Shkrimet e Shenjta
Doktrina e Besëlidhje 93


Seksioni 93

Zbulesë dhënë nëpërmjet Joseph Smith Profetit, në Kirtland, Ohio, më 6 maj 1833 (History of the Church, 1:343–346).

1–5, Të gjithë ata që janë besnikë, do ta shohin Zotin; 6–18, Gjoni dha dëshmi se Biri i Perëndisë fitoi hir pas hiri, derisa mori një plotësi të lavdisë së Atit; 19–20, Njerëzit besnikë, duke shkuar nga hiri në hir, do të marrin gjithashtu plotësinë e tij; 21–22, Ata që janë lindur nëpërmjet Krishtit, janë Kisha e të Parëlindurit; 23–28, Krishti mori një plotësi të gjithë së vërtetës dhe njeriu, nëpërmjet bindjes, mund ta bëjë atë; 29–32, Njeriu ishte në fillim me Perëndinë; 33–35, Elementët janë të përjetshëm dhe njeriu mund të marrë një plotësi të lavdisë në Ringjallje; 36–37, Lavdia e Perëndisë është inteligjencë; 38–40, Fëmijët janë të pafajshëm përpara Perëndisë për shkak të shlyerjes së Krishtit; 41–53, Vëllezërit udhëheqës urdhërohen për t’i organizuar me rregull familjet e tyre.

1 Në të vërtetë, kështu thotë Zoti: Do të ndodhë që çdo shpirt, i cili i abraktis mëkatet e tij dhe vjen tek unë, dhe blutet në emrin tim, dhe i cbindet zërit tim, dhe i mban urdhërimet e mia, do ta dshohë efytyrën time dhe do të dijë se unë jam;

2 Dhe se unë jam adrita e vërtetë që ndriçon çdo njeri që vjen në botë;

3 Dhe se unë jam a Atin dhe Ati në mua dhe Ati dhe unë jemi një—

4 Ati, asepsebdha prej plotësisë së tij, dhe Biri, sepse unë isha në botë dhe e bëra cmish tabernakullin tim e banova mes bijve të njerëzve.

5 Unë isha në botë e mora nga Ati im dhe aveprat e tij u manifestuan qartë.

6 Dhe aGjoni pa dhe dha dëshmi për plotësinë e blavdisë sime dhe plotësia e dëshmisë së cGjonit në të ardhmen do të zbulohet.

7 Dhe ai dha dëshmi, duke thënë: Unë e pashë lavdinë e tij, që ai ishte në afillim, përpara se bota të ishte;

8 Si rrjedhim, në fillim ishte aFjala, sepse ai ishte Fjala, madje lajmëtari i shpëtimit—

9 aDrita dhe bShëlbuesi i botës; Shpirti i së vërtetës, i cili erdhi në botë, sepse bota u bë prej tij dhe në të ishte jeta e njerëzve dhe drita e njerëzve.

10 Botët u abënë prej tij; njerëzit u bënë prej tij; gjithë gjërat u bënë prej tij dhe nëpërmjet tij, dhe përmes tij.

11 Dhe unë, Gjoni, jap dëshmi se e pashë lavdinë e tij, si lavdia e të Vetëmlindurit të Atit, plot hir dhe të vërtetë, madje Shpirtin e së vërtetës, që erdhi dhe banoi në mish e banoi mes nesh.

12 Dhe unë, Gjoni, pashë se ai nuk e mori aplotësinë që në fillim, por mori bhir pas hiri;

13 Dhe ai nuk e mori plotësinë që në fillim, por vazhdoi nga ahiri në hir, derisa mori një plotësi;

14 Dhe kështu ai u quajt aBiri i Perëndisë, sepse nuk e mori plotësinë që në fillim.

15 Dhe unë, aGjoni, jap dëshmi dhe ja, qiejt u hapën dhe bFryma e Shenjtë zbriti mbi të në formën e një cpëllumbi e u ul mbi të dhe një zë erdhi nga qielli duke thënë: Ky është Biri im i ddashur.

16 Dhe unë, Gjoni, jap dëshmi se ai mori një plotësi të lavdisë së Atit;

17 Dhe ai mori agjithë bfuqinë, si në qiell, edhe në tokë, dhe lavdia e cAtit ishe me të, sepse ai banoi në të.

18 Dhe do të ndodhë që, në qoftë se jeni besnikë, ju do të merrni plotësinë e dëshmisë së Gjonit.

19 Unë jua jap këto thënie që ju të mund ta kuptoni e dini se si të adhuroni dhe të dini çfarë të aadhuroni, që ju të mund të vini tek Ati në emrin tim dhe në kohën e përshtatshme të merrni plotësinë e tij.

20 Sepse, në qoftë se i mbani aurdhërimet e mia, ju do ta merrni bplotësinë e tij dhe do të cpërlëvdoheni në mua, sikurse jam unë në Atin; si rrjedhim, unë ju them, ju do të merrni dhir pas hiri.

21 Dhe tani, në të vërtetë unë ju them, unë isha në afillim me Atin dhe jam i bParëlinduri;

22 Dhe gjithë ata që janë lindur nëpërmjet meje, janë apjesëmarrësblavdisë së po atij dhe janë kisha e të Parëlindurit.

23 Ju gjithashtu ishit në fillim ame Atin; që është Shpirt, madje Shpirti i së vërtetës;

24 Dhe e avërteta është bdituri për gjërat siç janë dhe siç ishin, dhe siç do të jenë;

25 Dhe çfarëdo që është a shumë ose më pak se kjo, është shpirti i atij të ligu që ishte një bgënjeshtar që nga fillimi.

26 Shpirti i së avërtetës është nga Perëndia. Unë jam Shpirti i së vërtetës dhe Gjoni dha dëshmi për mua, duke thënë: Ai mori një plotësi të së vërtetës, po, madje të gjithë së vërtetës;

27 Dhe askush nuk e merr aplotësinë, në qoftë se ai nuk i zbaton urdhërimet e tij.

28 Ai që i amban urdhërimet e tij, merr të vërtetë e bdritë, derisa të përlëvdohet në të vërtetë dhe i cdi të gjitha gjërat.

