Hap pas Hapi

Kontrolli i Dokumenteve të Anëtarësisë

Rrethanat

Dokumentet e anëtarësisë janë mjetet e vetme për regjistrimin e ordinancave dhe veprimeve të tjera zyrtare në dokumentet e përhershme të Kishës.

Nëpunësit e kunjeve dhe të lagjeve kanë përgjegjësitë vijuese:

Nëpunësi i kunjit siguron që shugurimet në Priftërinë Melkizedeke të regjistrohen siç duhet dhe menjëherë.

Nëpunësi i lagjes siguron që gjithë informacioni i anëtarësisë të jetë i përditësuar, i plotë e i saktë dhe që ordinancat të regjistrohen siç duhet dhe menjëherë.

Kontrolli i dokumenteve të anëtarësisë do të zhvillohet çdo gjashtë muaj për të ndihmuar nëpunësin e kunjit dhe nëpunësin e lagjes që ta përcaktojë dhe trajtojë informacionin e anëtarësisë që është i pasaktë ose që mungon.

Vërejtje nga Kontrolli

Një faqe përmbledhëse do të shfaqet përpara se të dorëzohet kontrolli i dokumenteve të anëtarësisë. Faqja do të paraqitë të gjithë zërat e vërejtjeve që do të përfshihen në rezultatet e kontrollit. Nëpunësi i kunjit dhe nëpunësi i lagjes do të punojë për t’i zgjidhur vërejtjet brenda 30 ditëve nga dorëzimi i kontrollit.

Përditësimi i Fundit Më 9 qer 2025