Hap pas Hapi

Përgatit Buxhetet e Kunjit dhe të Lagjes

Rregullorja dhe Parimet

Çdo kunj dhe lagje përgatit një buxhet për t’i administruar fondet e veta gjatë gjithë vitit. Presidenti i kunjit administron buxhetin e kunjit dhe peshkopi administron buxhetin e lagjes. Secili prej tyre mund të caktojë një këshilltar ose nëpunës për ta mbikëqyrur dhe mbajtur nën vëzhgim buxhetin.

Asnjë shpenzim i kunjit apo i lagjes nuk mund të ndodhë ose të paguhet pa autorizimin e drejtuesit kryesues.

Presidencat e kunjeve dhe peshkopatat duhet të fillojnë t’i përgatitin buxhetet shumë kohë përpara fillimit të çdo viti kalendarik si vijon:

  • Shqyrtojnë shumat e shpenzuara gjatë vitit të mëparshëm për t’u siguruar se janë marrë parasysh shpenzimet e përsëritura.
  • U kërkojnë organizatave t’i vlerësojnë nevojat e tyre buxhetore me hollësi.
  • Përpilojnë buxhetin, duke përdorur praktika të urta të bërjes së buxhetit, duke qenë të paanshëm dhe duke u siguruar që shpenzimet e planifikuara nuk i kalojnë fondet e parashikuara për buxhetin e lejuar.

Buxheti i lejuar u krijua për t’iu zvogëluar anëtarëve barrët financiare dhe kohore. Nëse është e nevojshme, udhëheqësit duhet t’i pakësojnë dhe thjeshtojnë aktivitetet për të qenë brenda buxhetit të lejuar. Pjesa më e madhe e aktiviteteve duhet të jenë të thjeshta dhe të kenë kosto të vogël ose të jenë pa kosto.

Procedurat e LCR‑së

Përditësimi i Nënkategorive të Buxhetit

Kisha vendosi nënkategori botërore standarde nën kategorinë “Buxheti”. Përveç kësaj, kunjet dhe lagjet mund të shtojnë nënkategori të përcaktuara nga njësitë. Për shembull, një lagje mund të dëshirojë ta ndajë nënkategorinë “Të Rinjtë” në nënkategori njësie të veçanta për dhjakët, mësuesit dhe priftërinjtë.

Kur të shtoni ose përditësoni nënkategoritë e njësisë, kujtoni këto tri gjëra:

  1. Nënkategoritë e njësisë mund të shtohen vetëm te kategoritë “Buxheti” dhe “Vendore”.
  2. Ju mund të krijoni një nënkategori njësie vetëm te një nënkategori e përhershme, jo te vetë kategoria. Për shembull, kategoria “Buxheti” ka disa nënkategori të përhershme që nuk mund të fshihen, të tilla si “Aktivitetet”, “Pleqtë”, “Shoqata e Ndihmës” e kështu me radhë. Ju do të zgjidhni një prej këtyre për të krijuar një nënkategori njësie.
  3. Fondi i misionarit të lagjes ka nënkategori, por ato janë krijuar sipas Sektorit të Misionarëve të Kishës dhe u korrespondojnë të gjithë misionarëve të thirrur nga lagjja juaj që janë pjesë e sistemit të pagesës së rregulluar. Atyre as nuk mund t’u shtohet gjë e as nuk mund të fshihen.

Klikoni te nënndarja Administroji Kategoritë. Do të paraqiten nënkategoritë e kategorisë “Buxheti”. Klikoni tek ikona e lapsit në të majtë të nënkategorisë për ta paraqitur dhe redaktuar informacionin rreth asaj nënkategorie.

