Hap pas Hapi

Bashko Dokumentet e Përsëritura

Rregullorja dhe Parimi

Me raste, për të njëjtin person mund të ekzistojnë dy ose më shumë dokumente anëtarësie. Kjo mund të ndodhë kur edhe zyra e misionit edhe nëpunësi i lagjes krijojnë një dokument të ri anëtarësie për të njëjtin të kthyer në besim, ose kur dikush krijon një dokument të ri pa e kuptuar se një dokument i tillë ishte krijuar që më parë.Kur dokumentet e përsëritura ndodhen në të njëjtën lagje, nëpunësi i lagjes mund të përdorë Burimet e Udhëheqësit dhe Nëpunësit (LCR) për të kërkuar që zyrat qendrore të Kishës t’i bashkojnë dokumentet. Kur dokumentet e përsëritura ndodhen në lagje të ndryshme, nëpunësi i lagjes duhet të vihet në kontakt me Qendrën e Shërbimit Botëror për t’i bashkuar dokumentet.

Procedurat e Burimeve të Udhëheqësit dhe Nëpunësit (LCR)

Nëse dokumentet e përsëritura ndodhen në të njëjtën lagje:

  1. Klikoni te hallka lidhëse Bashko Dokumentet e Përsëritura poshtë nëndarjes Anëtarësia ose klikoni këtu për të shkuar te faqja Bashko Dokumentet e Përsëritura në LCR.
  2. Klikoni te kutia e shenjimit pranë emrave të të dyja (ose të të gjithave) dokumenteve të përsëritura.
  3. Klikoni te butoni Bashko Dokumentet për t’ua dërguar kërkesën zyrave qendrore të Kishës.
  4. Zyrat qendrore të Kishës do ta përfundojnë bashkimin brenda 48 orëve.