Shkrimet e Shenjta
Doktrina e Besëlidhje 85


Seksioni 85

Zbulesë dhënë nëpërmjet Joseph Smith Profetit, në Kirtland, Ohio, më 27 nëntor 1832 (History of the Church, 1:298–299). Ky seksion është një pjesë e shkëputur nga një letër e Profetit drejtuar W. W. Phelps-it, i cili po jetonte në Independence, Missouri. Ajo u dha për t’iu përgjigjur pyetjeve rreth atyre Shenjtorëve që kishin shkuar në Sion, por të cilët nuk e kishin marrë trashëgiminë e tyre lidhur me urdhërin e krijuar në Kishë.

1–5, Trashëgimitë në Sion duhet të merren nëpërmjet përkushtimit; 6–12, Një njeri i fortë e i fuqishëm do t’u japë Shenjtorëve trashëgiminë e tyre në Sion.

1 Është detyra e nëpunësit të Zotit, të cilin ai e ka caktuar, për të mbajtur një histori dhe një adokument të përgjithshëm të kishës për të gjitha gjërat që ndodhin në Sion dhe për të gjithë ata që bpërkushtojnë pronësi e marrin trashëgim në mënyrë të ligjshme nga peshkopi;

2 Dhe gjithashtu për mënyrën e tyre të jetesës, besimin dhe veprat e tyre; dhe gjithashtu të braktisësve të cilët braktisin pasi marrin trashëgimitë e tyre.

3 Është kundër vullnetit dhe urdhërimit të Perëndisë që ata që nuk e marrin trashëgiminë e tyre me anë të apërkushtimit, në përputhje me ligjin e tij, të cilin ai e ka dhënë, që ai të mund t’i bëjë njerëzit e tij të paguajnë të bdhjetën, për t’i përgatitur ata kundrejt ditës së chakmarrjes dhe të djegies, që t’i kenë emrat e tyre të shënuar me popullin e Perëndisë.

4 As gjenealogjia e tyre nuk duhet të mbahet apo të kihet atje ku mund të gjendet në ndonjë nga dokumentat ose në historinë e kishës.

5 Emrat e tyre nuk do të gjenden, as emrat e etërve të tyre, as emrat e fëmijëve, të shkruar në alibrin e ligjit të Perëndisë, thotë Zoti i Ushtrive.

6 Po, kështu thotë zëri i vogël, i aqetë, që pëshpërit përmes gjithë gjërave e i bdepërton ato dhe shpeshherë i bën kockat e mia të dridhen ndërsa ai shfaqet, duke thënë:

7 Dhe do të ndodhë që unë, Zoti Perëndi, do të dërgoj një të fortë e të fuqishëm, duke mbajtur skeptrin e fuqisë në dorën e tij, të veshur me dritë si me një mantel, goja e të cilit do të nxjerrë fjalë, fjalë të përjetshme; ndërsa brendësia e tij do të jetë një burim i së vërtetës, për të vënë në rregull shtëpinë e Perëndisë dhe për t’i rregulluar sipas vendit trashëgimitë e shenjtorëve, emrat e të cilëve gjenden, dhe emrat e etërve të tyre e të fëmijëve të tyre, të shënuar në librin e ligjit të Perëndisë;

8 Ndërsa ai njeri, i cili u thirr nga Perëndia dhe u caktua, i cili shtrin dorën e tij për ta bërë të qëndrueshme aarkën e Perëndisë, do të bjerë nga shigjeta e vdekjes, sikurse një pemë që është goditur nga shigjeta e shpejtë e rrufesë.

9 Dhe të gjithë ata që nuk gjenden të shkruar në alibrin e kujtimit, nuk do të gjejnë asnjë trashëgimi në atë ditë, por do të bëhen copë-copë dhe pjesa e tyre do t’u caktohet mes jobesimtarëve, ku ka të bqara dhe kërcëllitje dhëmbësh.

10 Këto gjëra unë nuk i them nga mendja ime; si rrjedhim, siç flet Zoti, po ashtu do të përmbushë ai.

11 Dhe ata që janë të Priftërisë së Lartë, emrat e të cilëve nuk gjenden të shkruar në alibrin e ligjit apo që mësohet të kenë bbraktisur, apo të jenë cdëbuar nga kisha, gjithashtu edhe të priftërisë më të vogël ose anëtarët, në atë ditë nuk do të gjejnë trashëgimi mes shenjtorëve të Më të Lartit;

12 Si rrjedhim, do të bëhet me ta sikurse me fëmijët e priftit, siç gjendet e shënuar në kapitullin e dytë, vargjet gjashtëdhjetë e një dhe gjashtëdhjetë e dy të Ezras.