E Përjavshmja për TRMM‑të
Mirësevini tek e Përjavshmja për TRMM-të
Mirësevini tek e Përjavshmja për TRMM-të


Mirësevini tek E Përjavshmja për TRMM-të

Pamja
Të rinj në moshë madhore duke u hedhur

Mirësevini tek E Përjavshmja për TRMM-të – një botim i përjavshëm pikërisht këtu në programin tuaj kompjuterik Biblioteka e Ungjillit, i shkruar për të rinjtë në moshë madhore nga të rinj në moshë madhore, si dhe udhëheqës të Kishës dhe specialistë të tjerë mbi tema që kanë lidhje me ne sot.

Synimi Ynë

Synimi ynë është që t’ju ndihmojmë të gjeni përgjigje për sfidat tuaja dhe forcë për t’u përballur me to. Ne do ta bëjmë këtë duke e hulumtuar ungjillin e Jezu Krishtit së bashku dhe duke shqyrtuar mënyrën se si të rinjtë në moshë madhore anembanë botës po përpiqen fort ta jetojnë atë.

Rreth Nesh

Fillimisht, gjërat e para më me rëndësi: e gjithë kjo pjesë u frymëzua nga ju. Ne ndeshemi me vendime, sfida të reja dhe plot ndryshime të tjera gjatë kësaj periudhe në jetën tonë. Duam t’ju udhërrëfejmë përmes gjithë kësaj. Gjithashtu duam që ju të dini se ne ju shohim për atë që jeni në vend që t’ju shohim nisur nga gjendja juaj martesore, që është arsyeja përse kjo pjesë nuk quhet E Përjavshmja për TRMMB-të. Kjo përmbajtje është bërë për të gjithë të rinjtë në moshë madhore, beqarë ose të martuar, apo beqarë sërish, sepse ndikimi juaj në Kishë – dhe në botë – mund të jetë i pamatshëm, pavarësisht nga faza juaj e tanishme si të rinj që sapo keni filluar moshën madhore.

Ne gjithashtu mendojmë se temat që do të trajtojmë, do të jenë me interes për të gjithë të rinjtë në moshë madhore, madje edhe për ata që janë mbi 30 vjeç. E dimë se interesi juaj për temat dhe sfidat për të cilat do të flasim, ka të ngjarë që nuk do të ndryshojë thjesht ngaqë kaloi edhe një ditëlindje tjetër. Çështjet me të cilat ndeshemi sot, kanë lidhje me shumicën e të gjithëve ne dhe janë mjaft të mëdha sa të gjithë ne të punojmë për t’i zgjidhur së bashku, pavarësisht se sa vjeç jemi.

Ne e kuptojmë se të gjithë ju vini nga sfera të ndryshme të jetës, me formim arsimor, nivele ekonomike, kultura dhe rrethana të ndryshme. Ndaj ne do të trajtojmë një larmi temash dhe shumë nga historitë tona do të jenë në dispozicion në më shumë se 20 gjuhë te Biblioteka e Ungjillit – ne duam të arrijmë tek të gjithë ju dhe të jemi domethënës për të gjithë ju. Të rinjtë në moshë madhore nga e gjithë bota po i sjellin Kishës besimin dhe talentet e tyre. Në shumë vende, ne nuk jemi thjesht udhëheqësit e së nesërmes, ne po e udhëheqim Kishën sot, përfshirë zonat ku Kisha ka qenë e themeluar për një kohë të gjatë. Dhe ndikimi ynë do të shtrihet madje përtej së sotmes, sepse ne jemi gjithashtu prindërit e brezit të ardhshëm.

Ne Mund të Vazhdojmë

Ka shumë më tepër gjëra që mund të themi për vlerën dhe potencialin e të rinjve në moshë madhore, por nëse vazhdojmë, do të duket sikur po mburremi (pasi brezi ynë është thjesht kaq i mirë). Mjafton të themi se Perëndia ka nevojë për ne, ne kemi nevojë për Perëndinë dhe Kishën e Tij dhe ne gjithashtu kemi nevojë për njëri‑tjetrin. Së bashku, “[ne] do të bëjmë histori”, siç u tha Presidenti Rasëll M. Nelson të rinjve në moshë madhore. “Ai do t’ju mundësojë juve që ta arrini të pamundurën. …

… Ju ‘jeni [një brez] i zgjedhur’ (1 Pjetër 2:9), i parashuguruar nga Perëndia për të bërë një punë mbresëlënëse – për të ndihmuar në përgatitjen e njerëzve të kësaj bote për Ardhjen e Dytë të Zotit!”1

Pavarësisht nga e tashmja gjithnjë në ndryshim dhe të panjohurat e ngutshme të së ardhmes, fillimet e moshës madhore mund të jenë një kohë e mrekullueshme e zbulimit të vetvetes dhe rritjes, e gjetjes së qëllimit tonë këtu në tokë dhe e të mësuarit se si ta mbajmë ungjillin në qendër të jetës sonë. Jemi të emocionuar që jemi në këtë udhëtim me ju dhe shpresojmë që të jeni një vizitor i rregullt!

Ku të na Gjeni

E Përjavshmja për TRMM-të gjendet në programin kompjuterik Biblioteka e Ungjillit te pjesët Revistat ose Personat në Moshë Madhore dhe Të Rinjtë në Moshë Madhore. Ju gjithashtu do të gjeni disa prej historive tona te revista Liahona, në faqen e revistës Liahona në Facebook dhe në faqen kryesore te ChurchofJesusChrist.org.

Duam të Dëgjojmë prej Jush

  • Çfarë temash do të donit të shihni që të trajtohen?

  • Çfarë historish keni për të treguar?

  • Çfarë sugjerimesh keni për ne?

Ju mund të dorëzoni vetë historitë, idetë dhe përshtypjet tuaja te liahona.ChurchofJesusChrist.org. Mezi presim të dëgjojmë prej jush!