    Shtimi i Nënkategorive të Njësisë

    Nëse dëshironi ta ndani më tej një nënkategori, klikoni te Shto Nënkategori të Njësisë. Klikoni te menuja me shpalosje “Kategoria” dhe zgjidhni kategorinë e duhur. Shkruajeni emrin te fusha “Emri i Nënkategorisë së Njësisë”. Klikoni te kutia/të e duhur/a Lejet për t’i/u dhënë të drejtë hyrjeje grupit/eve që do të jetë/në në gjendje ta shohë/in informacionin në këtë kategori. Klikoni te Ruaj.

    Ndryshimi i Emrave të Nënkategorive të Njësisë

    Klikoni tek ikona e lapsit. Emri i Nënkategorisë së Njësisë shfaqet në një kuti të redaktueshme. Klikoni te kutia dhe ndryshojeni emrin. Klikoni te Ruaj.

    Aktivizojini ose Çaktivizojini Nënkategoritë

    Klikoni te një kategori ose nënkategori e njësisë. Nëse kategoria është aktive, do të ketë një shenjë përzgjedhëse te kutia përzgjedhëse “Aktive”. Hiqeni shenjën përzgjedhëse nga kutia për ta bërë joaktive. Klikoni te Ruaj. Nuk ka asnjë mundësi për ta fshirë një nënkategori të njësisë. Nëse një nënkategori e njësisë është joaktive për një periudhë të zgjatur kohe, do të hiqet automatikisht.

    Ndryshimi i Lejeve të një Kategorie

    Klikoni te kutia/të në anë të emrit/ave të grupit/eve për t’u dhënë udhëheqësve të grupit/eve të drejtë hyrjeje te një buxhet i caktuar. Klikoni te kutia në anë të emrit “Aktive” për ta bërë aktive. Klikoni te Ruaj për t’i ruajtur ndryshimet. Heqja e shenjës përzgjedhëse nga kutia “Aktive” e bën atë joaktive.

    Përgatitni Buxhetin Vjetor

    Klikoni te nënndarja Përgatit Buxhetin Vjetor. Kjo shfaq buxhetin e llogaritur vjetor, buxhetin që është caktuar tashmë nga njësia dhe shumën që është në dispozicion ende për t’u caktuar. Klikoni te shigjeta në anë të kutisë “Buxheti Vjetori i Llogaritur/Aktual” për t’i parë ndarjet tremujore të buxhetit. Tremujorët e kaluar shfaqin buxhetet aktuale të pandryshueshme për tremujorin. Tremujorët e ardhshëm mund të kenë një buxhet të llogaritur në fushën [e shfaqur]. Kjo shumë mund të ndryshohet nëse është e nevojshme.

    Klikoni te shigjeta në anë të kutisë “Buxheti i Caktuar nga Njësia” për t’i parë ndarjet e buxhetit sipas nënkategorive. Shtoni shumat në fushat “Buxheti i Caktuar nga Njësia”. Klikoni te Kopjoji të Dhënat e Vitit 2022 për të kopjuar të dhënat e vitit të kaluar nëpër fusha. Më pas, rregullojini shumat sipas nevojës. Klikoni te Ruaj.

    Hapa të Shpejtë

    HAPI 1
    Presidencat e Kunjeve dhe Peshkopatat:
    Shqyrtojnë shumat e shpenzuara gjatë vitit të mëparshëm.

    HAPI 2
    U kërkojnë organizatave t’i llogaritin nevojat e tyre për buxhetin për vitin pasues.

    HAPI 3
    Përpilojnë buxhetin, duke përdorur praktika të urta buxhetimi, duke qenë të drejtë dhe duke u siguruar që shpenzimet e planifikuara nuk i kalojnë fondet e parashikuara të buxhetit të lejuar.

    HAPI 4
    Nëpunësit:
    Shpërndajnë fondet e buxhetit të lejuar për secilën kategori dhe nënkategori, siç miratohen nga presidenti i kunjit apo peshkopi.

    HAPI 5
    E shtypin në letër raportin e buxhetit dhe e shqyrtojnë atë me presidentin e kunjit apo peshkopin.