhni njësinë brenda kunjit ose distriktit tuaj; nëse po transferoni fondje jashtë kunjit ose distriktit tuaj, përzgjidhni Transfertë Jashtë Kunjit/Distriktit.
- Shkruani Emrin ose Numrin e Njësisë. Kërkimi me veçorinë Type‑ahead [shkrimi kur kompjuteri po kryen një veprim tjetër] është në dispozicion.
- Shkruani një Koment për rreshtin Te, nëse dëshironi.
- Shkruani Shumën.
- Shtoni një rresht tjetër Te, nëse nevojitet.
- Sigurohuni që transferta të kuadrojë.
- Bashkëngjitni një dokument të skanuar që lidhet me transfertën.
- Transfertat duhet të kenë dokumentacion ndihmës që mund të përfshijë një koment me shkrim.
- Përzgjidhni mundësinë Rishiko për ta parë dokumentin e bashkëngjitur; përzgjidhni Prano, ose, nëse është e papranueshme, përzgjidhni Refuzo dhe pastaj riprovojeni procesin për Bashkëngjitjen.
- Përzgjidhni mundësinë Ruaje për ta dorëzuar transfertën.
- Transferta ruhet dhe shtohet në ekranin Miratoji Transfertat.
Miratimi i Transfertave
Për t’i miratuar transfertat:
- Nëse nuk ka dokumentacion të bashkëngjitur, përzgjidhni mundësinë Mirato për ta miratuar transfertën. Kaloni te hapi 3.
- Për ta ndaluar transfertën që të mos ndodhë, përzgjidhni mundësinë Refuzo. Transferta do të shtohet tek ekrani Transfertat e Mbetura Pezull për ta shqyrtuar dhe mund të redaktohet ose të fshihet.
- Nëse ka dokumentacion të bashkëngjitur, përzgjidhni Rishiko Dokumentacionin e Bashkëngjitur.
- Përzgjidhni mundësinë Rishiko. Secili artikull i dokumentacionit duhet të rishikohet përpara se të mund të miratohet transferta.
- Përzgjidhni mundësinë Prano nëse dokumentacioni e mbështet siç duhet transfertën.
- Do të shfaqet kutia Mirato. Miratuesi i parë do të jetë personi që e ka shkruar transfertën.
- Miratuesi i dytë do të nxitet të shkruajë emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin e Llogarisë së vet SHDM.
- Transferta e miratuar do të shtohet tek ekrani Përmbledhja e Transfertave.
Shënim: Udhëheqësit e njësisë që e miratuan transaksionin e transfertës do te njoftohen për transfertën e miratuar në mesazhin e përjavshëm me postë elektronike për udhëheqësit e njësisë.
Transfertat e Mbetura Pezull
Nëse një transfertë është refuzuar, ajo do të shfaqet në faqen Transfertat e Mbetura Pezull. Transferta mund të redaktohet dhe të dorëzohet përsëri për miratim, ose mund të fshihet nëse nuk është më e vlefshme.
- Në shiritin e menusë së LCR‑së, klikoni te Financa, pastaj te Transfertat.
- Nënndarja Transfertat e Mbetura Pezull do të shfaqë një listë me të gjitha transfertat që u refuzuan dhe mund të kërkojnë informacion shtesë ose korrigjim.
- Për ta redaktuar transfertën, klikoni te Ref# (numri i referencës).
Shënim: Nëse transferta duhet të fshihet, klikoni tek ikona e mbeturinave në rreshtin e transfertës. - Kur të përfundojnë redaktimet, klikoni te Ruaj dhe transferta do të dorëzohet për miratim.
Përmbledhja e Transfertave
Ekrani Përmbledhja e Transfertave paraqet të gjitha transfertat që janë miratuar.Mënyrat e shikimit janë në dispozicion sipas:
- Vitit të tanishëm, Vitit të mëparshëm dhe datave sipas kërkesës.
- Të gjitha kategoritë dhe nënkategoritë aktive të njësisë.
- Të gjitha llojet e transfertave.
Përzgjidhni mundësinë Ref# për të parë hollësitë e një transferte, për të bashkëngjitur dokumentacion ose për të shtypur hollësitë.Shënim: Bashkëngjitjet nuk janë të dukshme nga njësia marrëse kur një transfertë fillohet nga një njësi tjetër.
Procedura të MLS‑së
Për të transferuar fonde nga një njësi te një tjetër në kunjin ose distriktin tuaj:
- Nga shiriti i menusë të MLS‑së, klikoni te Financa.
- Klikoni te Shkruaj Transfertat. Shfaqet faqja Transfertat.
| |