29 Njeriu ishte gjithashtu në afillim me Perëndinë. bInteligjenca, ose drita e së vërtetës, nuk u krijua apo u bë, as nuk mund të krijohet apo bëhet.

30 Gjithë e vërteta është e pavarur në atë sferë në të cilën Perëndia e ka vendosur, për të avepruar për vete, sikurse gjithë inteligjenca gjithashtu; përndryshe nuk ka ekzistencë.

31 Vini re, në këtë është azgjedhja e lirë e njeriut dhe në këtë është dënimi i njeriut; sepse ajo që ishte që nga fillimi, u është manifestuar bqartë atyre dhe ata nuk e pranojnë dritën.

32 Dhe çdo njeri, shpirti i të cilit nuk e pranon adritën, është nën dënim.

33 Sepse njeriu është ashpirt. bElementet janë të përjetshëm dhe shpirti dhe elementet, të lidhur në mënyrë të pandashme, marrin plotësi të gëzimit;

34 Dhe kur andahen, njeriu nuk mund të marrë plotësi të bgëzimit.

35 aElementet janë tabernakulli i Perëndisë; po, njeriu është tabernakulli i Perëndisë, madje btempujt; dhe cilido tempull ndotet, Perëndia do ta shkatërrojë atë tempull.

36 aLavdia e Perëndisë është binteligjencë ose, me fjalë të tjera, cdritë dhe e vërtetë.

37 Drita dhe e vërteta e braktisin atë të aligun.

38 Çdo shpirt njeriu ishte i apafajshëm në fillim; dhe Perëndia, ngaqë e ka bshëlbuar njeriun nga crënia, njerëzit u bënë përsëri, në gjendjen e tyre foshnjore, të dpafajshëm përpara Perëndisë.

39 Dhe ai i lig vjen dhe alargon dritën dhe të vërtetën nëpërmjet mosbindjes, nga fëmijët e njerëzve, dhe për shkak të btraditës së etërve të tyre.

40 Por unë ju kam urdhëruar t’i rrisni afëmijët tuaj në dritë e të vërtetë.

41 Por në të vërtetë unë të them ty, shërbëtorit tim Frederick G. Williams, ti ke vazhduar nën këtë dënim;

42 Ti nuk i ke amësuar fëmijët e tu në dritë e të vërtetë, sipas urdhërimeve; dhe ai i ligu ka fuqi tashmë mbi ty dhe ky është shkaku i mjerimit tënd.

43 Dhe tani një urdhërim të jap—në qoftë se dëshiron të çlirohesh, ti duhet të vendosësh në arregull shtëpinë tënde, sepse ka shumë gjëra që nuk janë siç duhet në shtëpinë tënde.

44 Në të vërtetë, unë i them shërbëtorit tim Sidney Rigdon se në disa gjëra ai nuk i ka zbatuar urdhërimet e mia lidhur me fëmijët e tij; si rrjedhim, fillimisht vendos në rregull shtëpinë tënde.

45 Në të vërtetë, unë i them shërbëtorit tim Joseph Smith të Riut ose, me fjalë të tjera, unë do t’ju quaj amiq, sepse ju jeni miqtë e mi dhe do të keni një trashëgimi me mua—

46 Unë ju thirra ashërbëtorë për hir të botës dhe ju jeni shërbëtorët e tyre për hirin tim—

47 Dhe tani, në të vërtetë unë i them Joseph Smith të Riut—Ti nuk i ke zbatuar urdhërimet dhe patjetër duhet të mbetesh i aqortuar përpara Zotit;

48 aFamilja jote duhet patjetër të pendohet e t’i braktisë disa gjëra dhe t’u vërë vesh më me kujdes thënieve të tua ose do të largohen nga vendi i tyre.

49 Çfarë të them ty, ua them të gjithëve; alutuni gjithmonë, që ai i keqi të mos ketë fuqi brenda jush dhe largohuni nga vendi juaj.

50 Shërbëtori im Newel K. Whitney gjithashtu, një peshkop i kishës sime, ka nevojë të ndëshkohet dhe të vendosë në rregull familjen e tij, dhe të kujdeset që ata të jenë më të zellshëm dhe më të përfshirë në shtëpi dhe të luten gjithmonë, ose ata do të largohen nga avendi i tyre.

51 Tani, unë ju them, miqtë e mi, shërbëtori im Sidney Rigdon duhet të shkojë në udhëtimin e tij e të nxitojë dhe gjithashtu duhet të shpallë vitin e apranueshëm të Zotit dhe ungjillin e shpëtimit, siç do t’i jap unë aftësi për të folur; dhe, me anë të lutjes suaj të besimit, me miratim të përbashkët, unë do ta mbështes atë.

52 Dhe shërbëtorët e mi Joseph Smith i Riu dhe Frederick G. Williams duhet të nxitojnë gjithashtu dhe do t’u jepet atyre sipas lutjes së besimit; dhe për aq sa ju i zbatoni thëniet e mia, ju nuk do të ngatërroheni në këtë botë, as në botën që vjen.

53 Dhe, në të vërtetë unë ju them se është vullneti im që ju duhet të nxitoni për të apërkthyer shkrimet e mia të shenjta dhe për të bfituar një cdituri të historisë dhe të vendeve, dhe të mbretërive, të ligjeve të Perëndisë dhe të njeriut, dhe gjithë kjo për shpëtimin e Sionit. Amen.