Shkrimet e Shenjta
Doktrina e Besëlidhje 49


Seksioni 49

Zbulesë dhënë nëpërmjet Joseph Smith Profetit Sidney Rigdon-it, Parley P. Pratt-it dhe Leman Copley-t, në Kirtland, Ohio, mars 1831 (History of the Church, 1:167–169). (Disa burime historike e japin datën e kësaj zbulese si maj 1831.) Leman Copley e kishte përqafuar ungjillin, por akoma besonte disa nga mësimet e Shaker-ve (United Society of Believers in Christ’s Second Appearing) [Të Lëkundurit (Shoqata e Bashkuar e Besimtarëve në Shfaqjen e Dytë të Krishtit)], të cilëve u përkiste më parë. Disa nga besimet e Shaker-ve ishin që ardhja e dytë e Krishtit tashmë kishte ndodhur dhe se ai ishte shfaqur në formën e një gruaje, Ann Lee; pagëzimi me anë të ujit nuk konsiderohej thelbësor; ngrënia e mishit të derrit ishte veçanërisht e ndaluar dhe shumë prej tyre nuk hanin aspak mish; dhe një jetë pa martesë dhe pa marrëdhënie seksuale konsiderohej më e lartë sesa martesa. Në parathënie të kësaj zbulese Profeti shkroi: “Me qëllim që të kemi [një] të kuptuar më të përsosur për temën, unë i kërkova Zotit dhe mora sa vijon” (History of the Church, 1:167). Zbulesa përgënjeshtron disa nga konceptet bazë të grupit të Shaker-ve. Vëllezërit e përmendur më sipër i çuan një kopje të zbulesës komunitetit të Shaker-ve (pranë Cleveland, Ohio) dhe ua lexuan atë tërësisht, por ajo u hodh poshtë.

1–7, Dita dhe ora e ardhjes së Krishtit do të mbeten të panjohura derisa ai të vijë; 8–14, Njerëzit duhet të pendohen, të besojnë ungjillin dhe t’u binden ordinancave për të fituar shpëtim; 15–16, Martesa shugurohet nga Perëndia; 17–21, Ngrënia e mishit miratohet; 22–28, Sioni do të lulëzojë dhe Lamanitët do të çelin si një trëndafil përpara Ardhjes së Dytë.

1 Vërini veshin fjalës sime, shërbëtorët e mi, Sidney dhe Parley dhe Leman; sepse vini re, në të vërtetë unë ju them se ju jap një urdhërim që ju duhet të shkoni e t’u apredikoni ungjillin tim, të cilin e keni marrë, madje siç e keni marrë, Shaker-ve.

2 Vini re, unë ju them se ata dëshirojnë ta dinë të vërtetën pjesërisht, por jo të gjithën, sepse ata s’janë të adrejtë përpara meje dhe duhet patjetër të pendohen.

3 Si rrjedhim, unë ju dërgoj ju, shërbëtorët e mi Sidney e Parley, për t’u predikuar ungjillin atyre.

4 Dhe shërbëtori im Leman duhet të shugurohet në këtë punë, që ai të mund të arsyetojë me ta, jo sipas asaj që ai ka marrë prej tyre, por sipas asaj që do t’i amësohet atij prej jush, shërbëtorëve të mi; dhe duke bërë kështu, unë do ta bekoj atë, përndryshe ai nuk do të përparojë.

5 Kështu tha Zoti; sepse unë jam Perëndi dhe kam adërguar Birin tim të Vetëmlindur në botë për bshëlbimin e botës dhe kam shpallur se ai që e pranon atë, do të shpëtohet dhe ai që nuk e pranon atë, do të cmallkohet.

6 Dhe ata kanë bërë me aBirin e Njeriut madje siç deshën; dhe ai e ka marrë fuqinë e tij në të bdjathtën e clavdisë së tij dhe tani mbretëron në qiej e do të mbretërojë derisa të zbresë mbi tokë, për t’i vënë armiqtë dnën këmbë, kohë e cila është fare pranë—

7 Unë, Zoti Perëndi, e kam thënë atë; por orën dhe aditën askush s’e di, as engjëjt në qiell, as nuk do ta dinë derisa ai të vijë.

