Në disa zona të Kishës, njësi të caktuara janë miratuar që të përdorin karta bankare për disa shpenzime financiare të njësisë. Peshkopi ose presidenti i degës duhet t’i miratojë të gjitha shpenzimet. Kur peshkopi ose presidenti i degës i shqyrton shpenzimet dhe dokumentet e tjera te nënndarja Shqyrtimi i Shpenzimeve, ai tregon se i është dukur se shpenzimi është i përshtatshëm dhe brenda orientimeve të Kishës. Udhëheqësit dhe nëpunësit nuk duhet ta miratojnë shpenzimin pa e shqyrtuar me kujdes atë dhe dokumentacionin e tij ndihmës.
Më poshtë janë procedurat më të zakonshme për regjistrimin, miratimin, shqyrtimin dhe vëzhgimin e transaksioneve me kartë për njësinë tuaj. Procedurat tuaja mund të ndryshojnë pak. Nëse keni pyetje, vihuni në kontakt me zyrën tuaj të administratës.Për ta filluar hedhjen e transaksioneve në sistem ose për t’i shqyrtuar transaksionet e marra nga banka, përzgjidhni zërin e menusë me titull Shpenzimet dhe do të drejtoheni te nënndarja Transaksionet e Kartës.
Nënndarja Transaksionet e Kartës paraqet dy pjesë: Transaksionet me ATM dhe Transaksionet nga Pika e Shitjes. Gjithashtu paraqitet një tregues i numrit të çdo lloj transaksioni që ka ndodhur gjatë periudhës kohore të përzgjedhur. Automatikisht, sistemi do të paraqitë transaksionet e kryera gjatë 15 ditëve të fundit. Kur e përzgjidhni treguesin, do të paraqiten transaksionet që lidhen me të. Mund të përzgjidhet gjithashtu një numër ditësh i përkufizuar nga përdoruesi.Fusha Kërko është dhënë për të ndihmuar në gjetjen e transaksioneve të caktuara. Klikimi te butoni Hiqe do t’i heqë termat e kërkimit. Pjesa Transaksionet e Kartës për Transaksionet me ATM paraqet informacionin vijues:
Pjesa Transaksionet e Kartës për Transaksionet nga Pika e Shitjes paraqet një kolonë më shumë në krahasim me pjesën Transaksionet me ATM:
Shënim: Transaksioni duhet të regjistrohet plotësisht dhe të ruhet, ose përndryshe do të anulohet. Një transaksion nuk mund të regjistrohet pjesërisht dhe pastaj të “ruhet” për ta përfunduar më vonë.
Paneli përmbledhës i Bilancit të Kartës jep një përmbledhje të shpenzimeve të paraportuara të njësisë (nëse ka). Paneli përmbledhës i Bilancit të Kartës paraqit tri shuma:
Ekrani Depozito të Hollat Tepricë është vendi ku një udhëheqës ose nëpunës mund të regjistrojë depozitat për paratë e papërdorura pasi është përdorur karta. Hidheni shumën e depozituar në sistem dhe pastaj klikoni te butoni Ruaj.Dy miratues duhet ta miratojnë transaksionin. Klikimi te butoni Anulo do ta ndalojë procesin e depozitimit.Pasi të jenë siguruar dy miratime, do të shfaqet një nxitje për ta shtypur në letër raportin e depozitimit. Bilanci i kartës do të përditësohet atëherë me shumën e depozituar. Udhëheqësi dhe nëpunësi bëjnë depozitimin duke ndjekur të njëjtat orientime për depozitimet nga dhurimet.
Kur një njësi ka transaksione me kartë bankare të paraportuara që i kalojnë kufijtë maksimalë bazuar në kriterin e bilancit të kartës, limitit të kartës dhe ditëve mbi limitin, sistemi paraqit njërin prej këtyre mesazheve paralajmëruese sipër nënndarjeve të menusë Shpenzimi me anë të elementit grafik të bilancit të kartës.Paralajmërim 1:Karta e caktuar për njësinë tuaj tani është pezulluar.Paralajmërim 2:Karta e caktuar për njësinë tuaj do të pezullohet nëse bilanci i kartës nuk ulet në $X për X ditë.
Për t’i zgjidhur këto mesazhe, regjistrojeni shpenzimin te nënndarja Transaksionet e Kartës.