Shkrimet e Shenjta
Doktrina e Besëlidhje 55


Seksioni 55

Zbulesë dhënë nëpërmjet Joseph Smith Profetit William W. Phelps-it, në Kirtland, Ohio, qershor 1831 (History of the Church, 1:184–186). William W. Phelps-i, një tipograf, dhe familja e tij sapo kishin arritur në Kirtland dhe Profeti i kërkoi Zotit informacion lidhur me të.

1–3, W. W. Phelps-i thirret dhe zgjidhet për t’u pagëzuar, për t’u shuguruar një plak dhe për të predikuar ungjillin; 4, Ai gjithashtu duhet të shkruajë libra për fëmijë në shkollat e Kishës; 5–6, Ai duhet të udhëtojë për në Missouri, që do të jetë zona e punëve të tij.

1 Vër re, kështu të tha Zoti ty, shërbëtorit tim William, po, madje Zoti i tërë adheut, ti je thirrur e zgjedhur; dhe pasi të jesh bpagëzuar me anë të ujit, gjë që, nëse e bën me syrin drejtuar te lavdia ime, ti do të kesh heqje të mëkateve të tua dhe marrje të Shpirtit të Shenjtë me anë të vënies së cduarve;

2 Dhe atëherë ti do të shugurohesh nga dora e shërbëtorit tim Joseph Smith të Riut, për të qenë një plak në këtë kishë, për të predikuar pendim dhe aheqje të mëkateve me anë të pagëzimit në emrin e Jezu Krishtit, Birit të Perëndisë së gjallë.

3 Dhe mbi këdo që do të vësh duart e tua, në qoftë se ata janë të penduar përpara meje, ti do të kesh fuqi ta japësh Shpirtin e Shenjtë.

4 Dhe përsëri, ti do të shugurohesh që ta ndihmosh shërbëtorin tim Oliver Cowdery të bëjë punën e shtypjes dhe të zgjedhjes e të shkrimit të alibrave për shkolla në këtë kishë, që fëmijët e vegjël gjithashtu të mund të marrin udhëzim përpara meje, ashtu siç më pëlqen mua.

5 Dhe përsëri, në të vërtetë unë të them, për këtë shkak ti do ta nisësh udhëtimin tënd me shërbëtorët e mi, Joseph Smith të Riun dhe Sidney Rigdon-in, që ti të mund të ambillesh në tokën e trashëgimit tënd për ta bërë këtë punë.

6 Dhe përsëri, shërbëtori im Joseph Coe gjithashtu duhet ta nisë udhëtimin e tij me ta. Pjesa e mbetur do të bëhet e ditur më pas, madje siç dëshiroj unë. Amen.