Ndihma për Studimin
PJS, Zanafilla 17


PJS, Zanafilla 17:3–7, 11–12 (krahaso Zanafilla 17:3–12)

(Perëndia vendosi një besëlidhje rrethprerje me Abrahamin. Ordinanca e pagëzimit dhe mosha në të cilën fëmijët bëhen të përgjegjshëm iu zbuluan Abrahamit.)

3 Dhe ndodhi që Abrami ra me fytyrë përtokë dhe i thirri emrit të Zotit.

4 Dhe Perëndia foli me të, duke thënë: Njerëzit e mi janë larguar nga udhëzimet e mia dhe nuk i kanë mbajtur ordinancat e mia, që unë ua dhashë etërve të tyre;

5 Dhe ata nuk e kanë mbajtur vajosjen time dhe varrimin ose pagëzimin me të cilin i urdhërova ata;

6 Por janë larguar nga urdhërimi dhe kanë marrë mbi vete larjen e fëmijëve dhe gjakun e spërkatjes.

7 Dhe kanë thënë se gjaku i Abelit të drejtë u derdh për mëkate; dhe nuk kanë ditur se në ç’mënyrë janë përgjegjës para meje.

11 Dhe unë do të vendos një besëlidhje rrethprerjeje me ty dhe do të jetë besëlidhja ime midis meje e teje dhe farës tënde pas teje, në brezat e tyre; që ti të mund të dish përgjithmonë se fëmijët nuk janë të përgjegjshëm përpara meje derisa të jenë tetë vjeç.

12 Dhe ti do të vëzhgosh që të zbatosh të gjitha besëlidhjet e mia, të cilat i lidha me etërit e tu; dhe ti do të zbatosh urdhërimet që t’i kam dhënë me gojën time dhe unë do të jem Perëndi për ty dhe për farën tënde pas teje.

PJS, Zanafilla 17:23 (krahaso Zanafilla 17:17)

(Abrahami u gëzua kur u parashikua lindja e Isakut.)

23 Atëherë Abrahami ra me fytyrë përtokë dhe u gëzua, dhe tha në zemrën e tij: Do t’i lindet një fëmijë atij që është njëqind vjeç dhe Sara që është nëntëdhjetë vjeç, do të lindë.