Shkrimet e Shenjta
Abrahami 1


Libri i Abrahamit

Përkthyer nga Papirusi prej Joseph Smith-it

Një përkthim i disa analeve të lashta që kanë rënë në duart tona nga katakombet e Egjiptit. Shkrimet e Abrahamit, ndërsa ishte në Egjipt, të quajtura Libri i Abrahamit, të shkruara pikërisht nga dora e tij, mbi papirus. (History of the Church, 2:235–236, 348–351.)

Kapitulli 1

Abrahami kërkon bekimet e rendit patriarkal—Ai përndiqet nga priftërinj të rremë në Kaldea—Jehova e shpëton atë—Origjina dhe qeverisja e Egjiptit rishikohen.

1 Në tokën e aKaldeasve, në banesën e etërve të mi, unë, bAbrahami, pashë se ishte e nevojshme për mua që të gjeja një vend tjetër cbanimi;

2 Dhe, duke mësuar se kishte alumturi dhe paqe e bprehje më të madhe për mua, kërkova bekimet e etërve dhe të drejtën në të cilën do të shugurohesha për t’i administuar ato; duke qenë vetë një ndjekës i cdrejtësisë, duke dëshiruar gjithashtu të jem dikush që zotëronte ddije të madhe dhe të jem ndjekës më i madh i drejtësisë, dhe të zotëroj një dije më të madhe, dhe të jem një atë i shumë kombeve, një princ i paqes, dhe duke dëshiruar të marr udhëzime dhe të zbatoj urdhërimet e Perëndisë, unë u bëra një trashëgimtar legjitim, një ePrift i Lartë, duke patur të fdrejtën që u përkiste etërve.

3 Ajo më ishte adhënë nga etërit; zbriti nga etërit, që nga fillimi i kohës, po, madje që nga fillimi, ose përpara krijimit të tokës, deri në kohën e sotme, madje e drejta e të bparëlindurit, ose e njeriut të parë, që është cAdami, ose e atit të parë, përmes etërve tek unë.

4 Unë kërkova acaktimin tim në Priftëri, sipas caktimit të Perëndisë për etërit lidhur me farën.

5 aEtërit e mi, pasi ishin larguar nga drejtësia e tyre dhe nga urdhërimet e shenjta që Zoti, Perëndia i tyre, u kishte dhënë, në badhurimin e perëndive të paganëve, tërësisht refuzuan t’i binden zërit tim;

6 Sepse zemrat e tyre u vendosën të bënin keq dhe tërësisht u kthyen te aperëndia i Elkenahut, dhe perëndia i Libnahut, dhe perëndia i Mahmakrahut, dhe perëndia i Korashit, dhe perëndia i Faraonit, mbretit të Egjiptit;

7 Si rrjedhim, ata i kthyen zemrat e tyre drejt flijimit të paganëve, duke ua ofruar fëmijët e tyre këtyre idhujve memecë, dhe nuk iu bindën zërit tim, por u përpoqën të ma merrnin jetën prej dorës së priftit të Elkenahut. Prifti i Elkenahut ishte gjithashtu prifti i Faraonit.

8 Tani, në këtë kohë ishte zakoni i priftit të Faraonit, mbretit të Egjiptit, të ofronte mbi altarin që u ngrit në tokën e Kaldeas, për t’u ofruar këtyre perëndive të huaja, burra, gra e fëmijë.

9 Dhe ndodhi që prifti i bëri një ofertë perëndisë së Faraonit dhe gjithashtu perëndisë së Shagreelit, madje sipas mënyrës së Egjiptianëve. Tani perëndia i Shagreelit ishte dielli.

10 Madje flijimin si falënderim të një fëmije e ofroi prifti i Faraonit mbi altarin që ndodhej pranë kodrës së quajtur kodra e Potifarit, në krye të pllajës së Olishemit.

11 Tani, ky prift kishte ofruar mbi këtë altar tri virgjëresha njëherazi, të cilat ishin bijat e Onitahut, një pasardhësi mbretëror drejtpërsëdrejti nga ijët e aHamit. Këto virgjëresha u ofruan për shkak të virtytit të tyre; ato nuk do të bpërkuleshin për të adhuruar perëndi prej druri ose prej guri, si rrjedhim, u vranë mbi këtë altar dhe ajo u bë sipas mënyrës së Egjiptianëve.

12 Dhe ndodhi që priftërinjtë përdorën dhunë mbi mua, që ata të mund të më vrisnin edhe mua, sikurse bënë me ato virgjëresha mbi këtë altar; dhe që ju të keni njohuri për këtë altar, unë do t’ju drejtoj tek paraqitja në fillim të këtij anali.

13 Ishte bërë në formën e një shtrati, si ata që mbaheshin prej Kaldeasve, dhe qëndronte përpara perëndive të Elkenahut, Libnahut, Mahmakrahut, Korashit dhe gjithashtu një perëndie si ai i Faraonit, mbretit të Egjiptit.

14 Që ju të mund të kuptoni këto perëndi, unë ju kam dhënë modelin e tyre në figurat në fillim, mënyrë figurash e cila quhet nga Kaldeasit Rahleenos, që do të thotë hieroglife.

