2020
Ne Mund ta Përhapim Dritën e Ungjillit
Prill 2020


Ne Mund ta Përhapim Dritën e Ungjillit

Pamja
smiling young adults

Fotografi nga Weston C. Colton

Mosha e rritur e hershme është një kohë për rritje, mundësi dhe një rast për të filluar ndërtimin e jetës suaj. Dhe kjo mund të jetë rraskapitëse, emocionuese dhe e frikshme, të gjitha në të njëjtën kohë (pa dyshim që ka qenë për ne).

Por ndërkohë që mund të mos i dimë përgjigjet e të gjitha pyetjeve më të ngutshme të jetës, ka një gjë për të cilën jemi plotësisht të sigurt – se të rinjtë dhe të rejat në moshë madhore kanë qenë gjithmonë një forcë vendimtare në Rivendosjen e vazhdueshme të Kishës së Jezu Krishtit.

Kur planifikuam pjesën e këtij muaji, ne folëm me shumë të rinj e të reja në moshë madhore rreth pjesëmarrjes së tyre në mbledhjen e Izraelit. Dhe jemi ndier kaq të përulur nga dashuria e tyre e çiltër për ungjillin e Jezu Krishtit dhe nga përkushtimi i tyre ndaj tij. Pavarësisht nga rrethanat e tyre, këta shenjtorë në moshë të re e kuptojnë rolin jetik që kanë në këtë periudhë të fundit ungjillore. Në artikullin “Mënyra se si të Rinjtë dhe të Rejat në Moshë Madhore po Sjellin një Ndryshim në Rivendosjen e Vazhdueshme” në faqen 44, ju mund të lexoni se si të rinjtë e të rejat në moshë madhore nga India, Hungaria, Barbadosi, Australia dhe Shtetet e Bashkuara po e përgatitin botën për Ardhjen e Dytë të Shpëtimtarit.

Në artikujt që janë vetëm në formatin elektronik, Sezari jep ide mbi mënyrën se si ne mund të gjejmë qëllimin tonë dhe të bëhemi udhëheqës më të mirë. Lori flet për bekimet që marrim kur e ndjekim këshillën e profetit. Të rinj e të reja të tjera në moshë madhore tregojnë përvojat e tyre për shërbimin në tempull, dhënien e shërbesës, historinë familjare dhe punën misionare. Dhe ne tregojmë një shembull nga një i ri në moshë madhore në Kaledonian e Re që ilustron mënyrën se si anëtarët në moshë të re janë duke e bërë punën e Zotit në zona më të vogla të Kishës.

Kudo ku jeni dhe cilatdo qofshin rrethanat tuaja, ju mund të sillni një ndryshim më të madh në mbledhjen e Izraelit nga sa mund të mendoni. Si të rinj e të reja në moshë madhore, ne jemi udhëheqësit dhe udhëheqëset e ardhshme të kësaj Kishe. Dhe shkëndija e përpjekjeve tona sot do të ndezë dhe do të përhapë dritën e ungjillit kudo në botë nesër.

Sinqerisht,

Çejkëll Uordlei dhe Mindi Selu

Redaktorët e pjesës kushtuar të rinjve e të rejave në moshë madhore të Revistave të Kishës