Shkrimet e Shenjta
Doktrina e Besëlidhje 39


Seksioni 39

Zbulesë dhënë nëpërmjet Joseph Smith Profetit James Covill-it, në Fayette, New York, më 5 janar 1831 (History of the Church, 1:143–145). James Covill-i, që kishte qenë një shërbestar baptist për rreth dyzet vjet, lidhi besën me Zotin se do t’i bindej çdo urdhërimi që Zoti do t’i jepte atij nëpërmjet Joseph Profetit.

1–4, Shenjtorët kanë fuqi të bëhen bijtë e Perëndisë; 5–6, Të pranosh ungjillin, është të pranosh Krishtin; 7–14, James Covill-i urdhërohet të pagëzohet dhe të punojë në vreshtin e Zotit; 15–21, Shërbëtorët e Zotit duhet të predikojnë ungjillin përpara Ardhjes së Dytë; 22–24, Ata që e pranojnë ungjillin, do të mblidhen në kohë dhe në përjetësi.

1 Vini vesh dhe dëgjoni zërin e atij që është nga gjithë apërjetësia në gjithë përjetësinë, të Madhit bUnë Jam, madje Jezu Krishtit—

2 aDritës dhe jetës së botës; një dritë që shkëlqen në errësirë dhe errësira nuk e kupton atë;

3 Të njëjtit që erdhi në ameridianin e kohës tek të vetët dhe të vetët nuk e pranuan;

4 Por të gjithëve që më pranuan, u dhashë fuqi që të bëhen abijtë e mi; dhe po kështu do t’u jap të gjithë atyre që do të pranojnë fuqi për t’u bërë bijtë e mi.

5 Dhe në të vërtetë, në të vërtetë, unë ju them, ai që pranon ungjillin tim, më apranon mua; dhe ai që nuk e pranon ungjillin tim, nuk më pranon mua.

6 Dhe ky është aungjilli im—pendim e pagëzim me anë të ujit dhe më pas vjen bpagëzimi prej zjarrit dhe prej Frymës së Shenjtë, madje Ngushëlluesit, që i tregon gjithë gjërat dhe u cmëson gjërat paqësore të mbretërisë.

7 Dhe tani, vër re, unë të them ty, shërbëtorit tim aJames, i kam parë punët e tua dhe të njoh.

8 Dhe në të vërtetë unë të them, zemra jote është tani e drejtë përpara meje në këtë kohë; dhe vër re, unë të kam dhuruar bekime të mëdha mbi kokën tënde;

9 Megjithatë, ti ke parë hidhërim të madh, pasi më ke mohuar shumë herë për shkak të krenarisë dhe përkujdesjeve të abotës.

10 Por, vër re, ditët e çlirimit tënd kanë ardhur, nëse ti do të dëgjosh zërin tim, që të thotë: Çohu dhe ji i apagëzuar e i larë nga mëkatet e tua, duke thirrur emrin tim, dhe ti do të marrësh Shpirtin tim e një bekim kaq të madh, sa kurrë nuk e ke njohur.

11 Dhe nëse e bën këtë, unë të kam përgatitur për një punë më të madhe. Ti duhet të predikosh plotësinë e ungjillit tim, që unë e kam dërguar në këto ditë të fundit, besëlidhjen që unë e kam dërguar për të ashpenguar popullin tim që është i shtëpisë së Izraelit.

12 Dhe do të ndodhë që fuqi do të apushojë mbi ty; ti duhet të kesh besim të madh dhe unë do të jem me ty e do të shkoj përpara fytyrës tënde.

13 Ti je thirrur të apunosh në vreshtin tim dhe të ngresh kishën time e të bsjellësh Sionin, që të mund të gëzohet mbi kodra e të clulëzojë.

14 Vër re, në të vërtetë, në të vërtetë, unë të them, ti nuk je thirrur për të shkuar në vendet lindore, por je thirrur të shkosh në Ohio.

15 Dhe për të gjithë njerëzit e mi që do të mblidhen në Ohio, unë kam ruajtur një abekim, të tillë që nuk njihet mes fëmijëve të njerëzve, dhe ai do të derdhet mbi kokat e tyre. Dhe që atje njerëzit do të shkojnë në të bgjitha ckombet.

16 Vër re, në të vërtetë, në të vërtetë, unë të them se njerëzit në Ohio më luten me shumë besim, duke menduar se unë do ta përmbaj dorën time të gjykimit mbi kombet, por unë s’mund ta mohoj fjalën time.

17 Prandaj filloni të punoni me fuqi dhe thërrisni punëtorë besnikë në vreshtin tim, që ai të mund të akrasitet për herë të fundit.

18 Dhe deri sa ata të pendohen dhe të pranojnë ungjillin tim e të bëhen të shenjtëruar, unë do ta përmbaj dorën time në agjykim.

19 Si rrjedhim, shkoni, duke thirrur me zë të lartë, duke thënë: Mbretëria e qiellit është pranë; duke thirrur: Hosana! bekuar qoftë emri i Perëndisë Më të Lartë.

20 Shkoni duke pagëzuar me ujë, duke përgatitur udhën përpara fytyrës sime dhe për kohën e aardhjes sime;

21 Pasi koha është pranë; aditën ose orën askush s’e bdi; por ajo sigurisht do të vijë.

22 Dhe ai që i pranon këto gjëra, më pranon mua; dhe ata do të mblidhen tek unë në kohë e në përjetësi.

23 Dhe përsëri, do të ndodhë që mbi gjithë ata që do të pagëzoni me ujë, ju do të vini aduart e ata do të marrin bdhuratën e Frymës së Shenjtë dhe do të cpresin për shenjat e dardhjes sime e do të më njohin mua.

24 Vini re, unë vij shpejt. Madje kështu. Amen.