Hap pas Hapi

Verifikimi i Dhurimeve

Rregullorja dhe Parimet

Zarfet e dhurimeve duhet të hapen dhe verifikohen të dielën, përveç gjatë dhënies së llogarisë për të dhjetën, kur ato hapen dhe verifikohen në ditën që merren. Dy persona – një anëtar i peshkopatës dhe një nëpunës, ose dy anëtarë të peshkopatës – e hapin secilin zarf bashkërisht për të verifikuar se fondet e futura aty janë të njëjta me shumën e shkruar në formularin E Dhjeta dhe Ofertat e Tjera. Nëse fondet dhe shuma e shkruar nuk përputhen, duhet të komunikohet sa më shpejt të jetë e mundur me dhuruesin për ta zgjidhur mospërputhjen.Çeqet duhet të bëhen të pagueshëm ndaj lagjes, jo ndaj peshkopit ose Kishës.

Procedurat

Nëse shuma e shkruar në mandatdhurime dhe shuma e ekzistuese e dhurimit janë të ndryshme, duhet të flisni menjëherë me dhuruesin për të zgjidhur mospërputhjen. Nëse nuk mund të flisni me dhuruesin menjëherë, bëni sa vijon:

  1. Pasi ju dhe një mbajtës tjetër i priftërisë ta verifikoni mospërputhjen, shkruajeni atë te mandatdhurimi.
  2. Nënshkruajeni mandatdhurimin, duke treguar se ishit dëshmitar për mospërputhjen dhe bëjeni mbajtësin tjetër të priftërisë të bëjë të njëjtën gjë.
  3. Tregojini peshkopit për mospërputhjen.
  4. Nëse dhurimi përfshin më shumë se një kategori, rregullojeni kategorinë me shumën më të madhe.
  5. Regjistrojini dhe depozitojini fondet si zakonisht.
  6. Tregojini anëtarit rreth mospërputhjes sa më shpejt të jetë e mundur.

Për t’i zgjidhur mospërputhjet me sukses, është thelbësore që të ndiqni parimin e shoqërimit kur hapni zarfet dhe verifikoni dhurimet.