Varianti 5.6 i programit Mjetet e Anëtarit është planifikuar të nxirret rreth gushtit 2026, duke sjellë përmirësime të dobishme dhe veçori krejtësisht të reja, të krijuara për ta bërë më të lehtë shërbimin, udhëheqjen dhe ruajtjen e lidhjeve.
Këtu është një përshkrim i shpejtë i veçorive që janë aktualisht në dispozicion në programin Mjetet e Anëtarit.
Programet Mjetet e Anëtarit dhe Burimet e Udhëheqësit dhe Nëpunësit (LCR), përfundimisht, që të dy do të riemërtohen Mjetet e Anëtarit dhe Udhëheqësit. Synimi ynë është të ofrojmë të njëjtat funksione dhe të njëjtën përvojë për përdoruesit gjatë përdorimit të programit për telefonat celularë ose në këndin e internetit. Programit për telefonat celularë do t’i shtohen më shumë funksione gjatë viteve të ardhshme, funksione që aktualisht janë në dispozicion vetëm te programi në këndin e internetit. Programi në këndin e internetit do t’u shërbejë si anëtarëve edhe udhëheqësve dhe ne do t’i shtojmë veçori që aktualisht ekzistojnë vetëm te programi Mjetet e Anëtarit, si dhe veçoritë Direktoria dhe Harta e Lagjes.
Ndryshimet po bëhen për t’i ndihmuar anëtarët dhe udhëheqësit që të japin shërbesë dhe të administrojnë më me frytshmëri dhe efektshmëri brenda kunjeve, distrikteve, lagjeve dhe degëve të tyre. Shumë vende të botës nuk kanë në dispozicion shërbim ose lidhje interneti të qëndrueshme. Programi për telefonat celularë ju lejon të hidhni të dhëna dhe të kryeni detyra kur nuk jeni të lidhur me internetin. Kur lidhja e internetit është në dispozicion, ndryshimet që janë bërë, dërgohen dhe sistemet e Kishës përditësohen.
Kjo është një përpjekje shumëvjeçare që filloi në gusht të vitit 2023 dhe pritet të vazhdojë deri në vitin 2027.
Për programin për telefonat celularë, ju mund t’i jepni përshtypjet duke prekur me gisht te Ndihmë dhe më pas te Dërgo Përshtypjet brenda programit.
Për programin në këndin e internetit, ju mund t’i jepni përshtypjet duke përzgjedhur hallkën lidhëse Dërgo Përshtypjet që ndodhet në çdo faqe.
Që nga paraqitja e tij në vitin 2010, programi Mjetet e Anëtarit është zhvilluar nga një direktori digjitale e anëtarëve të lagjes ose degës dhe kunjit ose distriktit, në një mjet të fuqishëm me mundësi shtesë për t’i përkrahur si anëtarët edhe udhëheqësit në mbarë Kishën.
Ndërsa vazhdojmë të shtojmë veçori të dobishme, programi përfundimisht do të riemërtohet Mjetet e Anëtarit dhe Udhëheqësit. Veçoritë e reja që po shtohen, janë rezultat i punës së gjerë kërkimore që po kryen Kisha me anëtarët kudo në botë.
Teksa bëjmë përparime gjatë viteve të ardhshme, do të vazhdojmë ta përditësojmë këtë artikull që të mund të mësoni rreth veçorive të ardhshme përpara se të nxirren dhe të përgatiteni për to.
Programi Mjetet e Anëtarit i ndihmon anëtarët dhe udhëheqësit të japin shërbesë dhe të udhëheqin sipas mënyrës së Shpëtimtarit. Lidhuni me anëtarët e lagjes dhe të kunjit, shihini kalendarët e ngjarjeve, përcaktoni vendndodhjen e shtëpive të mbledhjeve dhe tempujve të Kishës, kini qasje te mjetet dhe raportet e posaçme për thirrjen tuaj dhe të tjera.