Udhëheqësit e kunjit dhe të lagjes kanë një detyrë që t’i përdorin burimet e Kishës siç udhëzohen nga Zoti. Kisha ka krijuar rregullore, procedura dhe praktika financiare për:
Kontrollet financiare të Kishës vlerësojnë përputhshmërinë e kunjit apo të lagjes me rregulloren, procedurat dhe praktikat e miratuara financiare. Një kontroll mund të sigurojë fakte që udhëheqësit e priftërisë apo nëpunësit nuk i po ndjekin rregulloren, procedurat apo praktikat financiare të Kishës.
Një vërejtje nga kontrolli është fakt, i siguruar nga një kontroll, që dikush nuk e ka zbatuar një rregullore, procedurë apo praktikë financiare të Kishës.Vërejtjet nga kontrolli përcaktojnë mundësi për trajnim që, kur trajtohen siç duhet nga komiteti i kontrollit të kunjit, do të:
Vërejtjet nga kontrolli duhet të zgjidhen brenda 30 ditëve nga përfundimi i kontrollit. Një vërejtje nga kontrolli është zgjidhur kur komiteti i kontrollit të kunjit ka:
Komiteti i kontrollit të kunjit merr siguri se një vërejtje nga kontrolli është zgjidhur kur udhëheqësi i priftërisë dhe nëpunësi kuptojnë se:
Si përfundim, një vërejtje nga kontrolli është zgjidhur kur ajo nuk ndodh më në kontrollet e ardhshme. Kur t’i shqyrtojë kontrollet e ardhshme, komiteti i kontrollit të kunji duhet të vihet në dijeni të historisë së vërejtjes nga kontrolli të njësisë dhe të marrë masat e duhura nëse ndodh sërish ndonjë vërejtje.
Nëse kontrolli u krye në programin LUFAS [SKFNJV], kryetari i komitetit të kontrollit të kunjit raporton se është zgjidhur një vërejtje nga kontrolli në programin LUFAS [SKFNJV] në faqen Corrective Action [Veprim Ndreqës]. Ai e hedh në kutinë e dhënë datën e zgjidhjes për vërejtjen.Nëse kontrolli u krye në letër, apo nëse kryetari i komitetit të kontrollit të kunjit nuk ka të drejtë hyrjeje në LUFAS [SKFNJV], ai duhet ta raportojë zgjidhjen e vërejtjes menjëherë te ndihmëskontrollori zonal.