15 Dhe ndërsa i ngritën duart mbi mua, që të mund të më flijonin dhe të ma merrnin jetën, vini re, unë e ngrita zërin tim drejt Zotit, Perëndisë tim, dhe Zoti avuri vesh e dëgjoi dhe ai më mbushi me vegimin e të Plotfuqishmit, dhe engjëlli i pranisë së tij qëndroi pranë meje dhe menjëherë bzgjidhi litarët e mi;

16 Dhe zëri i tij ishte mbi mua: Abraham, Abraham, vër re, aemri im është Jehova dhe unë të kam dëgjuar dhe kam ardhur të të çliroj e të të largoj nga shtëpia e atit tënd dhe nga gjithë farefisi yt, drejt një btoke të huaj që ti nuk e njeh;

17 Dhe kjo ngaqë ata i kanë larguar zemrat e tyre prej meje, për të adhuruar perëndinë e Elkenahut dhe perëndinë e Libnahut, dhe perëndinë e Mahmakrahut, dhe perëndinë e Korashit, dhe perëndinë e Faraonit, mbretit të Egjiptit; si rrjedhim, unë kam ardhur t’i vizitoj ata dhe të shkatërroj atë që ka ngritur dorë kundër teje, Abraham, biri im, për të ta marrë jetën.

18 Vër re, unë do të të udhëheq nëpërmjet dorës sime dhe do të të marr, për të vendosur mbi ty emrin tim, madje aPriftërinë e atit tënd, dhe fuqia ime do të jetë mbi ty.

19 Siç ishte me Noeun, ashtu do të jetë me ty; por nëpërmjet shërbesës sate aemri im do t’i bëhet i njohur tokës përgjithmonë, sepse unë jam Perëndia yt.

20 Vini re, kodra e Potifarit ishte në tokën e aUrit, të Kaldesë. Dhe Zoti e theu altarin e Elkenahut dhe të perëndive të tokës e tërësisht i shkatërroi ato dhe e goditi priftin, sa ai vdiq; dhe pati vajtim të madh në Kaldea dhe gjithashtu në oborrin e Faraonit; Faraon që do të thotë mbret prej gjaku mbretëror.

21 Tani ky mbret i Egjiptit ishte një pasardhës nga ijët e aHamit dhe ishte pjesëmarrës i gjakut të bKanaanitëve nëpërmjet lindjes.

22 Nga kjo prejardhje dolën gjithë Egjiptianët dhe kështu gjaku i Kanaanitëve u ruajt në tokë.

23 Toka e aEgjiptit, duke qenë e zbuluar fillimisht nga një grua, e cila ishte bija e Hamit dhe bija e Egiptusit, që në gjuhën kaldease do të thotë Egjipt, që do të thotë ajo që është e ndaluar;

24 Kur kjo grua e zbuloi tokën, ajo ishte nën ujë dhe më pas ajo vendosi bijtë e saj në të; dhe kështu, nga Hami, doli ajo racë që e ruajti mallkimin në tokë.

25 Tani qeveria e parë e Egjiptit u krijua nga Faraoni, biri më i madh i Egiptusit, bijës së Hamit, dhe ishte sipas mënyrës së qeverisjes së Hamit, që ishte patriarkale.

26 Faraoni, duke qenë njeri i drejtë, themeloi mbretërinë e tij dhe i gjykoi njerëzit e tij me urtësi dhe drejtësi gjatë gjithë ditëve të tij, duke kërkuar me zell të imitonte atë rend të ngritur nga etërit në brezat e parë, në ditët e mbretërimit të parë patriarkal, madje në mbretërimin e Adamit, dhe gjithashtu të Noeut, atit të tij, i cili e bekoi atë me abekimet e tokës dhe me bekimet e urtësisë, por e mallkoi atë përsa i përket Priftërisë.

27 Tani, Faraoni, duke qenë i asaj prejardhjeje, me anë të së cilës ai nuk mund ta kishte të drejtën e aPriftërisë, pavarësisht se faraonët dëshironin shumë ta pretendonin atë nga Noeu, nëpërmjet Hamit, si rrjedhim, ati im u mashtrua prej idhujtarisë së tyre;

28 Por unë do të përpiqem, në të ardhmen, ta përshkruaj kronologjinë, duke u kthyer prapa në kohë, nga unë deri në fillimin e krijimit, sepse kanë ardhur në duart e mia aanalet, të cilat i zotëroj në këtë kohë të tashme.

29 Tani, pasi prifti i Elkenahut u godit sa vdiq, ndodhi një përmbushje e atyre gjërave që m’u thanë lidhur me tokën e Kaldeas, se do të kishte një zi buke në tokë.

30 Në përputhje me këtë, një zi buke u përhap në të gjithë tokën e Kaldeas dhe ati im u shqetësua së tepërmi për shkak të zisë së bukës dhe u pendua për të ligën që kishte vendosur kundër meje, për të ma marrë ajetën time.

31 Por analet e etërve, madje të patriarkëve, lidhur me të drejtën e Priftërisë, Zoti, Perëndia im, i ruajti në duart e mia; si rrjedhim, një dituri për fillimin e krijimit dhe gjithashtu për aplanetët e yjet, sikurse iu ishte bërë e njohur etërve, e kam ruajtur madje në këtë ditë dhe do të përpiqem t’i shkruaj disa nga këto gjëra në këtë anal, për përfitimin e pasardhësve të mi që do të vijnë pas meje.