8 Si rrjedhim, unë dëshiroj që gjithë njerëzit të pendohen, sepse të gjithë janë nën amëkat, përveç atyre që i kam ruajtur për veten time, bnjerëz të shenjtë për të cilët ju nuk dini gjë.

9 Si rrjedhim, unë ju them se ju kam dërguar abesëlidhjen time të përhershme, madje atë që ishte që nga fillimi.

10 Dhe atë që e kam premtuar, po ashtu e kam përmbushur dhe akombet e dheut do t’i bpërkulen asaj; dhe, nëse jo vetë, ata do të zbriten poshtë, sepse ajo që tani lartësohet vetë, do të cpërulet nga fuqia.

11 Si rrjedhim, unë ju jap një urdhërim që ju të ashkoni mes këtij populli dhe t’u thoni atyre, ashtu sikurse apostulli im i lashtësisë, emri i të cilit ishte Pjetër:

12 Besoni në emrin e Zotit Jezus, që ishte në tokë dhe që do të vijë, e fillimit dhe mbarimit;

13 aPendohuni e pagëzohuni në emrin e Jezu Krishtit, sipas urdhërimit të shenjtë, për shlyerjen e mëkateve;

14 Dhe kushdo që e bën këtë, do të marrë adhuratën e Frymës së Shenjtë, me anë të vënies së bduarve të pleqve të kishës.

15 Dhe përsëri, në të vërtetë unë ju them se kushdo që ju andalon të martoheni, nuk është nga Perëndia, sepse bmartesa shugurohet nga Perëndia për njeriun.

16 Si rrjedhim, është e ligjshme që ai duhet të ketë një abashkëshorte dhe ata të dy duhet të jenë bnjë mish, dhe kjo e gjitha, që ctoka të mund të përmbushë qëllimin e krijimit të saj;

17 Dhe që ajo të mund të mbushet me morinë e njerëzve, në përputhje me akrijimin e tyre, bpërpara se bota të bëhej.

18 Dhe kushdo që aurdhëron të hiqet dorë nga bmishrat, që njerëzit nuk duhet t’i hanë ato, nuk shugurohet nga Perëndia;

19 Sepse, vini re, abishat e fushës dhe shpendët e ajrit, dhe ajo që vjen nga toka, shugurohen për përdorimin e njeriut për ushqim e për veshje dhe që ai të mund të ketë me bollëk.

20 Por nuk jepet që një njeri duhet të azotërojë më shumë se një tjetër, kështu që bbota të prehet në mëkat.

21 Dhe mjerë ai që aderdh gjak ose që harxhon mish dhe s’ka nevojë.

22 Dhe përsëri, në të vërtetë unë ju them se Biri i Njeriut nuk avjen në formën e një gruaje, as të një burri që udhëton mbi tokë.

23 Si rrjedhim, mos u amashtroni, por vazhdoni të jini besnikë, bduke pritur për qiejt të tunden dhe tokën të dridhet e të lëkundet lart e poshtë si një i dehur, dhe për cluginat të lartësohen, dhe për dmalet të rrafshohen, dhe për vendet e ashpra të sheshohen—dhe e gjithë kjo, kur engjëlli do t’i bjerë eborisë së tij.

24 Por, përpara se dita e madhe e Zotit të vijë, aJakobi do të lulëzojë në shkretëtirë dhe Lamanitët do të bçelin si trëndafili.

25 Sioni do të alulëzojë mbi bkodra e do të gëzohet mbi male dhe do të mblidhet së bashku në vendin që unë kam caktuar.

26 Vini re, unë ju them, shkoni siç ju kam urdhëruar; pendohuni për gjithë mëkatet tuaja; akërkoni e do të merrni; trokisni e do t’ju çelet.

27 Vini re, unë do të shkoj përpara jush dhe do të jem apraparoja juaj; dhe unë do të jem në bmes jush e ju nuk do të cngatërroheni.

28 Vini re, unë jam Jezu Krishti dhe unë vij ashpejt. Madje kështu. Amen.